“Jam i kërcënuar me jetë, si unë dhe familja ime”/ Flet ish i dënuari, akuza oficerit të policisë gjyqësore
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
Gazetat gjermane i kushtojnë sot një vëmendje të posaçme ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski. Ato shtrojnë pyetjen pse ai megjithatë e ka mbështetjen e BE?
Gazeta Die Welt shkruan gjërë e gjatë për ish-kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevski, për të cilin thotë se ka krijuar një imazh tejet të keq. “Por ai po i mban refugjatët larg nga Evropa”.
Gruevski ishte deri para ca kohe kryeministër, por është larguar për shkak të kritikave shumë të rënda për korrupsion. “Megjithatë ka ruajtur pushtetin dhe askush nuk dyshon se Gruevski edhe më tej mban timonin në Maqedoni…Gruevski nuk është i preferuar tek shumica e popullit. Opozita e kritikon për manipulimin e zgjedhjeve, punë ilegale dhe rryshfet e korrupsion. Ndërkohë që qeveria ka marrë edhe pengje politike dhe ka futur disa gazetarë kritikë në burg, për t’ua mbyllur gojën atyre që shkruajnë për vrasjen e një të riu nga forcat e sigurisë së ish-kryeministrit. Të gjitha këto kanë shkaktuar protesta të mijëra maqedonasve. Kundërpërgjigja e qeverisë maqedonase ishte vrasja në maj e 18 separatistëve të dyshuar shqiptarë në Kumanovë. Opozita i ka shtuar kritikat edhe me këtë pikë, duket nënvizuar se Gruevski po përpiqet të shkaktojë konflikte ndëretnike, për të ruajtur pushtetin”, konstaton gazeta.
Autori i tekstit Krsto Llazareviq pohon se “megjithë këto kritika, Bashkimi Evropian nuk po ndërmerr aksione vendimtare kundër Gruevskit, sepse ai është një partner i rëndësishëm në çështjen e refugjatëve. Përderisa Erdogani po e pengon kalimin e refugjatëve në Greqi, Gruevski po i mban larg Evropës ata refugjatë të cilët kanë ardhur deri në Greqi. “Bashkëpunimi po jep fryte, sepse itinerari i Ballkanit është mbyllur”, shkruan gazeta.
Gruevski ka ardhur në pushtet në vitin 2006 dhe prej atëherë ka krijuar rrjete të nepotizmit në pushtet. Shumë shpejt ka emëruar si shef të shërbimit të sigurimit kushëririn e tij Sasho Mijalkov, i cili mban përgjegjësinë për përgjimin e mbi 20.000 personave. Gruevski i ka instaluar njerëzit e tij edhe në pushtet, në organet juridike dhe në institucione. Ndaj Gruevskit ka shumë kritika, por duket se ato nuk po lënë përshtypje të madhe. Ai po mbrohet me pohime për teori komploti dhe pohon se kundërshtarët e tij janë financuar nga jashtë. “Brukseli ka provuar që të ndërmjetësojë dhe që problemet t’i zgjidhë me Gruevskin. Por Gruevski nuk ka realizuar asnjë prej premtimeve për zgjedhje të lira dhe demokratike”, shkruan Die Welt.
Ndërsa e përditshmja “Die Tageszeitung” i kushton vëmendje samitit të Parisit për Ballkanin Perëndimor. Gazeta pohon se Ballkani Perëndimor nuk duhet t’i humbë shpresat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, as pas Brexit-it. Gazeta pohon se në Sarajevë janë përhapur barcoletat për ngjashmërinë e gjendjes në BE me shkatërrimin e ish-Jugosllavisë.
“Përvoja e Ballkanit tregon se fillimi i shkatërrimit të Jugosllavisë përcillej me mobilizime nacionale, gënjeshtra dhe histeri masive të humbjes së mirëbesimit mes popujve.”
Ndër problemet e sotme më të mëdha në këto vende janë elitat e korruptuara, influenca ruse, miliardat saudite por edhe mangësitë e mëdha në demokratizimin e këtyre vendeve. Konferenca në Paris jep shpresa, por tani ato duhet të realizohen. /DW
Një shtetas i Kosovës është vrarë mbrëmë në Zvicër nga një i...
Një gjykatë britanike ka dënuar 6 trafikantë droge, mes tyre...
Administratorja e kopshtit “Diren”, Anjeza Shabani ka kërkua...
Pak njerëz aktualisht i arrijnë ëndrrat e tyre. Por kjo nuk ...
Policia greke ka mundur të zbulojë një parcelë me mbi 3 mijë...
Kostandin Ropi banor i qytetit të Korçës, i mbiquajtur “Part...
Kreu i Shtetit, Bujar Nishani ka shtruar sonte një darkë me ...
Nga Antonella TarpinoE keqja jonë vjen nga larg. Në këtë mën...
Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë një inspektimi në Doganën ...
Tronditjet që shkaktoi vota e Britanisë për daljen nga Bashk...
Nga Alban DaciNuk ka dyshime se sot kemi dy rryma sot nën ud...
Qyteti i Laçit është tronditur mbrëmjen e sotme për shkak të...
Nga Mentor KikiaDebati i madh është se kush e ka përgjegjësi...
Tanja Fajon, reportuese për regjimin pa viza për Kosovën në ...
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka shkarkuar nga puna dy...
Drejtori i FBI-së, James Comey, të martën ka bërë të ditur q...
Disa dokumente të siguruara nga HashtagAL zbulojnë se si një...
Gjergj Kastrioti Skënderbeu është kthyer në qendër të sulmev...
Eksperti i çështjeve të sigurisë, Ilir Kulla ka reaguar lidh...
Mbesa e ish-Kryeministrit Sali Berisha, Dasara Malltezi ka s...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...