Jorida Tabakun e merr malli për Erion Veliajn
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Po bëhet shumë humor me një deklaratë të Lulzim Bashës në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, kur ai ju drejtua Kastriot Islamit dhe Oerd Bylykbashit, që t?ia shpjegonin dhe njëherë ?si ishte kjo formula e votës së transferueshme?, që kanë rekomanduar SHBA për të tejkaluar krizën e vendeve të rezervuara.
-Ma kanë shpjeguar 20 herë, po se kam kuptuar, tha.
Oerd Bylykbashi ka nisur t?ia shpjegojë me hollësi dhe plot teknikalitete, duke dëshmuar aftësinë e tij dhe padashje, përfshirjen e tij në atë proces.
Pastaj ka ndërhyrë me humor deputeti Patozi dhe i ka thënë mos ta vazhdonte shpjegimin, se pastaj ishte rrezik që deputetët ta kuptonin dhe ta pëlqenin, ndërkohë që ky nuk ishte ai ?propozimi që nuk e duam?.
Dhe kjo është miratuar me një të qeshur të re të grupit parlamentar të opozitës, i cili hallin më të madh tani nuk ka se si të gjejë një zgjidhje, po si ti iki zgjidhjes që i kanë vënë përpara, për gjithçka që ka kërkuar.
Ky është dhe thelbi i letrës së ambasadorit të SHBA, Donald Lu, drejtuar deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Në emër të SHBA, ai mbron projektin e ndryshimeve kushtetuese, si shumë i mirë dhe brenda standarteve europiane, dhe garanton se janë konsumuar të gjitha zgjidhjet për kompromis dhe lë të hapur që opozita të pranojë rekomandimin e Komisionit të Vencias, në nenin 88, ku rekomandohet që nëse nuk gjendet kompromis për shumicën e cilësuar, të kalohet në një sistem propocional, që garanton përfaqësimin e opozitës përmes formulave që aplikohen.
Bëhet fjalë për një sistem përzgjedhës me bazë propocionale, që bazohet mbi votën e transferueshme që është aplikuar në disa vende perëndimore.
Është pikërisht kjo formula që nuk kupton Lulzim Basha dhe grupi parlamentar as nuk do ta dëgjojë, kur tenton t?ua shpjegojë përfaqësuesi i tyre në negociata.
Pas kësaj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës u detyruan të mbajnë një qëndrim zyrtar dhe të prerë kundër shpikjes së formulës së vendeve të rezervuara, që po përdorin si sebep për të bllokuar reformën dhe t?iu bëjë thirje deputetëve të votojnë personalisht reformën, duke injoruar qëndrimin politik të partisë.
Tani për reformën nuk ka më pikëpyetje. Nuk ka pikëpyetje as për përmbajtjen e saj dhe mbështetjen e qartë që SHBA dhe BE po i japin.
Tani ka pikëpyetje për tre liderët kryesorë politikë në Shqipëri, Edi Ramën, Ilir Metën dhe Lulzim Bashën, nëse ata kanë fuqinë e duhur politike të orientojnë votën e deputetëve pro reformës.
Edi Rama deri më tani ka mundur të shuajë çdo pakënaqësi kundër reformës brenda grupit parlamentar, të cilat nuk është se mungojnë. Ai nuk i ka bërë rezistencë asnjë propozimi ndërkombëtar dhe ka qenë në të njëjtën gjatësi vale me BE dhe SHBA. Pakënaqësitë brenda PS për reformën ka mundur t?i mbajë larg publikut, duke paguar një çmim politik për to.
Ilir Meta po ashtu është përpjekur të jetë luajal me qëndrimet ndërkombëtare rreth reformës, dhe është investuar gjatë, por pa suskes deri tani, për një kompromis mes PD dhe shumicës për këtë çështje. Ai ka deklaruar qysh në fillim se votat e LSI janë pro reformës, dhe ka ndëshkuar një deputet që ka folur kundër saj. Ai i është referuar gjithnjë konsesusit me opozitën, kur ka garantuar votat e LSI.
Tani që ky konsesus nuk po arrihet, atij do t?i duhet të ripërcaktojë dhe më tej fatin e votave të LSI, në mungesë të konsesusit.
Lulzim Basha ka qenë qysh në fillim kundër reformës, por shpresoi se duke u përfshirë në proces, do të mund ta devijonte atë në favor të tij, dhe të fajësonte shumicën për dështimin. Në finale të procesit, SHBA dhe BE kanë një qëndrim publik zyrtar kundër kushtëzimeve të opozitës, duke humbur kështu objektivin e betejës së tij dhe duke shënuar një rekord historic, që brenda një viti futi zyrtarisht Partinë Demokratike në konflikt me SHBA dhe BE. Tani përballë tij ka dhe një betejë të re, rreshtimin e deputetëve të PD pro tij, apo pro Perëndimit.
Ai ka kërcënuar se nëse mes tij dhe SHBA, deputetët do të zgjedhin SHBA, ai do të djegë mandatet dhe do dalë nga parlamenti. Fakti që dhe pas kësaj SHBA e përsëriti thirrjen e saj, do të thotë se askush nuk është i shqetësuar për kërcënimin e tij.
Tutori i gjatë gjithë këtij procesi në fakt ka qenë Sali Berisha, dhe ky ishte një rast për Bashën, nëse ai do të mund të zgjidhte mes Berishës dhe Perëndimit. Ai zgjodhi Berishën, duke shuar shpresat e një ?ylli? në ngjitje. Nëse sot do të ishte kryetar i PD Sokol Olldashi, nuk do të ishim para të njëjtës situatë. Këtu duket dhe pesha e krimit politik të zgjedhjeve të manipuluara brenda partisë. Berisha i dhuroi PD me manipulim, pikërisht për ta pasur në këto ditë të vështira për të. Një parti që zgjodhi me manipulim kryetarin e saj, është e dënuar të vazhdojë të drejtohet duke manipuluar dhe qëndrimet e perëndimit ndaj një çështje kaq të rëndësishme për Shqipërinë.
Kjo është nga ato shanset e rralla që të vijnë për të dëshmuar identitetin tënd si lider në një parti të madhe. Basha u bë një me Berishën për hallin e tij në këtë proces. Dhe ashtu do të trajtohet./TemA
Është kurorëzuar dashuria e parë multi-etnike e “Revolucioni...
Deputetët e opozitës janë njohur dje me një propozim të ri q...
Një fëmijë i moshës 5-6 vjeçare ka humbur mes turmës së njer...
Një 55-vjeçar ka gjetur vdekjen, ndërsa është përplasur nga ...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se veprimet e Rusisë...
Forumi i Shoqërisë Civile në Paris kërkon më shumë detyrime ...
Presidenti amerikan, Barak Obama, u nis sot për në Varshavë ...
Komiteti për punë të jashtme i Parlamentit Evropian, votoi t...
Në samitin e NATO-s në Varshavë priten vendime të rëndësishm...
Televizioni News 24 ka shpallur fitoren e Gjermanisë në sfid...
Propaganda pro-Brexit para referendumit britanik shpresoi të...
Jeni student i gazetarisë dhe doni të ndihmoni në luftën nda...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka kërkuar Kry...
Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur gjatë orëve ...
Lideri i SRS-së Vojisllav Sheshel e ka ndërmend që së shpejt...
Kreu i Byrosë amerikane Federale të Hetimeve po e mbron vend...
Një 27 vjeçar shqiptar u qëllua me armë më 28 qershor në mes...
Polumbarët e Renea-s dhe Efektivat e Policisë së Drejtorisë ...
Dy turistë çekë janë aksidentuar me motorçikletën e tyre në ...
Një 27-vjeçar është mbytur mesditën e sotme në lumin e Vjosë...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...