Helmimi i kursantëve të Akademisë së Sigurisë/ Reagon Sori-Al: Futen ushqime nga jashtë
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Nga Andi Bejtja
Në qoftë se dikush pas 40 apo 50 vjetësh, do t?i hynte punës studimore për të shkruar historinë e së majtës shqiptare dhe do të hulumtonte, gjurmonte fjalimet, deklaratat, e eksponentëve kryesorë të saj këto dy vitet e fundit, duke mos u ndikuar as për mirë as për keq nga emrat e përveçëm, duke fshirë përkohësisht emrin mbiemrin e çdo individi socialist, thjesht duke u bazuar në ato çfarë kanë nxjerrë nga goja e tyre dhe çfarë kanë hedhur në letër, pavarësisht nga talenti i njërit apo tjetrit në oratori, pavarësisht nga shkalla e reputacionit në publikun e majtë, apo dhe më gjerë: do të gjejë një ngjashmëri për sa i përket thelbit të asaj çka kërkojnë, pikërisht, tek dy individë të majtë që në fakt në perceptimin e publikut nuk kanë asgjë të ngjashme, madje që mund të mos kenë as simpati për njëri tjetrin, madje dhe e kanë kundërshtuar njëri tjetrin: Ben Blushi dhe Koço Kokëdhima.
I pari kryesisht, e ka bërë të qartë në mënyrë të drejtpërdrejtë se kërkon hapjen e garës për Kryetarin e Partisë dhe i dyti që në fakt e kundërshtoi Blushin për momentin, por në parim në fakt kërkon shumë më tepër se kjo: hapjen e garës jo vetëm për kryetarin po për të gjitha postet në parti, nga më i larti tek më i ulëti. Nuk është mjaftuar me kaq, por ka bërë konkrete një platformë që dhe e ka zbatuar deri diku në Jug.
Në fakt këto teza, ndoshta të majtët elitarë kanë pritur, t?i dëgjonin nga të sprovuarit e PS-së. Këto teza duhej t?i artikulonte Pandeli Majko, pse jo dhe Gramoz Ruçi. Normale do ishte të dëgjoheshin dhe nga goja Erjon Braçes, apo dhe shumë të tjerëve që kanë vite e vite që janë shtrirë në divanin e PS-së. Do ishte akoma më mirë për të majtën fundja fundit këto teza t?i artikulonte vetë Kryetari i tyre. Por ja që nuk po e bëjnë dhe nuk e kanë bërë dhe fakti është që në verën e vitit 2016 për demokratizimin e PS, për hapjen, konkurrencën, po flet Koço Kokëdhima.
E bëra këtë hyrje, për të ardhur më pas tek kjo pyetje: Pse të majtët, por dhe media që fotografon çdo flluskë sapuni të së majtës, ka frikë të dëgjojnë Koço Kokëdhimën, ashtu siç dëgjuan Blushin, apo dhe dikë tjetër? E ka dëgjuar Kryetari i tyre për gati një dekadë e gjysmë, me laps e letër në dorë, pse nuk e dëgjokërkan dhe ata dy tre apo katër muaj tani? Madje, për kujtesë kur e dëgjonte Kryetari e dëgjonin dhe ata me kujdes më të madh se edhe vetë Kryetari.
Prishja Rama ? Kokëdhima është sponsorizuar të trajtohet si një hatërmbetje, midis një politikani dhe një biznesmeni që ka përfituar nga ky politikan, por në fakt, prishja erdhi jo se kompanitë e Kokëdhimës mbetën pa marrë ndonjë tender apo u prish ndonjë Pazar. Prishja erdhi sepse Koço Kokëdhima filloi jo vetëm të mendonte politikisht më shumë se ç?duhej, por pikësëpari, sepse filloi t?i artikulonte publikisht ato që mendonte politikisht si një i majtë më i sinqertë se Edi Rama, madje dhe më naiv se ai në politologji.
Për shumë vite dhe sidomos nga opozita, por jo vetëm çifti, Rama-Kokëdhima, është trajtuar si e njëjta monedhë me dy anë. Madje dhe vetë Rama i habiti të gjithë kur tha se do ta kalonte pleqërinë me Koçon. Unë nuk kam as një simpati personale për Kokëdhimën dhe as antipati, por në këtë rast, kam frikë se nuk është Kokëdhima ana më e keqe e monedhës, ndoshta mund të jetë Rama ana më e keqe, sepse me ç?po shohim kush e rrethon Kryeministrin e kë çon për negociata, nuk duket të jetë Koço ?zogu më i keq prej krejtve?.
Ndaj, nuk i kuptoj thirrjet publike dhe jo publike, mbi zë dhe nën zë se Koço Kokëdhima, nuk duhet të flasë, se Koço Kokëdhima nuk duhet dëgjuar, madje dhe ato më të egrat se Koços, i duhet mbyllur goja. Unë jam i bindur, për shembull se një i majtë, po të kishte mundësi të zgjidhte midis tezës së fundit të ideologut veteran të së majtës Servet Pëllumbi, i cili thotë se ?PS duhet të përgatitet të qeverisë me aleatë të vegjël? pa LSI-në dhe tezës së Kokëdhimës ?se pa LSI e majta nuk qëndron dot në pushtet?, jam i bindur se do të zgjidhnin këtë të dytën.
Ndaj fol Koço! Gjithashtu Koço duhet të flasë përtej së majtës dhe të djathtës, sepse Koço Kokëdhima dhe për arsye subjektive dhe objektive, ka mundësi t?i bëjë skanerin më të saktë dhe më të shpejtë ?Qeverisë së Intrigave dhe Koncesionit?. Ndaj, Koço fol, e ke nisur mbarë.
Policia rrugore italiane e rajonit të Toskanës ka arrestuar ...
Deputeti socialist i Qarkut të Lezhës, Eduard Ndocaj, vijon...
Nga Mitro ÇelaMe Ezmerkën në makinë. TOP Albania tha flesh: ...
Lidhur me bashkëpunimin që kohët e fundit Basha dhe PD ka pa...
Një shtetase 41 vjeçare u ndalua nga policia në zbatim të ve...
Kanosi me thikë ish-bashkëshorten, arrestohet nga policia.N...
Kreu i PD Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët tha...
Megjithëse Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit, Il...
Tentativa për grusht shteti ushtarak më 15 korrik i ka kusht...
Forcat e policisë së Qarkut të Elbasanit arrestuan dy person...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka vijuar denoncimin mbi favor...
Pak ditë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Shqipër...
Ditari i Heinrich Himmlerit, shefi i Gestapos, dhe krahu i d...
Ministria e Transportit sapo ka shpallur fituesin që do të m...
Grupi hetimor që po heton ngjarjen e ndodhur në burgun e Va...
Një vajzë e re dhe një djalë janë rrahur publikisht pas taki...
Policia e Shkodrës përmes një njoftimi për mediat ka dhënë ...
E përditshmja më e madhe serbe “Blic” ka dalë me një koperti...
Nga Spartak NgjelaPërsëri po i gjejnë bishta votimit të ligj...
Sipas kandidatit Republikan për president Donald Trump rival...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...