Rama intervistë për CNN/ Përplaset me gazetaren për Zvërnecin: Duhet të më dëgjoni, sepse nuk ka projekt
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për CNN Inte...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për CNN Inte...
inistrja për dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, i tha Radios Evropa Lirë se ?është koha që Serbia ta nxjerr Kosovën nga preambula e Kushtetutë së saj?. Ajo tha se Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian pa e njohur pavarësinë e Kosovës dhe vlerësoi se ?në fund të procesit të dialogut do të ndodh njohja reciproke ndërmjet dy vendeve?
Ministre Tahiri, zhbërja e strukturave paralele është vlerësuar si kusht themelor për shumë procese në veri. Ju keni thënë në një raport tuajin se ka përparime. Sa realisht serbët e veriut po e perceptojnë Kosovën si vendin e tyre?
Edita Tahiri: Mund t?ju them se që nga koha kur ka filluar dialogu i Brukselit, dhe me të cilin disa nga strukturat paralele tash janë shuar, siç është çështja e policisë paralele, pastaj doganat paralele, mbrojtja civile është shuar, janë shuar strukturat e drejtësisë, dhe integrimi është në rrjedhë e sipër e serbëve të veriut në sistemin shtetëror të Kosovës, ka një ndryshim të mendësisë në kuptimin e asaj që të pranohet realiteti i ri nga ana e serbëve të veriut. Dhe kjo shihet, jo vetëm që ata pranojnë të integrohen mbi bazën e marrëveshjeve të Brukselit, por kemi raste kur grupe të caktuara fare pa i pritur marrëveshjet, na drejtohen me kërkesë për integrim.
Tash e kemi rastin e ish punonjësve të Administratës Tatimore, të cilët janë detyruar ta ndërpresin punën në vitin 2008 nga kërcënimet e Serbisë, dëshirojnë të kthehen, më herët kemi kthyer punonjësit e doganave, pra ka me të vërtetë një zhvillim pozitiv në pranimin e realitetit.
Sa është arritur përmes dialogut që Serbia të tërhiqet nga pjesa e veriut të Kosovës dhe të mundësojë integrimin e qytetarëve serbë?
Edita Tahiri: Dialogu me Serbinë është dialog i fqinjësisë së mirë dhe barra e këtij koncepti të normalizimit të marrëdhënieve ka nisur në vitin 2011 kur është arritur marrëveshja e IBM-së dhe siç e dini në dhjetor ne kemi pasur vendosjen e autoriteteve shtetërore në dy pikëkalimet kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, që nuk kanë qenë për shumë vite.
Që nga ajo kohë pra marrëveshja e IBM jo vetëm që ka vendosur kufirin mes dy shteteve, por ka ndodhur njohja e autoriteteve kufitare mes tyre.
Jeni bartëse e procesit të dialogut. Është vlerësuar se integrimet euro-atlantike nënkuptojnë marrëdhënie të shëndosha fqinjësore. Në këtë rrafsh, a është e kushtëzuar edhe Serbia edhe Kosova për të krijuar normalitet mes tyre, për të ecur në rrugën e integrimeve?
Edita Tahiri: Vet fakti që të dyja shtetet aspirojnë integrimin evropian, ndërsa Kosova aspiron integrim euroatlantik, anëtarësim në BE, NATO, OKB, një prej kushteve kryesore për vendet aspiruese në BE është fqinjësia e mirë, dhe kjo përfshin gjithçka që lidhet në vendosjen e një fqinjësie të mirë, prandaj ky është kushti kryesor.
Mirëpo, Serbia ka edhe një kusht tjetër në raport me Kosovën, e ai është kapitulli 35, të cilin BE-ja i ka vendosur Serbisë në rrugën evropiane. Arsyeja pse është ky kusht për Serbinë është se ajo gjithmonë është vonuar ose shmangur zbatimit të marrëveshjeve dhe në saje të raportimeve tona të rregullta me raportet e gjendjes në zbatim, Serbia tashmë ka kapitullin 35 ku paraqiten të gjitha çështjet që Serbia duhet t?i përmbushë.
Përveç kushtit për fqinjësi të mirë të rrugës për integrime evropian Serbia e ka edhe kapitullin 35, e cila e detyron Serbinë që të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore.
Në këtë kuadër një çështje e rëndësishme është që duhet të ketë edhe marrëveshje e cila do të jetë ligjërisht e obligueshme në fazat vijuese dhe ne si për fillim kemi kërkuar që tash është koha Serbia ta nxjerr nga Kushtetuta e saj, pra nga preambula Kosovën.
Sepse nuk mund të ndodh fqinjësia e mirë më një kushtetutë kontraverze të Serbisë ndërsa fundi i procesit do të jetë njohja reciproke mes dy shteteve.
Kur mendoni se do të ndodh kjo nga ana e Serbisë?
Edita Tahiri: Sa më afër që i afrohem Bashkimit Evropian do të ndodh kjo, po ajo që dihet sigurt Serbi nuk mund të behët anëtare e Bashkimit Evropian pa e njohur pavarësinë e Kosovës.
A janë krijuar grupet punuese për themelimin e Asociacionit të Komunave?
Edita Tahiri: Jo, ende nuk janë krijuar. Një grup menaxhues është krijuar në vitin 2013 mirëpo ai nuk është i tëri. Në grupin punues për hartimin e statutit duhet të jetë ky grup menaxhues, pastaj do të jenë përfaqësuesit e qeverisë dhe Bashkimi Evropian dhe OSBE-ja.
Ky grup nuk është formuar dhe arsyeja dihet. Ne e kemi bërë të qartë kushtin tonë se nuk fillojmë asnjë veprim në drejtim të zbatimit për Asociacionin, pra nuk e fillojmë hartimin e statutit, pa i plotësuar Serbia tri marrëveshjet, përkatësisht pa i hequr bllokadat për kodin telefonik shtetëror të Kosovës, për heqjen e barrikadës nga ura e Ibrit dhe nisjen e KOSTT-it si sistem i pavarur i transmisionit sepse KOSTT vitin e kaluar ka nënshkruar marrëveshje me organizatën evropiane NCOI, mirëpo Serbia është duke e bllokuar zbatimin e marrëveshjeve.
Marrë parasysh zhvillimet e deritashme, a është veriu i Kosovës më afër Prishtinës apo, sic thuhet, për shkak të ndikimit të madh të Serbisë, zgjidhja duhet kërkuar në një dualizëm me Beogradin?
Edita Tahiri: Nëse shikohet se ku kanë qenë serbët e veriut para nisjes se dialogut të Brukselit, atëherë e dimë që Serbia ka qenë prezentë më strukturat e saja paralele.
Pra, në krahasim se si ka qenë para 2011 edhe serbët e Kosovës, sidomos të veriut janë më afër Kosovës, por edhe institucionet shtetërore janë më aferë në veri sepse kemi vendosur shumë institucione në veri dhe siç ju thash në tetor vendoset sistemi juridik unitar, ku do të ketë një gjykatë themelore për shtatë komuna në bazë të ligjit për gjykatat themelore, një zyre e prokurorie, pra më në fund pas shumë vitesh sistemi i drejtësisë se Kosovës do të veproj edhe në këto katër komuna.
Në ndërkohë, po ashtu në tetor do të vendosim 23 ministri dhe agjenci të nivelit qendror, por që kanë veprimtari lokale në komunat veriore. Pra mund t?ju them edhe serbët e veriut janë më afër Kosovë dhe institucionet tona tashmë janë duke u vendosur në veri. /Rel/
Niveli i ndotjes së ajrit në të gjithë Shqipërinë është ulur...
Kryeparlamentari Ilir Meta është shprehur i gatshëm që të sh...
ë ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për peri...
Kryeministri Edi Rama duket se ka qenë i vetmi lider shqipta...
Një profesor shqiptar me banim në Turqi është arrestuar mbrë...
Partia Demokratike akuzon Kryeministrin Edi Rama se po ushtr...
Jemi në gjendje lufte, nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të lu...
Për më shumë se 30 vjet, tanku M1 Abrams është shtylla kryes...
Furra e bukës Klas po lulëzon prej tregtisë me BE-në – një n...
Për japonezët është një çështje respekti dhe higjiene: në sh...
Kuvendi miratoi më 22 Korrik, në një seancë maratonë, ndrysh...
Kush do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Rio dhe kush jo? ...
Koço Kokëdhima është përpjekur të sqarojë sot përmes gazetës...
Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se kundërshtitë e opozit...
Autoritetet japoneze thanë se të paktën 19 veta janë vrarë t...
Bashkimi Europian nuk i mban premtimet e bëra në kuadër të m...
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ndodhet në Amerikë për të marr...
Shkarkohet nga detyra kancelari i Universitetit të Korçës “F...
Konventa e Partisë Demokrate në SHBA duket se ka ulur tensio...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...