Komisioni i Reformës Zgjedhore kërkon shtyrjen e afatit të punës
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur përmes një komenti në rrjetet sociale akuzave të PD-së ndaj vëllait të Fatmir Xhafaj, që sipas opozitës është pjesë e një organizate që trafikon drogë.
“Saliu e ka ndërmarrë fushatën e tij të ndyrë të radhës këtë herë, për të baltosur Fatmir Xhafajn! Dhe në stilin e tij të vjetër e të neveritshëm bolshevik, ka ngritur një akuzë mbi një histori të sajuar këmbë e krye, për të vëllanë e Fatmirit.
Një histori me drogë venezuelane, për babain e dy fëmijëve që është në punën e tij të ndershme dhe ka vetëm një faj:
Eshtë vëllai i njeriut që drejton Komisionin e Posaçëm Parlamentar për reformën më të rëndësishme dhe më të vështirë të 25 vjetëve të fundit!”, shkruan Rama.
Në vijim ai shton se Saliun e dëgjon vetëm të enjteve në Kuvend, më tej ai për mua nuk është më ndër të gjallët, asnjë ditë tjetër e për asnjë minutë të jetës sime jashtë seancës të së enjtes; ku jo vetëm për faj të tij, Saliu shkel me të katër gjymtyrët rregulloren e Kuvendit dhe çdo normë komunikimi mes njerëzish.
Komenti i plotë i Edi Ramës
Unë Saliun e dëgjoj vetëm të enjteve në Kuvend,
S’kam ç’bëj, mjerisht ai është opozita e këtij vendi sot dhe detyra ime është të debatoj me opozitën gjatë punimeve të Kuvendit. Po ama kaq dhe pikë, del e tepron!
Më tej ai për mua nuk është më ndër të gjallët, asnjë ditë tjetër e për asnjë minutë të jetës sime jashtë seancës të së enjtes; ku jo vetëm për faj të tij, Saliu shkel me të katër gjymtyrët rregulloren e Kuvendit dhe çdo normë komunikimi mes njerëzish.
Fatkeqësisht, ky abuzim i padëgjuar kurrëkund tjetër në botën demokratike, e ka kthyer Kuvendin e Shqipërisë në skenën e një gojështhurrjeje të vajtueshme dhe kë më shumë e kë më pak në atë sallë, në viktimë të shprehjes popullore “kush fle me qenin gdhihet me pleshta!” – ndjesë kafshës së gjorë sepse, shumë sinqerisht, asnjë qen nuk e meriton të krahasohet me Gojështhurrurin e Madh të parlamentit shqiptar.
Mbase është hera e parë që shkruaj këtu për Saliun dhe uroj të jetë e fundit. S’do e kisha bërë kurrë për vete. Qysh ditën që populli i dha drunë pa të drejtë kthimi në punët e vendit, i kam lënë Zotin ta gjykojë për tërë lehaqeniet ndaj meje, prindërve, gruas, fëmijëve, të afërmve, miqve e kujtdo tjetër, i vdekur apo i gjallë, që për shkakun tim, ka provuar kafshimin e asaj goje të stërmadhe që sa herë hapet ndot dynjanë me fuqinë e verbër të paturpësisë e të urrejtjes.
Por sot vendosa ta bëj, në respekt të dikujt tjetër; në respekt të punës e të përkushtimit të jashtëzakonshëm të Fatmir Xhafajt, për të cuar përpara Reformën në Drejtësi, kundër dëshirës e vullnetit të shumëkujt dhe, pa asnjë dyshim, të Saliut në radhë të parë; i cili, jashtë dëshirës e vullnetit të tij, erdhi si çeço dhe e votoi paketën e Reformës Kushtetuese, pasi nuk la gur pa luajtur për ta sabotuar “happy end”-in e trillerit serial që u mbyll më 21 korrik. Po s’ka pikë dyshimi se gjumi më s’do e zerë, pa i provuar të gjitha për ta penguar zbatimin e kësaj reforme historike.
Prandaj, aspak rastësisht, Saliu e ka ndërmarrë fushatën e tij të ndyrë të radhës këtë herë, për të baltosur Fatmir Xhafajn! Dhe në stilin e tij të vjetër e të neveritshëm bolshevik, ka ngritur një akuzë mbi një histori të sajuar këmbë e krye, për të vëllanë e Fatmirit. Një histori me drogë venezuelane, për babain e dy fëmijëve që është në punën e tij të ndershme dhe ka vetëm një faj:
Eshtë vëllai i njeriut që drejton Komisionin e Posaçëm Parlamentar për reformën më të rëndësishme dhe më të vështirë të 25 vjetëve të fundit!
E kam të qartë që dokrrat e pocaqisura të Saliut i dëgjojnë e besojnë vetëm ata që kanë probleme serioze me fillin e arsyetimit dhe që janë një pakicë e pashërueshme fanatikësh. Por arsyeja pse e bëra këtë shënim, nuk ka të bëjë fare me besueshmërinë e Gojështhurrurit të Madh!
Jo, ky shënim ka të bëjë me nevojën për t’i shprehur publikisht Fatmir Xhafajt e familjes së tij, solidaritetin qytetar e njerëzor, duke përbuzur publikisht fushatën që po bën kundër tij, njeriu më i trembur në Shqipëri nga Reforma historike në Drejtësi. /citynews/
Thelbi i tragjedisë së lashtësisë konsistonte tek “katarsisi...
Një shpërthim ka ndodhur para pak çastesh tek Kuvendi i Koso...
Ndërkohë që për një shumicë njerëzish këto suita janë shumë ...
Sacra Corona Unita, një ndër organizatat mafioze më të forta...
Të vrarë dhe të masakruar.Rrugët e Filipineve po mbushen me ...
Intervista e kryeparlamentarit Meta në Abc NewsNjë stinë e n...
Mediat italiane kanë zbuluar se një shtetas Pakistanez që u ...
Jehonë kulinarisë shqiptare. Prestigjiozja britanike “Indipe...
Fjalimi i më poshtëm është marrë nga libri i autorit Stephan...
Ish-kryeminsitri Berisha përmes një shkrimi publikuar në rrj...
Parlamenti grek ka aprovuar me shumicë votash, 206 nga 230 d...
Duket një verë aspak e qetë për pushuesit e huaj në Shqipëri...
Policia përmes një komunikate për shtyp ka dhënë detaje të r...
Uragani Earl preku tokën pranë qytetit Belize, ndërsa vazhdo...
Partia Demokratike ka fajësuar Kryeministrin Edi Rama në lid...
Një ish militant i Shtetit Islamik, që ka dhënë informacione...
Automjeti tip Opel Astra me targa AA 791 JY, i cili doli nga...
Gjykata kolumbiane ka shpallur në kërkim Agron Xhafaj, vëlla...
Policia e Durrësit shoqëron shtetasin, i cili tërhiqte zvar...
Tjetër viktimë është regjistruar në brengdetin shqiptar. Arb...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...