Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Rreth 40 refugjatë janë futur në katedralën e Regensburgut dhe kërkojnë azil. Ata duhet të largohen nga Gjermania dhe të kthehen në Kosovë dhe Shqipëri. Por pohojnë se atje nuk ka kushte për jetë.
Ora është pak pas 8:30 në mëngjes. Disa turistë fotografojnë brendësinë e katedralës në Regensburg. Tingujt e fotografimeve thyejnë qetësinë dhe jetojnë në katedralen e bukur me piktura të stilit gotik. Në një moment dëgjohet një qeshje e fuqishme e një bebe.
Pas dyerve me mbishkrimin “arka”, janë vendosur rreth 40 refugjatë nga Ballkani, në radhë të parë romë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, të cilët kanë ikur nga kampi në Ingolstadt, për largim nga Gjermania. Ata tani kanë kërkuar azil në kishë.
Pas mureve janë vendosur radhë të shtretërve, ndërsa fëmijët mbajnë në duar figurat e tyre të dashura nga filmat e vizatuar: SpongeBob, Batman, Minnie Mouse… Familjet dhe fëmijët shpresojnë se në këtë mënyrë do të evitojnë largimin e dhunshëm nga Gjermania.
“Vendet e sigurta”
Në vitin 2015, Gjermania i ka radhitur ndër vendet e sigurta të origjinës edhe Malin e Zi, Shqipërinë dhe Kosovën. Kjo do të thotë se personat nga këto vende nuk kanë të drejtë azili dhe se procedura për trajtimin e kërkesave të tyre është shkurtuar. Një vit më parë, ndër vendet e sigurta të origjinës ishin radhitur edhe Maqedonia, Bosnjë-Hercegovina dhe Serbia, që do të thotë se tani të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë në këtë listë. Disa organizata humanitare e kanë kritikuar këtë vendim, me shpjegimin se këto vende kanë probleme shumë serioze me sundimin e rendit dhe ligjit, në krahasim me Gjermaninë dhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian.
Shumë persona që janë vendosur në katedralën e Regensburgut pohojnë se Ballkani nuk është vend i sigurt për ta. 43-vjeçari Bardhok Bardhoku, ka ardhur në Gjermani nga Shqipëria, së bashku me gruan dhe tre fëmijë. Vajza më e vogël ka lindur madje në Gjermani, vitin e kaluar. “Shqipëria nuk është vend i sigurt. Atje ka shumë kriminalitet në Parlament, ndërsa paratë që shkojnë atje prej Bashkimit Evropian, bien në duar të gabuara.?
“Fëmijët tanë nuk mund të shkojnë në shkollë për shkak të traditave mafioze?, pohon Bradhoku. “Nuk mund të shkojmë te mjeku pa para. Për të jetuar atje duhet të shesësh shtëpinë, trupin apo diçka tjetër?.
Bardhoku, i cili në Shqipëri ka pasur një “Internet Kafe” pohon se është i përndjekur nga mafia për shkak të mosmarrëveshjeve rreth pasurisë.
Shqiptarja 27-vjeçare, Albana Ademi pohon se familja e saj në Kosovë është kërcënuar nga kriminelët. “Burrin tim e kanë kërcënuar me vdekje”, pohon Albina. Nëna e tre fëmijëve, ka jetuar 12 vitet e para të jetës së saj në Bielefeld të Gjermanisë, ku edhe ka lindur. Pas përfundimti të luftës në vitin 1999 ajo me familjen është detyruar të kthehet në Kosovë.
“Dua të mbetem në Gjermani”, thotë djali i saj 10-vjeçar, i cili për më shumë se një vit ka qenë në shkollat gjermane.
Solidariteti dhe donacionet
Në 48 orët e kaluara këta persona janë furnizuar me ushqime dhe veshmbathje nga organizatat humanitare. Para katedrales është mbledhur edhe një grup mbështetësish dhe japin ndihma të ndryshme. Këtu janë edhe përfaqësuesit e organizatës Malteser, të cilët japin donacione.
“Ne kurrë nuk do të mund të falënderojmë ata sa duhet”, thotë 33-vjeçari Muhamed Shaqiri. Ai ka ardhur në Gjermani me katër fëmijë dhe gruan nga Kosova në vitin 2014. Gruaja e tij ka nevojë për ilaçe, për shkak të problemeve psikike. Ajo është e sëmurë edhe nga epilepsia.
Gati gjysma e rreth 1.8 milionë banorëve të Kosovës jeton në kushte të rënda. Papunësia është rreth 40%. Shaqiri pohon se jeta e romëve është në veçanti e rëndë. “Ata nuk duan të na japin punë”, thotë ai. “Nuk na lejojnë të shkojmë në shkolla. Nuk kemi shtëpi dhe nuk kemi asnjë shans.?
“Ne do të rrimë këtu deri sa të plotësohen kushtet tona”, thotë Shaqiri.
Çfarë do të ndodhë me këta persona nuk dihet. Ndërkohë policia e cila po bashkëpunon ngushtë me përfaqësuesit e katedralës, ka bërë të ditur se nuk do të ndërhyjë në katedrale kundër këtyre personave që kanë kërkuar azil në kishë. Albana e ka të qartë se “kisha nuk është shtëpi për refugjatë”. Ndërsa Bardhoku pohon se ata e kanë shumë shpesh mbështetjen e popullit gjerman. “Ndërsa tani na duhet edhe mbështetja e shtetit.”/DW
Në samitin në Varshavë, NATO do të ndjekë një strategji të d...
Pesë policë u vranë dhe 6 të tjerë u plagosën të enjten mbrë...
Thonë se – koha fluturon. Duket sikur të kishte qenë dje koh...
Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në rrjetin ...
I ftuar në studion e TemA TV, Ndocaj tha se reforma është e ...
Imigracioni është subjekt i një debati intensiv në shumë ven...
Gjyqtarja në Gjykatën e Magjistraturës të Ëestminister, Zj. ...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka marrë masa në lidhje me zb...
Kryeprokurori Adriatik Llalla dhe ministri i Brendshëm Sajmi...
Zgjedhjet për kreun e Partisë Socialiste në Tropojë janë sho...
Krislen Keri, drejtori i projekteve në Ministrinë e Transpor...
Një trup i dekompozuar është gjetur sot në lumin Drin, në z...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, njëkohësish...
Gjykata Angleze ka vendosur të mos ekstradojë në Shqipëri is...
Deputeti socialist Parid Cara përmes një statusi në Facebook...
Ambasadori amerikan Donald Lu u takua sot me deputetin e Par...
Enkelejd Joti, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Top Channel nuk ...
Zbardhen detaje nga takimi i zhvilluar mes Kryeministrit Edi...
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në mesidtë në krye...
Në emër të Aleancës LGBT, Xheni Karaj Në emër të ProLGBT, Kr...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...