Strache krahason Erdoganin me Hitlerin
Lideri i ekstremit të djathtë në Austri, Heinz Christian Str...
E vetmja gjë që ka bërë me sukses Lulzim Basha, që në momentin kur ka marrë drejtimin e PD, është të dëshpërojë PD për zgjedhjet e radhës, apo për aksionin politik të radhës.
E filloi aksionin e tij politik duke injoruar reformën administrative dhe duke kërcënuar se PD nuk do ta njihte dhe nëse do të bëheshin zgjedhjet me atë reformë, ai nuk do hynte kurrë në zgjedhje. Në këto raste, del një ditë më pas dhe Paloka dhe thotë: ?Do t?i bëjmë thkrumb e hi kutitë?.
Pastaj vazhdoi kërcënimin për bojkot të zgjedhjeve edhe pas reformës deri dy muaj para zgjedhjeve. Kështu gjithë PD u shkreh, duke menduar se do fillonte opozita radikale me bojkote, dhe kur dy muaj para zgjedhjeve, ai ndryshoi vendim, pa dhënë asnjë sqarim, ndodhi ajo që ndodhi. PD humbi 45 me 16 dhe po të mos ishte Kaç Islami, që ta analizonte mirë këtë rezultat dhe ta ?provonte? fitoren, dëshpërimi do të ishte dhe më i madh.
Të njëjtën gjë bëri dhe me reformën në drejtësi. Në fillim e injoroi fare dhe tha se nuk do ta njohim kurrë.
Para një viti u përfshi në të nga presioni ndërkombëtar dhe kuptoi se rreziku nuk ishte kapja e drejtësisë nga Edi Rama, por kontrolli i saj nga Perëndimi. Kjo e alarmoi dhe e futi një spirale krize, duke shpresuar që përmes reformës në drejtësi të joshte LSI-në dhe të prodhonte krizë politike.
Në finale uli kokën, dhe për shkak të presionit brenda PD, nga kundërshtarët e vet, votoi reformën për drejtësi siç ia diktuan dhe i ngeli ëndërr në sirtar kriza politike dhe qeveria teknike.
Tani ka nisur përsëri të dëshpërojë PD, duke e deinkurajuar atë për zgjedhjet e ardhshme.
Ka filluar refrenin e bojkotit të zgjedhjeve, meqë nuk i dolën siç i kishte parashikuar pazaret me reformën për drejtësi.
Nuk është normale të trajtosh partinë më të madhe opozitare në vend, si një kompani private të cilën po deshe e fut në tender, po deshe nuk e fut. Opozita nuk është një institucion në funksion të frustimeve të kryetarit, por kryetari duhet të jetë në shërbim të saj. Kjo që ndodh me Lulzim Bashën, që gjithmonë para zgjedhjeve paralajmëron bojkot dhe pastaj hyn zvarrë në zgjedhje nga frika e kundërshtarëve brenda partisë, është mënyra më e keqe se si mund të drejtohet opozita.
Bojkoti i zgjedhjeve është një vendim i rëndë, që kur peshohet për t?u marrë, duhet të kesh popullin me vete, të përmbysësh vendin me revolucion. Kjo opozitë jo vetëm që nuk ka popullin me vete në këto spazma dëshpërimi, por nuk ka me vete as vetë PD-në. Kjo është e vetmja opozitë në histori që nga sondazhet del më keq se qeveria në perceptimin e opinionit publik. Askund në botë qytetarët nuk fajësojnë opozitën për ato që ndodhin. Vetëm opozita e Lulzim Bashës, ia ka arritur të jetë më e urryer se qeveria.
Por thellë thellë, dëshpërimi I Bashës dhe thirrja për bojkot, vjen pikërisht nga frika, se humbja e zgjedhjeve do ta përballë atë me kundërshtarët brenda partisë, dhe mendon se bojkoti është e vetmja zgjidhje që e shpëton.
Në vend që t?i japë kurajo opozitës, e t?i rrisë besimin se e mund këtë qeveri me çdo mjet dhe mënyrë, rri e vajton një vit para që ?këta do na mundin, por ne nuk hyjmë në zgjedhje?.
Tre vjet më parë, nëse ka pasur një pikë të fortë ish-opozita e majtë, kur hyri në zgjedhje, ishte kur injoroi fare KQZ duke tërhequr dhe anëtarët e vet, duke e lënë atë tërësisht në duar të PD, pa pyetur fare se mund të preknin zgjedhjet. Kur ke pas 1 milion vota, normal që bën si i fortë, por kur mendon se mund të kesh prapë kundër 1 milion vota, të paktën mos ndill zi para kohe, se mund të bëhen për fajin tënd më shumë se 1 milion vota kundër. Edhe pse shtiret si ?njeriu që qesh?, ky është i vetmi lider që e bëri PD-në të mos i qeshë buza kurrë. Dhe e gjitha kjo, nga frika që ka prej garës. Sëmundje që iu ngjit qysh ditën që u bë kryetar pa garë, në PD./TemA
Lideri i ekstremit të djathtë në Austri, Heinz Christian Str...
Një grua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës akuzohet se ka v...
Nëse Donald Trump do të fitojë zgjedhjet në 8 nëntor dhe do ...
Analisti Dritan Hila ka shpërthyer me një koment në rrjetet ...
Spartak Ngjela vijon të komentojë në rrjetet sociale qëndrim...
Kur Fatos Nano i lindur në mes të Tiranës e përballoi me aq ...
Lideri separatist në pjesën lindore të Ukrainës, Igor Plotni...
PASKEMI HUMBUR, NJE SUPER MINISTERLexova me shqetesim qyteta...
Edhe pse policia kufitare prej disa ditësh ka intesifikuar m...
Edhe nese duam sikur ta harojme, reformen ne drejtesi,,s te ...
Ndonëse kanë kaluar dy ditë, që pas ngjarjes së rëndë ku një...
Janë me dhjetrat rastet kur pushuesit ankohen për disbalancë...
Teksa autoritetet qipriote janë në kërkim të Aleks Burrelit,...
Një trampolinë në bregdetin e Ksamilit është përmbysur, fatm...
Imagjinoni sa do të kishte qenë jeta ndryshe sikur secili pr...
Dy vatra zjarri raportohen në Qarkun e Lezhës.Njëra nga vatr...
Numri i bizneseve që nuk paguajnë detyrimet tatimore është n...
Një vaksinë universiale kundër kancerit është në horizont pa...
Rimbursimi i TVSH-së, si një faktor i rëndësishëm në marrëdh...
Ish-Kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në rrjetet ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...