Protestat/ Balla: Dritan Goxhaj punon për regjimin iranian
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një letre dërguar kreut të Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio, shpreh falënderimet për ekspertizën e dhënë për kryerjen e reformës në drejtësi në Shqipëri.
Manjani e vlerëson si të jashtëzakonshëm kontributin e këtij institucioni ndaj vendit tonë, pavarësisht krizave kushtetuese në disa vendeve si në Turqi, Poloni dhe Hungari.
?Dje nëpërmjet një letre zyrtare, falënderova Komisionin e Venecias dhe zotin Gianni Buquicchio. Kontributi i këtij think-tank, më i miri i rruzullit, ishte i jashtëzakonshëm!
Na kushtuan vëmendje me shumë seriozitet pavarësisht krizës kushtetuese në Poloni e Hungari (anëtare të BE) dhe krizës së zakonshme në Turqi.
Për dy raportet e ndërmjetme dhe raportin final, faleminderit Komisionit të Venecias!
Kushtetutën e ndryshuam edhe plot katër herë të tjera para datës 21 korrik! Ndërsa në 2008 ndryshuam ekuilibrin e pushteteve, Republikën e bëmë me kryeministër të fortë dhe me Parlament 100% partiak! Të djegur nga qumështi i zgjedhjes së Presidentit me vota të trafikuara, i frymë kosit të shumicës se reduktuar?, thuhet në një reagim të ministrit Manjani.
LETRA E PLOTE E MINISTRIT YLLI MANJANI:
I nderuar zoti Buquicchio,
Në radhë të parë më lejoni të shpreh konsideratën time më të lartë për Komisionin e Venecias dhe për Ju personalisht.
Si Ministër i Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, dëshiroj të shpreh falenderimin tim personal, për gjithë punën e kryer nga Komisioni i Venecias nëpërmjet opinioneve të vyera, në lidhje me procesin e reformës në drejtësi në vendin tim.
Siç dhe mund të jeni vënë në dijeni, javën e kaluar Parlamenti i Shqipërisë, miratoi me konsensus të plotë ndryshimet kushtetuese, konsensus i cili është fryt i rekomandimeve të këtij Komisioni, i cili e vuri theksin tek bashkëpunimi ndërmjet palëve dhe aktorëve politikë në lidhje me këtë proces.
Nëpërmjet kësaj letre, dua gjithashtu të nënvizoj faktin që nëpërmjet rekomandimeve të dhëna për institucionet shqiptare, Komisioni i Venecias rikonfirmoi edhe njëherë se mbetet një institucion i pazëvendësueshëm në rolin e tij dhe që përmbushi pritshmëritë lidhur me profesionalizmin dhe paanshmërinë, në një proces sa delikat e të vështirë, aq edhe vendimtar për Shqipërinë, siç është reformimi i sistemit të drejtësisë.
Shpreh bindjen se Komisioni i Venecias mbetet niveli më i lartë i ekspertizës së konstitucionalizmit dhe jurisprudencës kushtetuese dhe jo vetëm.
Një fakt tjetër për të cilin Ju jam mirënjohës është mundësia që më ofruat për t?u takuar personalisht me Ju, ku patëm kohën e mjaftueshme për të ndarë së bashku mendime shumë të vlefshme, të cilat më shërbyen shumë personalisht, por njëkohësisht sollën një vlerësim dhe nga forca politike që unë përfaqësoj në kabinetin qeveritar, mbi qëndrimet konsistente që ne mbajtëm gjatë procesit të miratimit të reformës kushtetuese në Parlamentin e Shqipërisë.
Mbetem po kaq i bindur se reforma që po realizojmë nuk do të ishte e suksesshme dhe afatgjatë nëse nuk do të ishte gjithëpërfshirëse, jo vetëm formalisht, por edhe substancialisht duke konsideruar çdo kontribut dhe impakt pozitiv të dhëna nga të gjithë aktorët.
Shpreh gadishmërinë për të ngritur në një nivel më të lartë bashkëpunimin e ndërsjelltë, si dhe për të kërkuar që eksperienca e Komisionit të Venecias të na shërbejë edhe në çështje të tjera të ndjeshme për Shqipërinë, siç është reforma e çështjes së pronave, reforma zgjedhore apo çështje të tjera delikate për të cilat nevojitet gjithmonë mendimi i specializuar dhe i paanshëm i institucionit që Ju përfaqësoni. /citynews/
Kryetari aktual i LSI-së ,Ilir Meta, prej dy vitesh ka humbu...
Deputetja Mesila Doda, pjesë e Grupit Parlamentar të PDIU-së...
Zbulohet identiteti i ministrit që shëtiste me një motor dhe...
Politika shqiptare është bashkuar në SHBA për një drekë pune...
Deputetja demokrate Majlinda Bregu duket se është kthyer në ...
Policia e Vlorës ka arrestuar një shtetas të shpallur në kër...
Për herë të parë sektori i tekstilit dhe përpunimit të lëkur...
Një shqiptar 32 vjeç është torturuar nga dy italianë, në Rod...
Policia e Shtetit vijon të ketë probleme në strukturat e saj...
Policia e Durrësit ka arrestuar një shtetas 30-vjeçar pasi k...
Lotaria Kombëtare, e cila ndryshoi pronësi së fundmi, është ...
Nuk ka asgjë të keqe të punosh për një aleancë të re politik...
Një fakt që të gjithë e shohin dhe e prekin në Korçë. Një fa...
Policia e Matit ka sekuestruar 80 predha luftarake të artile...
Ish-deputeti Andis Harasani, ka mirëpritur nominimin e Hilla...
Policia e Elbasanit ka arrestuar ish-drejtorin e Uzinës së L...
Në muajin prill citynews raportoi se PD në Korçë kishte fill...
Ministria e Arsimit ka publikuar udhëzimin për plotësimin e ...
Presidenti i Institutit Ndërkombëtar Republikan, (të afiliua...
Pas vendosjes së tarifës për rrugën e Kombit, qeveria po par...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...