Korça pasurohet me të tjera vepra arti
Në qytetin e Korçës ka përfunduar edicioni i shtatë i Simpoz...
Dhjetëra mijëra refugjatë kanë gjetur ndërkohë punë në Gjermani -shumica në sektorin e rrogave të ulta. Hapi i parë drejt integrimit? Po, thotë eksperti Wido Geis në intervistë me Deutsche Wellen.
Zoti Geis, sipas Agjencisë Federale të Punësimit që nga viti 2015 rreth 30.000 refugjatë kanë gjetur punë në Gjermani. E vlerësoni si sukses këtë shifër?
Wido Geis: Sigurisht që është një sukses. Sidomos, po të mendosh se sa i vështirë është integrimi i refugjatëve në tregun e punës, sepse ndryshe nga emigrantët e tjerë, ata nuk e njohin gjuhën.
Ndërkohë 130.000 të tjerëve, të cilëve u është njohur statusi i azilantit janë të regjistruar të papunë. Si mendoni ju prurja e deritanishme ka ndikuar pozitivisht apo negativisht në tregun gjerman të punës?
Fakti që kemi më shumë të papunë se sa të punësuar tregon se integrimi i refugjatëve në tregun e punës kërkon më shumë kohë. një studim i Institutit për Tregun e Punës dhe Studimet për Profesionin të thotë se refugjatët kanë nevojë për rreth 15 vjet deri sa të arrijnë standartin e emigrantëve që kanë ardhur më parë. Nga ana tjetër e dimë se kanë ardhur njerëz me nivel të ulët të kualifikimit
profesional. Ekonomia gjermane ka mjaftueshëm forca pune në këtë lloj sektori. Prandaj ndikimi në tregun e punës nuk ka për të qenë pozitiv.
Shumë refugjatë punësohen në sektorin e rrogave të ulta, si në atë të shërbimeve, pastrimin apo shërbimet e sigurisë. Punë që shpesh nuk duan t’i bëjnë gjermanët, megjithatë atyre u ofrohen avantazhe. A janë pengesë barrierat burokratike për refugjatët?
Nëse flasim për refugjatë, të cilëve u njihet azili në bazë të Konventës së Gjenevës, normalisht nuk duhet të kemi pengesa burokratike. Ata janë të barabartë me vendasit- Por tek azilkërkuesit situata është ndryshe. Këtu duhet të provohet njëherë, nëse për një vend pune nuk është gati një kandidat gjerman. Ka përmirësime pas ligjit të integrimit, por në administratë ka ende vështirësi, përsa i përket bashkërendimit mes Zyrës së të Huajve dhe Agjencisë së Punës. Shumica e refugjatëve që kanë ardhur në dy vitet e fundit janë të bllokuar aktualisht, sepse ende presin procedurën e azilit dhe nuk janë njohur ende si azilantë.
Sipas kreut të Zyrës Federale për Migracionin dhe Refugjatët, Frank-Jürgen Weise, ekonomia gjermane edhe në të ardhmen është e varur nga fuqia punëtore e huaj. A përdoret si duhet potenciali i refugjatëve të arsimuar?
Parimisht po. Refugjatët duhet të mësojnë gjuhën, të kenë profesionin e duhur dhe të bëjnë ekuivalentimin e diplomave. Shumë nuk i kanë kualifikimet e duhura. Në dy vitet e fundit, vëmë re në statistika, kemi rritjen e numrit të mjekëve sirianë.
E megjithatë shumica ushtrojnë punë me vetëm 1 euro në orë. Vërtet që ata hyjnë në tregun e punës, po nuk kanë perspektiva afatgjata. Nuk do të ishte më mirë të investohej në shkollimin më të mirë të refugjatëve?
Tek refugjatët e rinj sigurisht është mirë që ata të shkollohen në Gjermani. Problemi është se ata duhet të binden që të bëjnë një shkollim profesional. Kjo është e vështirë. Kursantëve u kushton shkollimi profesional deri në 5 vjet, tre vjet shkollim, dy vjet gjuhë. Shumë vetë thonë se në këtë kohë ata duan të fitojnë para, të mbështesin familjet. Nevojitet shumë punë bindëse. Por edhe një punë me rrogë të ulët ka vlerën e saj, sepse shërben si startim në tregun e punës, të jep mundësi të njohësh institucionet gjermane të puëns, të lidhësh kontakte dhe të mësosh gjuhën.
Studiuesi i ekonomisë, Wido Geis është përgjegjës për Shkollimin, Emigracionin dhe Inovacionin në Institutin Gjerman të Ekonomisë në Köln./DW
Në qytetin e Korçës ka përfunduar edicioni i shtatë i Simpoz...
Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorisë Vendore të ...
Në Britaninë e Madhe pas Po-së për Brexit, populistët morën ...
”Ky planet ndodhet aktualisht rreth 9,7 miliardë kilometra n...
Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri mund të jetë “kurbani” i ...
Në një vendim historik, Gjykata e Arbitrazhit e OKB-së në Ha...
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, është pritur sot me protesta ...
Më qafsh o Joachim Lowe, si ma bëre këtë të zezë?! Pagova le...
Policia italiane ka zhvilluar një operacion të gjërë në Leçe...
Reduktimi i votave në Grupin Parlamentar socialist dhe përpl...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka uruar socialistët shqiptar...
Ndersa debati per Reformen ne Drejtesi ka hyre ne nje faze k...
Ishim lajmeruar sot per mbledhje ne akademine e shkencave.Ng...
UPDATE – Mediat raportojnë se numri i të vdekurve ka arritur...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar pas d...
Qeveria Rama ndoshta është në ditën e saj më të zezë referua...
Në prag të zgjedhjeve parlamentare, të cilat mund të jenë ed...
Deputetja e Partisë Socialiste, Mira Shehu, doli sot në mbës...
Lideri historik i socialistëve Fatos Nano, deputeti Ben Blus...
Partia Demokratike përmes një deklarate për mediat ka akuzua...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penale...
Shtetasi B.S., që mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të ...
Autori i plagosjes së 35-vjeçarit B. S. ditën e sotme në P...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Po...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se Irani ka...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
SHBA-ja dhe Irani kanë rënë dakord të “tërhiqen” pas një s...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...