web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia sqarim për videon e dhunës/ Nuk ka lidhje me ngjarjen e Kurbinit

3 Korrik 2016, 17:21, Aktualitet CNA

Policia e Lezhës ka sqaruar lajmin e publikuar më herët, lidhur me videon ku tregohej dhuna ndaj një personi. Përmes një sqarimi të shpërndarë për mediat, blutë deklarojnë se pamjet filmike kanë lidhje me një ngjarje të ndodhur në 17 qershor në Shëngjen dhe jo me ngjarjen e datës 1 korrik në Kurbin për të cilën dy persona janë shpallur në kërkim. Për rastin e Shëngjinit shprehet policia është arrestuar personi i dyshuar dhe se njoftimi u është dërguar të gjitha mediave.

“Konflikti  në Kurbin ka ndodhur  me datë 01.07.2016 në orën 23:00. Për këtë ngjarje janë  shpallur në kërkim 2 shtetas për veprat penale ” Shkatërrim prone” “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Kanosje”. Ndërsa video e publikuar sot nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje  të  Kurbinit.” thuhet në deklaratën e uniformave blu.

Policia e Lezhës thekson “Saktësisht , video e publikuar, i përket ngjarjes së ndodhur me datë 17.06.2016,  në  Shëngjin , për të cilën  Policia e Lezhës ka reaguar menjëherë pas njoftimit duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar. Njoftimi për këtë ngjarje dhe për veprimet e kryera nga Policia e Lezhës, u është dërguar të gjitha mediave.
Nga veprimet hetimore të kryera nga Sektori i Krimeve  të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, është arrestuar në flagrancë autori i dyshuar për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese “, mbetur në tentativë. Gjithashtu, është proceduar një shtetas tjetër për “Plagosje e lehtë me dashje”, është sekuestruar arma e përdorur, dhe të gjitha materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.” përfundon sqarimi i policisë Lezhë.





Lajmet e fundit nga