Protestuesit e larguan nga protesta/ Zmbrapset Shehaj
Një ditë më parë protestuesit e larguan nga protesta kreun...
Një ditë më parë protestuesit e larguan nga protesta kreun...
Reforma në drejtësi ishte një sukses i jashtëzakonshëm i Shqipërisë, një punë e palodhshme e mikut tim Fatmir Xhafës dhe po ashtu edhe e ambasadorit Lu dhe ambasadores së BE! Fatmir Xhafa është një vlerë e jashtëzakonshme e PS, Parlamentit e po ashtu edhe e shkollës shqiptare të drejtësisë. Çdo propozim juridik që ka hartuar, propozuar dhe punuar Xhafa e kam votuar dhe mbështetur pa asnjë dyshim!
Nëse ka një simbol të reformës në drejtësi, ai është padyshim Fatmir Xhafa, i cili me profesionalizmin dhe urtësinë që e karakterizon ka bërë një punë të jashtëzakonshme! Miratimi i reformës në drejtësi ishte një sukses i jashtëzakonshëm i popullit shqiptar, të cilit para pavarësisë, drejtësinë ja kishin vjedhur pushtuesit e pas pavarësisë e kishte mbajtur peng gjithmonë klasa politike e papërgjegjshme!
Në kohën e Regjimit, drejtësia përdorej e abuzohej në ?emër? të popullit! Më këtë slogan u pushkatuan intelektualët dhe elita politiko-shoqërore e vendit. Madje, ka edhe një anekdotë për periudhën e regjimit: kryetarin e një familje të mirë e fisnike, Regjimi kishte vendosur ta sulmonte, ta arrestonte dhe ta pushkatonte, sepse nuk ishte nënshtruar dhe nuk e kishte pranuar Regjimin. Kështu, dy sigurimsa të Shtetit i shkojnë në shtëpi rreth orës katër të mëngjesit për ta arrestuar. I thërrasin tek porta dhe sapo del jashtë i thonë: Në emër të populli je i arrestuar! Lëreni popullin, sepse ai në këtë orë po flenë, nëse keni dëshirë të më arrestoni bëjeni ja ku jam- thotë ai! Pra, kjo anekdotë tregon se si drejtësia përdorej nga Regjimi për të zhdukur zërat kritikë dhe elitën politiko-shoqërore të vendit!
Me ardhjen e demokracisë, lindi shpresa se këtë herë edhe demokracia do të ishte me popullin! Për fat të keq, pas demokracisë e deri në ditët e sotme, nuk të arrestonin në emër të popullit, por në emër të ?euros?. Pra, monedha ishte mjeti që të arrestonte e të lironte! Kështu, drejtësia ishte për të padrejtët e të pasurit e të drejtët e varfrit mbushën burgjet! Nga viti 1990 e deri më sot drejtësinë në Shqipërinë e kanë bërë të padrejtët. Ata që duhet të ishin mbrapa hekurave, por me duke përdorur pushtetin nxorën ligje e bënë reforma që vetëm forconin vetën e tyre dhe ndëshkonin qytetarët e varfër e të pambrojtur! Kjo situatë e turpshme dhe e papranueshme ishte bërë thuajse normale dhe ishte krijuar, le të themi, psikoza në mendjen e shqiptarëve, se kështu do të jetë e nuk do të ndryshojë asnjëherë.
Me zgjedhjet e 2013, kishte shumë shpresa për shqiptarët, se disa gjëra do të ndryshon, por shumë pak persona e kishin menduar se do të vinte dita edhe për reformën në drejtësi. Megjithatë, populli shqiptar ka kaluar shumë sfida të mëdha në histori dhe jo rrallë herë ka rrezikuar zhdukjen apo robërinë, por pikërisht në momentet më të vështirë ka gjetur forcën dhe ka pasur miqtë e duhur për të shpëtuar e për të vazhduar edhe me shumë kurojë e shpresë forcën për të ardhmen!
Kështu, në 1912, kur të gjithë donin e ta copëtonin e ta robëronin popullin shqiptar, ai gjeti forcën dhe pati burrat e mençëm për të vendosur fatet e veta.
Po ashtu, në Lidhjen e Kombeve, populli shqiptar ishte menduar të copëtohej mes popujve të tjerë, por si një rreze drite e shpëtimi u gjet pranë Wilson dhe SHBA! Ndonjëherë ngjarjet historike të një kombi përsëriten si cikle, por vetëm ndryshojnë protagonistët. Askush nuk e kishte menduar që në Shqipëri do të vinte një ambasador si Lu, që do të ishte i vendosur më shumë se kurrë që palët në Shqipëri të binin dakord e të miratonin reformën.
Përsëri SHBA na dhanë forcën dhe mbështetjen për të rifilluar shekullin e ri me shpresë dhe forcë për një të ardhme të merituar! Pra, thuajse fiks pas një shekulli, përsëri SHBA na u gjetën pranë për një kapitull të ri. Po ashtu, meritë të veçantë kanë pasur edhe ekspertët shqiptar siç thash edhe më sipër. Po ashtu, ajo që është e rëndësishme është fakti se edhe koshienca shqiptare ishte gati për këtë hap të rëndësishëm në drejtësi ashtu siç ishte gati për të vendosur fatet e veta në 1912.
Shumica dërmuese e popullit shqiptar e lodhur nga padrejtësisë e shumta, e ka pritur me shumë dëshirë reformën në drejtësi. Pra, është një popull që e do drejtësinë, por sigurisht këtë nuk e ka dashur një pjesë e vjetër dhe e konsumuar e politikës shqiptare.
Reformën nuk e kanë dashur të padrejtët që janë në pushtet dhe me padrejtësi kanë robëruar e kanë lënë në errësirë një popull. Askush të mos besoj se Ilir Meta e ka dashur reformën në Drejtës. Ky është vetëm një manipulim me opinion publik. Po ashtu është një neveri teksa thotë se: ishte një akt patriotizmi.
Shqiptarët duhet të dini se Meta e LSI nuk e ka dashur reformën në drejtësi dhe nuk ka si ta dojë, sepse sipas zërat zbatimi i saj do të vazhdojë pikërisht me të. LSI dhe disa të tjerë e kanë kundërshtuar reformën pikërisht në pjesën, ku ndërkombëtarët duhet të kenë edhe të drejtë vendimmarrje e kjo ka të bëj me Këshillin e Gjyqësorit dhe të Këshillin e Prokurorisë. Sipas draftit disa institucione shumë të rëndësishme të drejtësisë do të krijohen e do të suportohen nga SHBA dhe BE e kështu, do të kemi mundësinë të kemi një model drejtësie krejt të pavarur e të modelit anglosakson. Të padrejtët pas bërjes së reformës nuk kanë më mundësi ta mbaj peng drejtësinë në shërbimin e tyre duke ndëshkuar qytetarët e pambrojtur e të varfër. Po ashtu, shqiptarët nuk do të arrestohen e do të dënohen në emër të ?euros?, por vetëm në emër të ligjit dhe parulla ?përpa ligjit të gjithë të barabartë?, do të jetë realitet tashmë.
Me miratimin e reformës në drejtësi dhe mes debatit të njohur mes Xhafës dhe Metës ka edhe një të vërtetë tjetër të madhe, që koalicioni mes LSI dhe PS nuk ka më kuptim dhe ka shumë gjëra që i ndan. Prandaj, po në emër të drejtësisë, unë, shpresoj që PS të marr guximin dhe të vazhdojë bashkë me qytetarët forcën për të qeverisur vendin. Po ashtu shpresoj që hapat e zbatimit të reformës të jenë të shpejtë, profesional e të guximshëm. Shqiptarët mezi presin të shikojnë pas hekura ata persona që me pushtet i kanë robëruar dhe i kanë vjedhur papushim!
Miratimi i ndryshimeve ligjore në Kodin Zgjedhor është shoqë...
Të shtënat që shkaktuan nëntë viktima në Mynih të premten (2...
E përditshmja “Il Corriere Della Sera” ka botuar parathënien...
Një 18-vjeçar gjermano-iranian, i identifikuar si David Ali ...
Pas kalimit të reformës në drejtësi forcat politike duken më...
Një zjarr ka rënë para pak minutash në një banesë në kryeqyt...
Deputeti i qarkut Lezhë, Eduart Ndocaj së shpejti do të jetë...
A doni një teori konspiracioni të bazuar në fakte të pakundë...
U mbush një vit që unë po e jetoj intensivisht në cdo frymëm...
Në vazhdimin e hakmarrjes së ashpër nga presidenti Recep Tay...
E shtuna ka shënuar një fluks të madh lëvizjesh në doganën e...
Në Turqi, janë mbyllur më tepër se 1 mijë shkolla private, s...
Në gati 550 vite pushtim osman, prijësit shqiptarë dalin rra...
E diela do të jetë die zie për Kosovën në nder tre shqiptarë...
Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë pasi janë kapu...
Ndërkohë që policia gjermane ende nuk bën askënd fajtor për ...
Një 21-vjeçar shqiptar, fitues i Hack Day Albania, organizua...
Lajmi për tre kosovarët të cilët u vranë të premten në Mynih...
Dy ish-zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit që u filmuan nga em...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...