web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali/ Burgu i Burrelit derdh ujërat e zeza në rrugën kryesore

14 Korrik 2016, 16:24, Aktualitet CNA

Prej vitesh shkarkimi i ujerave te zeza të institucionit te burgut të Burrelit, ne rrugën kryesore qe shkon drejt varrezave ka qenë shqetësim i përhershëm i banorëve  të lagjes pas Muzeut.

Banorët thonë se ujërat e zeza u kalojnë poshtë dritareve, ndërkohë që nga temperaturat e larta të verës, janë burim potencial për infeksione.
Ma problem nuk ka. Ka vite kështu. Na shqetësojnë. Shteti duhet të ndërhyjë që t?i rregullojë.” janë shprehur banorët për Ora News. Banorët e Burrelit i apelojnë bashkisë dhe Drejtorisë së Higjienës, te marre masa, te menjëhershme për disiplinimin e ujërave të zeza, burim infeksionesh në këto ditë te nxehta vere.





Lajmet e fundit nga