web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestohet i shpalluri në kërkim në Shkodër/ I dënuar me 3 vjet e 4 muaj

25 Korrik 2016, 12:07, Aktualitet CNA

Shërbimet e policisë së Komisariatit Malësi e Madhe, kanë arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjovalin Gropaj, 42 vjeç, banues në fshatin Ivanaj është dënuar me 3 vjet e 4 muaj për veprën penale  “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal, shkruhet në njoftimin e policisë.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.





Lajmet e fundit nga