Arkeologët zbulojnë themelet e një pallati rezidencial në Dersnik
Themelet e një pallati rezidencial, i cili daton në shekulli...
Raporti i tremujorit të dytë i Komisionit Europian, publikuar sot, e vë theksin në nivelin e lartë të borxhit të Shqipërisë, kreditë e larta me probleme, deficitin e madh tregtar e të llogarisë korente, mosrealizimin e shpenzimeve kapitale. Vlerësohet se ka vijuar rimëkëmbja ekonomike në tremujorin e pare?
Komisioni Europian ka publikuar sot raportin e tremujorit të dytë për vendet kandidate dhe potenciale kandidate për tremujorin e dytë 2016. Për Shqipërinë raporti e vë theksin në nivelin e lartë të borxhit të Shqipërisë, kreditë e larta me probleme, që vetëm në Shqipëri nuk arritën të ulen në tremujorin e parë, deficitin e lartë të llogarisë korente si dhe nivelin e ulët të realizimit të shpenzimeve kapitale. Vlerësohet se ka vijuar rimëkëmbja ekonomike në tremujorin e parë, ndërsa përmendet si zhvillim pozitiv dalja me suficit buxhetor në muajt e parë të vitit.
Sipas raportit, rimëkëmbja ekonomike në Ballkanin Perëndimor ka vazhduar në vitin 2016, edhe pse rritja u ngadalësua në disa vende. Performanca e rritjes vazhdon të mbështetet në investime të forta publike dhe private dhe, në disa raste, një zgjerimin e rikuperimit të më shumë sektorëve ekonomikë. Në të njëjtën kohë, konsumi privat ka mbetur disi i ndrydhur, duke pasqyruar, ndër të tjera, stanjacionin e pagave dhe pensioneve në shumicën e vendeve, si dhe besimin ende të dobët të konsumatorit. Performanca e eksportit në rajon ka fituar ritmin, por mbetet në përgjithësi modeste, pavarësisht rimëkëmbjes së partnerëve kryesorë tregtarë të BE-së. Rimëkëmbja ka çuar në krijimin e vendeve të punës në sektorin privat, por shkalla e papunësisë mbetet e lartë. Me gjithë përparimin në konsolidimin fiskal, nivelet ende të larta të borxhit publik në shumicën e vendeve të rajonit mbeten shkak për shqetësim.
Dinamika e rritjes është ngadalësuar në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor në tremujorin e parë të vitit 2016. Në Mal të Zi, rritja reale e prodhimit ra në 1.1% me bazë vjetore si rrjedhojë e tkurrjes të eksporteve dhe konsumit të dobët të qeverisë. Në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë rritja vjetore e PBB-së reale është ngadalësuar më dukshëm në 2.0%, krahasuar me 3.9% në tremujorin e mëparshëm. Të dhënat e PBB-së së tremujorit të parë ende nuk janë publikuar për Shqipërinë, por treguesit në dispozicion sugjerojnë se konsumi privat dhe investimet e vazhdueshme kanë vazhduar të mbështesin rimëkëmbjen ekonomike.
Inflacioni i ulët i vazhdueshëm mbetet një karakteristikë kryesore e ekonomive të Ballkanit Perëndimor, duke reflektuar çmime të ulëta të mallrave, hendeqet negative prodhimit, kërkesën e dobët të brendshme dhe stabilitetin e kursit të këmbimit.
Me përjashtim të Shqipërisë dhe ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë arritur të ulin nivelin e kredive me probleme (NPL) në tremujorin e parë të vitit 2016 krahasuar me atë të mëparshëm.
Për Shqipërinë, raporti thekson se nielet e larta të kredisë me probleme vazhdojnë të kufizojnë kredidhënien.
Të gjitha vendet e rajonit ende kanë raporte në mënyrë të konsiderueshme të larta të NPL-ve në krahasim me nivelet e para krizës. Serbia dhe Shqipëria kanë raportet më të larta në 20.9% dhe 18.9% respektivisht të totalit të kredive, e ndjekur nga Bosnje dhe Herzegovina (13.2%), Mali i Zi (12.9%) dhe në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë (10.9%).
Në Shqipëri, realizimi i shpenzimeve në mënyrë të konsiderueshme poshtë planit dhe rritja e të hyrave buxhetore ka rezultuar në një suficit buxhetor prej 1.2% të PBB-së në pesë muajt e parë të vitit 2016, krahasuar me një deficit prej 4% në vitin 2015 si një e tërë. Raporti vë në dukje së në Shqipëri, shpenzimet kapitale kanë tendencë të mos realizohen, si rrjedhojë e dobësisë në menaxhimin e investimeve publike.
Raporti thekson se vendet e rajonit vazhdojnë të përjetojnë shpenzime të ulëta kapitale, duke reflektuar dobësi të vazhdueshme në planifikimin, zgjedhjen dhe menaxhimin e investimeve publike. Nivelet e borxhit publik janë ende një shkak për shqetësim edhe pse ata rënë në pothuajse të gjitha vendet e rajonit në tremujorin e parë të vitit 2016. Në mënyrë të veçantë, në tremujorin e parë borxhi ndaj PBB-së ka rënë në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe ish-Republikën Jugosllave e Maqedonisë në 70.4%, 73.7%, 59.3% dhe 36.8% të PBB-së, respektivisht.
Zhbalancimet e jashtme mbeten shqetësim në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, që pasqyrohet në deficite të mëdha të tregtisë së mallrave të cilat shkojnë nga rreth 13% e PBB-së për Serbinë, mbi 20% për ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Shqipëri dhe Bosnjë-Hercegovinë dhe më lart 40% për Kosovën dhe Malin e Zi.
Në Shqipëri, deficiti i llogarisë korrente ka mbetur në 11.2% të PBB-së, pasi rritja e deficitit tregtar në mallra është kompensuar nga një tepricë më e lartë e shërbimeve./monitor
Themelet e një pallati rezidencial, i cili daton në shekulli...
Gjykata Kushtetuese vendosi të pranojë ankimimin e Dhomës së...
Jozyrtarisht Donald Trump është kandidati për president i re...
Kryeministri Edi Rama, megjithëse ka qenë prezent në ambient...
Në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA, Ministri i Bujqësisë, ...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 35 vite burg Julian ...
Pas 21 Korrikut, ditës kur Kuvendi do të votojë mbi draftin ...
Në vitin 1966, kur linda unë, në Shqipëri sundonte si i plot...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi tha se Parti...
Një autoambulancë është përfshirë nga flakët në Theth.Ngjarj...
Banorët e zonës pranë këndit të lojrave në rrugën e Elbasani...
Kreu i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj i ë...
Deputeti Pandeli Majko tha sot gjatë fjalës së tij në parlam...
Reforma në drejtësi dhe mbështetja që ka Qeveria Rama nuk ka...
Kreu i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Fatmi...
Lëvizja Socialiste për Integrim sot ka dalë hapur kundër Kry...
Ish-kryeministri Berisha ka bërë sot nga Kuvendi një rezyme ...
Pas ankesave të banorëve në zonën e Fushë- Krujës dhe takimi...
Deputeti Vladimir Kosta, ka depozituar sot një kallëzim pena...
Gjykata ka liruar nga burgu drejtorin teknik të aeroportit V...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një mjet është përfshirë nga flakët në zonën e Pazarit në ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Jalë. ...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Një turiste australiane është pickuar nga një gjarpër gjat...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se shë...
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi sot Algarve, rajonin e ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...