web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zjarri në spital/ Policia jep detaje: Humb jetën një person tjetër

25 Korrik 2016, 12:03, Aktualitet CNA

Policia e Shtetit ka dhënë versionin zyrtar për zjarrin e ndodhur sot në një spital privat në Tiranë në sektorin e dializës. Sipas njoftimit të policisë, si pasjojë e zjarrit ka humbur jetën pacientja  Sanie Sulaj , 55 vjeçe  nga Mamurrasi e cila ka gjetur vdekjen si pasoje e asfiksisë.  Së fundmi Grupi hetimor gjatë kqyrjes dhe kontrollit të vendit të ngjarjes ka konstatuar poshtë një krevati trupin e pajetë të një pacienteje tjetër të identifikuar si shtetasja: Hani Mali, 55 vjeçe, banuese në Laç.

Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 11:00, tek një spital provat në SQU, në brendësi të pavionit të Hemo-Dializës, ka rënë zjarr. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë shërbimet policore dhe zjarrfikset të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit. Shërbimet e komisariatit të Policisë nr 3 nxorrën jashtë godinës pacientët që ndodheshin brenda.

Nga veprimet paraprake te grupit hetimor i cili ndodhet  në vendin e ngjarjes  dyshohet   se zjarri mund të jetë shkaktuar me dashje nga pacienti i identifikuar si Lefter C., 57 vjeç .Dyshohet se ka lindur një konflikt midis dy  shtetasve Lefter .C  dhe shtetasit  D.Saraçi, 47 vjeç.

Shtetasi Lefter .C pasi ka mbaruar dializen ka shkuar në dhomën e shtetasit D.S , ka nxjerrë nga qesja një bidon dhe  dyshohet të ketë spërkatur me benzinë shtetasin  D.S dhe me pas i ka  vënë zjarrin.

Me nderhyrjen e infermierëve është bërë e mundur shuarja e zjarrit mbi autorin e dyshuar dhe të dëmtuarin .

Shtetasi D.Saraçi ka qenë i shtruar dhe merrte mjekim dhe në të njejtën dhomë me të ka qenë duke marrë mjekim dhe pacientja  Sanie Sulaj , 55 vjeçe  nga Mamurrasi e cila ka gjetur vdekjen si pasoje e asfiksisë.

Aktualisht shtetasi D.Saraçi ndodhet i shtruar në sallën  e reaminacionit pranë spitalit Ushtarak,  kurse autori i dyshuar ndodhet në spitalin American 2 .

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





Lajmet e fundit nga