Konferenca ndërqeveritare në Bruksel/ Kos: Mbyllja e tre kapitujve, moment i madh për Shqipërinë
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...
Në samitin e NATO-s në Varshavë priten vendime të rëndësishme për sigurinë e partnerëve lindorë. Edhe referendumi britanik do të jetë një temë e rëndësishme e axhendës.
Në kohën e diktaturës dhe Paktit të Varshavës qarkullonte në Rumani një fjalë mjaft popullore: Nga të gjithë fqinjët e vendit vetëm Deti i Zi është më besniku. Tani duket se edhe kjo ka ndryshuar. Aneksimi i Krimesë nga Moska dhe lufta në Lindje të Ukrainës kanë shqetësuar Europën Lindore e Juglindore. Rumania ndjehet sidomos e kërcënuar dhe synon të marrë premtime zyrtare për përforcimin e krahut juglindor, ashtu si në Poloni dhe vendet e Balltikut. Në Bukuresht dëgjohet shpesh, se Deti i Zi është prej kohësh “det rus”.
NATO e merr seriozisht nevojën për më shumë siguri të shteteve europiano-lindore. Këtë e tregon edhe prezenca e rreth 4.000 ushtarëve në Balltik dhe Poloni. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në samitin e Varshavës do të merren “vendime të prera sipas nevojës së rajonit juglindor”. Psh, në samit pritet të merret vendimi për krijimin e brigade shumëkombëshe në Rumani dhe vendosjen nën kompetencën e NATO-s të sistemit amerikan të mbrojtjes antiraketore në jugun rumun.
Heinrich Brauss, gjeneral gjerman, një nga të atashuarit tek Sekretari i Përgjithshëm, përgjegjës për politikën e mbrojtjes dhe planifikimit të trupave në shtabin qendror në bisedë me Deutsche Wellen e vlerëson politikën e NATOs- në krahun lindor si “një strategji kërcënimi, të cilën ne në zhargonin e NATO-s e quajmë të orientuar drejt 360 gradë. Pra edhe në Lindje, në jug, edhe në juglindje.” Sipas Brauss është e qartë që hapësira e Detit Balltik është e një rëndësie të veçantë, dhe se Deti i Zi nuk duhet dhe nuk mund të bëhet një det i dominuar nga rusët.
Katarzyna Kubiak dhe Wolfgang Richter, ekspertë për çështjet e sigurisë në fondacionin gjerman “Shkenca dhe Politika”, kanë theksuar në intervistë me Deutsche Wellen se “nuk mund të përjashtojmë që përgatitjet për vendosjen e sistemit antiraketor në Poloni dhe Rumani perceptohen në Rusi dhe vendet e stacionimit brenda kontekstit të masave për sigurimin e partnerëve lindorë të NATO-s.” Nëse nga samiti i Varshavës del një sinjal i armatimit dhe marshimit të trupave në Balltik, kështu mund të pritet një lloj rimilitarizimi i kufijve mës NATO-s e Rusisë, apo Bjellorusisë, thonë ekspertët.
Drejtuesi i Konferencës së Sigurisë në Mynih, Wolfgang Ischinger në një takim me shtypin e huaj në Berlin e mbrojti strategjinë e NATO-s në Europën Lindore. Situata e kërcënimit për partnerët lindorë -përmes ngjarjeve në Ukrainë dhe në rajon nuk është krijuar nga NATO. Por nga ana e Moskës po punohet me “argumente propagandistikë të fuqishëm”. NATO ka reaguar “e përmbajtur” ndaj nevojës për siguri të partnerëve lindorë. Sipas Ischinger katër batalionet në Poloni dhe Balltik nuk janë në kundërshtim me dokumentin themeltar NATO-Rusi. Edhe nga Rusia ai pret të njëjtën vetëpërmbajtje. “Rusia nuk duhet të reagojë në mënyrë të ekzagjeruar ndaj karakterit të përmbajtur të masave që ka marrë NATO dhe të vërë në lëvizje spiralen e armatimit.” Varet nga Rusia të pranojë ofertën e bashkëpunimit me aleancën.
Një temë tjetër që do të preokupojë samitin e NATO-s në Varshavë. Krahas vendimeve të parathëna si “historike”, pritet edhe një sinjal i qartë i Britanisë së Madhe pas Brexit. Jo vetëm europianolindorët tremben se dalja e Britanisë së Madhe nga BE e dobëson pozicionin e NATO-s në Lindje. Londra nuk duhet të izolohet dhe do të ishte mirë të mos hiqte dorë nga roli i saj esencial në NATO.
Televizioni News 24 ka shpallur fitoren e Gjermanisë në sfid...
Propaganda pro-Brexit para referendumit britanik shpresoi të...
Jeni student i gazetarisë dhe doni të ndihmoni në luftën nda...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka kërkuar Kry...
Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur gjatë orëve ...
Lideri i SRS-së Vojisllav Sheshel e ka ndërmend që së shpejt...
Kreu i Byrosë amerikane Federale të Hetimeve po e mbron vend...
Një 27 vjeçar shqiptar u qëllua me armë më 28 qershor në mes...
Polumbarët e Renea-s dhe Efektivat e Policisë së Drejtorisë ...
Dy turistë çekë janë aksidentuar me motorçikletën e tyre në ...
Një 27-vjeçar është mbytur mesditën e sotme në lumin e Vjosë...
Ish-Drejtori i Arkivave në Ministrinë e Brendshme, Kastriot ...
Drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj ka hequr CV-në e saj ...
Gazetari dhe analisti Kastriot Myftaraj ka shpërndarë një kë...
Ditën e sotme portali Javanews ka publikuar lajmin për një d...
Eksperti në çështjet e sigurisë, Ilir Kulla ka kritikuar ash...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me propozimin e Part...
Të nderuar kolegë dhe të pranishëm,Nuk jemi kartona!Siç e ke...
Banka e Shqipërisë rishikoi rregulloren për sigurinë dhe tra...
Ish-Kryeminsitri Sali Berisha është shprehur se ministrat e ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...