Zbulohet "projekti"/ "Kumbari" që i thotë "f*ck you" popullit të tij, kërkon të bëhet mbret
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka akuzuar...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka akuzuar...
Zonja Hillary Clinton mbajti të enjten mbrëma në Kuvendin e Partisë Demokrate një fjalim, që përfshinte një listë të arritjeve gjatë administratës së presidentit Barak Obama, propozimet për politikat që ajo synon të ndjekë dhe kritika ndaj disa prej politikave të parashtruara nga kandidati republikan Donald Trump.
Ashtu si në shumë fjalime politike, duke përfshirë atë të mbajtur nga zoti Trump në Kuvendin Republikan javën e kaluar, deklaratat jo gjithmonë përputhen me faktet. Ja disa shembuj.
Hillary Klinton: “Bernie Sanders dhe unë do të punojmë së bashku për ta bërë mësimin në kolegje falas dhe pa borxhe.
Fakt: Studentët nga familje që fitojnë më pak se 125 mijë dollarë në vit nuk paguajnë për shkollën, kur ajo është brenda shtetit të tyre apo kur bëhet fjalë për kolegje ose universitete publike, por kjo nuk mbulon banimin dhe ushqimin, që shkojnë mijëra dollarë në vit.
Hillary Clinton: “Ne nuk do të ndalojmë asnjë fe?.
Fakt: Zoti Trump nuk ka propozuar kurrë ndalimin e fesë Islame në SHBA. Zonja Clinton e ka fjalën për propozimet e zotit Trump që vënë në shënjestër myslimanët, duke përfshirë ndalimin e myslimanëve për të hyrë në vend si dhe ndalimin apo kontrollin e imtë për njerëzit të cilët vijnë nga vende me një të kaluar terrorizmi. Ai ka propozuar gjithashtu vëzhgimin e xhamive.
Hillary Clinton: “Kur më shumë se 90 për qind e fitimeve i shkojnë 1 përqind të popullatës, pikërisht aty është paraja.?
Fakt: Zonja Clinton dhe sidomos rivali i saj demokrat Bernie Sanders shpesh kur flasin për pabarazinë ekonomike i referohen elitës ekonomike me termin “1 për qind.” Emmanuel Saez, ekonomist në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley, ka publikuar të dhëna që tregojnë se rritja e të ardhurave është shtrirë kohët e fundit në një spektër më të gjerë: nga viti 2009 deri në 2015, vetëm 52 për qind e fitimit i ka shkuar 1 për qind të popullatës.
Hillary Clinton: “Donald Trump thotë se dëshiron ta bëjë Amerikën përsëri madhështore. Në fakt ai mund ta fillojë këtë duke prodhuar përsëri mallra në Amerikë.?
Fakt: Parrulla e fushatës së zotit Trump është “Ta bëjmë Amerikën përsëri madhështore? dhe me këtë ai pjesërisht synon të kritikojë
kompanitë që i zhvendosin disa ose të gjitha operacionet e tyre nga Shtetet e Bashkuara drejt një vendi tjetër, ku kostot e punësimit janë më të ulta. Zonja Clinton përmend kostumet e prodhuara në Meksikë, mobiljet e bëra në Turqi apo kornizat e prodhuara në Indi. Kompanitë e zotit Trump vërtet prodhojnë mallra në këto vende, por shumë produkte të tjera prodhohen në Shtetet e Bashkuara.
Hillary Clinton: “Ekonomia jonë është shumë më e fortë se sa kur (zoti Obama) erdhi në detyrë. Janë krijuar rreth 15 milionë vende të reja pune në sektorin privat”.
Fakt: Zonja Clinton e ka fjalën për kohën kur SHBA dhe bota u ndodhën përballë një krize të madhe ekonomike. Ekonomia amerikane vërtet shtoi rreth 15 milionë vende pune nga kulmi i papunësisë në fillim të vitit 2010, por në atë kohë administrata Obama kishte tashmë një vit që ishte në detyrë dhe kishte pësuar humbje vendesh pun gjatë asaj kohe. Që kur zoti Obama mori detyrën, ekonomia ka shtuar rreth 10.5 milionë vende pune./VOA
Një 54–vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht në një fshat të...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) pak kohë më parë p...
“Pranverë 1797Për JozefinënNuk të dua më; përkundrazi, të ur...
Norvegjia ka menduar që ti bëjë një dhuratë Finlandës me ras...
Mungesa e reshjeve të shiut gjatë muajit korrik ka përkeqësu...
Djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Full...
Këshilltarët e Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës den...
Mediat Britanike kanë përzgjedhur 10 pyetjet më absurde që b...
Deputeti Eduart Ndocaj është shprehur se arrestimi i Kryepar...
Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë duket se kanë përfituar ...
Dhjetëra qytetarë në Ankara të Turqisë janë ndjerë në ankth ...
Pak ditë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Shqipër...
Maqedonia dhe Brazili kanë lidhur marrëveshje për regjim pa ...
Analisti dhe gazetari Kastriot Myftaraj ka thumbuar eksperti...
Kjo e sotmja mund të jetë dita e fundit në Tokë, por nuk ka ...
Ka ngjallur mjaft interes dhe mbi të gjitha skepticizëm një ...
Një nga enigmat më të mëdha të jetës së George Soros është s...
Shoqata e Esnafëve të Çarshisë së Vjetër të Shkupit theri ku...
Hulumtimet e reja nxjerrin se të ndenjurit ulur 8 orë në dit...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...