web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vendimi fatal i Bashës për të bojkotuar konventën republikane amerikane/Nga Kastriot Myftaraj

2 Gusht 2016, 11:19, Aktualitet CNA

 

Vendimi më i rëndësishëm i Partisë Demokratike të Shqipërisë, qëkurse është krijuar në 1990, sa i përket politikës së jashtme, është ai për të braktisur partnerin e saj politik në SHBA, Partinë Republikane. Partia Demokratike bojkotoi konventën e republikanëve amerikanë për shpalljen e kandidatit për zgjedhjet presidenciale. Ky vendim tmerrësisht i rëndësishëm u mor nga kryetari Lulzim Basha, pa marrë mendimin e asnjë forumi të partisë së tij. Partia mësoi për këtë vendim të kryetarit të saj, kur ai shkoi në konventën e demokratëve amerikanë për shpalljen e kandidates presidenciale demokrate, Hillary Clinton.

Është një mendjelehtësi e madhe nëse Basha mendon se ka bojkotuar Donald Trumpin dhe jo Partinë Republikane Amerikane. Z. Trump mori në zgjedhjet primare (ato brenda partisë së tij) 14 milionë vota, pra më shumë se çdo kandidat tjetër republikan para tij. Zgjedhjet primare në SHBA ka një të veçantë, ato mbahen me pjesëmarrjen e votuesve të regjistruar të partisë përkatëse. Çdo votues i regjistruar mund të marrë pjesë në to. Në 2012 kandidati republikan Mitt Romney mori 10 milion vota. Në 2008, John McCain mori 9.9 milion vota. Në 2004, Bush mori 7.8 milion vota.

Nga shifrat e mësipërme del qartë se z. Basha ka bojkotuar Partinë Republikane Amerikane dhe ky është një vendim fatal për PD-në. Sepse lideri i një partie të një prej vendeve më të parëndësishme të botës i lejon vetes të gjykojë zgjedhjen e bërë nga një prej dy partive më të mëdha të vendit më të rëndësishëm të botës dhe që për më tepër ka qenë partneri-kyç i PD-së që nga krijimi i saj, dhe që madje mund të quhet aleat strategjik i PD-së.

A është i vetëdijshëm Basha se sa shumë i detyrohet PD Partisë Republikane Amerikane? PD erdhi në pushtet në vitin 1992, sepse republikanët në pushtet në SHBA, ushtruan presion ndaj regjimit komunist në Shqipëri, duke mos i njohur si të rregullta zgjedhjet e para pluraliste të mbajtura në vendin tonë në 1991. Të dy herët që PD ka ardhur në pushtet, duke qenë në opozitë, në SHBA kanë qenë në pushtet republikanët dhe pa mbështetjen e tyre PD nuk do të ishte në gjendje të vinte në pushtet, pasi në Uashington vepronin forca të rëndësishme kundër saj.

I pari President amerikan që ka vizituar Shqipërinë ka qenë një republikan, Bush i Riu dhe këtë e ka bërë kur në pushtet në Shqipëri ka qenë PD. Vendimi për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO u mor nën ndikimin e një Presidenti republikan amerikan, Bush i Riu dhe kjo ndodhi kur në pushtet ishte PD, në 2008. I pari qeveritar amerikan që vizitoi Shqipërinë, Sekretari i Departametit të Shtetit James Baker, deklaroi publikisht nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë në 1991 se ai erdhi me ftesën e kryetarit të PD-së. I pari kryetar shteti shqiptar që u ftua në vizitë zyrtare në SHBA, ishte ai i zgjedhur nga PD pas ardhjes në pushtet, në 1992.

PD, qoftë kur ka qenë në pushtet, qoftë kur ka qenë në opozitë, ka pasur probleme të mëdha kur në Uashington kanë qenë në pushtet demokratët. Administrata e Presidentit Bill Clinton ka qenë shumë armiqësore ndaj PD-së. Shpejt pas ardhjes në pushtet të Clinton në 1993, njerëz të rëndësishëm të Administratës së tij nisën të flasin për domosdoshmërinë e largimit të PD-së nga pushteti në Shqipëri. Ka pasur një periudhë, në vitet 1997-1999 kur ambasadorët amerikanë në Tiranë kanë punuar hapur për eliminimin e PD-së si parti e madhe.

A mund të imagjinohej që, kur ishte PD në opozitë, dhe demokratët në pushtet në SHBA, të dilte kryetari i PD-së, siç bëri Edi Rama një ditë para 21 janarit 2011, dhe t? i bënte një ultimatum publik qeverisë, duke bërë thirrje për një demonstratë për të cilën thoshte se nuk mbante përgjegjësi nëse dilte jashtë kontrollit, dhe se Kryeministrit i duhej të shkelte mbi kufoma nëse donte të dilte nga rrethimi? Në këtë rast SHBA do të kishte mbështetur qeverinë për të arrestuar kryetarin e opozitës, dhe nuk do të kishte negociuar mes të dy palëve.

Vendimi i Bashës për bojkotimin e konvententë republikane nuk ka të bëjë me qëndrimet e z. Trump për Rusinë apo Kosovën. Sepse debati i brendshëm amerikan për politikën globale të SHBA nuk është problem i PD-së në Shqipëri dhe i liderit të saj. Nëse Trump do të ndjekë një politikë paqësimi me Rusinë, nëse zgjidhet President, në dëm të Ukrainës apo edhe të vendeve balltike, kjo nuk duhet ta shqetësojë PD-në më tepër se ç? u shqetësua Ukraina dhe vendet balltike kur në Shqipëri u bë një luftë civile në 1997 sipas një skenari të përpunuar edhe me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë të Administratës së Presidentit Clinton. Sa për Kosovën, pavarësia e Kosovës u kthye mbrapsht me nisjen e procesit të rikthimit të Serbisë në Kosovë, në sajë të disa marrëveshjeve të imponuara nga SHBA, në kohën kur Hillary Clinton ishte Sekretare e Departamentit të Shtetit.

Vendimi i Bashës për bojkotimin e konvententë republikane ka si arsye të vetme që të kënaqë Sorosin, i cili mbështet Hillary Clintonin. Por Basha nuk do t? ia arrijë kurrë që Soros të mbështesë atë më shumë se Edi Ramën. Soros e do Bashën dhe PD-në si një vegël për të bërë një ligj elektoral të tillë të cilin Meta nuk do ta pranojë kurrë pasi e bën LSI-në të panevojshme për çdonjërën nga të dy partitë e mëdha për të krijuar shumicën parlamentare. Në letër kjo është njëlloj e mirë si për PS ashtu edhe për PD. Në realitet, një PD pa mbështetjen e aleatëve të saj historikë, republikanëve amerikanë, nuk e shfrytëzon dot këtë përparësi, as në 2017, as në 2021.

*Shkruar ekskluzivisht për Citynews.al





11:10 Aktualitet

Fol Koço

Nga Andi BejtjaNë qoftë se dikush pas 40 apo 50 vjetësh, do ...

Lajmet e fundit nga