web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A është Ambasadori i gjithpushtetshëm?

3 Korrik 2016, 17:15, Aktualitet CNA

Nga Arben Berisha

Shpesh here j’u kam terhequr vemendjen per rrezikun qe BANKA META sjell ne shoqerine shqiptare, por sot dua t’ju ofroj analizen time mbi Ambasadoret dhe hapsiren e tyre ne vendin mikprites.
Shpresoj qe politikaneve tane t’ju kthellohet mendja, mbi perceptimin e tyre ndaj sjelljes se Ambasadoreve te (vet)imponuar si te gjithpushtetshem ne Shqiperi.
Ambasadori eshte nje burokrat karriere i atashuar (i derguar) ne nje vend mik dhe eshte pik-lidhje mes dy vendeve; ose pik-lidhja e nje Organizate nderkombetare te rendesise se vecante dhe vendit mikprites.
Nese (ambasadori) nuk do caktohej Ambasador, ate do e gjenit ne nje zyre, ndoshta pa dritare, duke shtyre letra cdo dite nga zyra e tij ne zyren tjeter perbri, deri ne oren 4 mbasdite. E me pas, duke pritur autobuzin e ores 4:05 per te shkuar ne shtepi. KAQ!

Ambasadori ka per detyre paraqitjen e Letrave Kredenciale para Kreut te Shtetit mikprites. Ai eshte nderlidhes i Shtetit mikprites me Shtetin meme dhe merret me “pune letrash dipllomatike” mes tyre. Pra nje tip korrieri, por qe ne gjuhen dipllomatike, quhet Ambasador. Gjithashtu, kur nuk ka Konsullate, Ambasada merret me sherbime konsullore. KAQ! Ketu mbaron detyra, puna, interesi, vemendja, nevoja, konsulta e Ambasadorit ne raport me vendin mikprites. Dhe kur kthehet ne vendin e vet, ose atashohet diku tjeter, ose futet prap ne ate zyren pa dritare dhe merret me letra, deri kur te hapet nje vend i ri pune per ambasador, ose deri kur te dali ne pension. Por gjithmone duke pritur autobuzin per ne shtepi ne oren 4:05. KAQ!

Eshte gabim, poshtrim dhe injorim ndaj vetes, detyres shteterore, Republikes dhe Kombit, kur politikani I vendit mikprites (ne pushtet dhe/apo opozite) dhe zyrtari i Administrates, i japin rendesi primare apo vemendje absolute deklarates apo opinionit te Ambasadorit mik, duke u shkeputur krejtesisht nga pergjegjesite e veta kushtetuese. Politikani dhe Shtetari duhet te kete primare interesat e Kombit, jo verzionin e Ambasadorit apo edhe te shtetit qe Ambasadori perfaqeson.

Kur Ambasadori merr ne dore ?frenat e politikes? se vendit mikprites, eshte ?vdekjeprurese? per dipllomatet dhe politikisht derrmuese per politikanet e vendit mikprites. Ne raste te tilla, kur Ambasadori sillet si i gjithpushtetshem, ai dhe shefat tij e konceptojne si inferjore politiken e jashtme te vendit mikprites dhe nuk i marrin me seriozisht dipllomatet e atij vendi. Nuk i shohin me si te barabarte. Sepse ne rastet me te shumta, dipllomacia behet ne holle, ne darka, ne tavolina dipllomatesh, pra ne ambjente jo-zyrtare. Ndersa ajo c?ka shikojme neve ne TV eshte produkti i bisedimeve jozyrtare. Fati i vendeve te vogla eshte vendosur ne tavolina plot vodka e whiskey, jo plot kamera e mikrofona. Pra, qe te kesh rezultate te kenaqshme per vendin, si diplomat duhet qe fillimisht te ndjehesh psikologjikisht i barabarte me palen tjeter. Prandaj duhet te krijosh situaten e atille qe pala tjeter te te mos nenshtroje indirekt, nepermjet nderhyrjeve ne cdo aspekt te shoqerise.

Pjesa e dyte e nje rendesie e vecante eshte sjellja e politikaneve. Kur politikanet jane miop, te papafte, servil dhe politikisht inferjor, bejne gabime te medhaja; nder to jane edhe sjellja me servilizem ndaj Ambasadoreve arrogant. Kjo demton Shtetin dhe vet politikanin ne raport me popullin. Nga ky moment, politikani shikohet me neveri dhe mosbesim nga populli. Dhe njekohesisht ka demtuar mburojen e dipllomatit tij.
Kur Ambasadori i cilido Shteti apo Organizate jep deklarata per shtyp mbi ngjarjet, politiken, apo ceshtjet sociale te vendit mikprites, per gjera qe nuk kan lidhje fare me detyren e Ambasadorit dhe/ose marrdhenjet e jashtme, ne vecanti marrdhenjet dy-paleshe, atehere, kjo sjellje e Ambasadorit konsiderohet arrogance diplomatike. Ky veprim quhet NDERHYRJE NE PUNET E BRENDESHME te vendit mikprites dhe eshte kategorikisht e papranueshme. Ne rastet e perseritura, vendi mikprites kerkon largimin e Ambasadorit. Nderkohe, marrdhenjet mes dy Vendeve nuk cenohen, sepse marredhenjet jane largpamese, te ndersjellta, afatgjata, dhe strategjike per te dy vendet. As nuk imagjinohet nga te dy vendet qe veprimet e nje Ambasadori te prishin pikat e lartpermendura.
Por c’ndodh ne Shqiperi? Ne Shqiperi, Ambasadori mer rrolin e te gjithpushtetshmit. Kete “tager” ja kan dhene politikanet tane qe shquhen per pafatesine e tyre profesionale ne politike, antikombtarizmin, mendje-shkurtesine, injorancen politike, servilizmin dhe plagarizmin politik. Inferjoriteti i politikaneve tane eshte nje oximoran fatkeqesisht i vertet, por kjo eshte nje ceshte tjeter dhe duhet diskutuar here tjeter. Nderkohe, Ambasadori, ky burokrat karriere, here flet me elokuence diplomatike dhe here me gjuhe arrogante. Te dy rastet interpretohen sipas interesit te politikanit servil shqiptar. Nese je ne pushtet kapesh pas nje fije bari te deklarates dhe thua se, “X shtet mik, nepermjet Ambasadorit, na mbeshtet per X ceshtje”. Ndersa kur politikani idiot eshte ne opozite thote se “X ambasador i vendit mik te Shqiperise, me kete deklarate, i dha nje shuplake qeverise se korruptuar”, etj, etj, budalliqe te tilla.

Te dy palet e politikaneve jane teresisht gabim. Qendrimet e te dy kraheve politik ndaj deklarates se nje Ambasadori, mbi ceshtjet e brendeshme te vendit tone, jane krejtesish idioteske, amatore dhe antikombetare. Duke perfituar nga keto dobesi te theksuara te politikaneve shqiptar, burokrati i atashuar si ambasador i perkoheshem, i jep vetes edhe me shume vemendje, rendesi, pushtet dhe mbipushtet ne vendin mikprites. Arrogance totale! Pra marrdhenjet dypaleshe me Ambasaden, kalojne ne nje rreth vicioz per shkak te tolerimit qe bejn politikanet tane ndaj ambasadoreve te rradhes. Ky ambjent diplomatik “mbytes” eshte gjithmone ne dem te vendit mikprites qe toleron ambasador te tille arrogant. Shpesh here, per t’u justifikuar ndaj kesaj tolerance te pajustifikueshme dhe servile, politikanet tane per t’i dhene rendesi vetes , shprehen gjysem-publikisht, duke na kujtuar se, “deklarata e Ambasadorit X eshte qendrimi i vendit qe perfaqeson”. Por kjo nuk eshte gjithmone e vertete. Marredhenjet dy-paleshe nuk ndikohen fare nga problemet politike dhe sociale, qe ka njeri shtet. Ata nuk kan ardhur ne Shqiperi per te na dhene mend apo per te na drejtuar ne si Shoqeri, sepse nuk eshte puna e tyre. Ka organizma te tjera qe merren me konsulence specifike per problematikat qe ka nje shtet.
As Ambasadori yne ne nje vend mik, nuk nderhyn ne ceshtjet qe jane jashte orbites se parapercaktuar te Ambasadorit, qe njihen dhe pranohen boterisht dhe juridikisht nga te gjithe shtetet. Do te ishte qesharake nese ambasadori yne ne nje vend ?X?, te dilte cdo dy-tre dite ne konferenca per shtyp dhe te deklaronte se ?krimi? apo ?korrupsioni? apo ?ura e rrezuar? apo ?tekstet shkollore? apo cfaredo ceshtje tjeter me te cilat perballen cdo dite shoqerite ne bote, ?jane te papranueshme per Shqiperine dhe vendi (ne fjale) duhet te ndryshoje rruge?, etj, etj, budalliqe te perngjashme me ato qe Ambasadoret e huaj ne Shqiperi thone me bekimin e politikaneve te paafte dhe servil shqiptar. Dhe j?u garantoj qe plot vende te zhvilluara kane me shume probleme sesa kemi ne shqiptaret. Per shume vende, problemet me te cilat perballet Shqiperia sot, jane si lojra femijesh per ata. Le qe Ambasadorit tone ?trim? nuk do i jepnin as nje second hapsire publicitare. Por si pergjigje vendi mik do i dergonte Note Proteste Ministrise tone te Jashtme, per ?nderhyrje ne punet e brendeshme?. Dhe natyrisht, ne do e kthenim Ambasadorin tone me aeroplanin e pare.
Nderkohe, sjellja arrogante qe Ambasadoret e huaj shfaqin ne Shqiperi, as nuk imagjinohet te shfaqet nga Ambasadoret tane te atashuar ne vendet mike. Jo se jane burra me te mire keta tanet, por se nuk te jep hapsire askush ne boten e qytetruar.
Keta Ambasadoret e huaj qe fusin hundet aty ku nuk bie drita e diellit, ne fakt, flasin dhe ?deklarojne? me qellimin e vetem: per te vendosur interesa personale me klasen e paafte politike shqiptare; dhe nderkohe, injorojne ata politikan te afte qe i kundervihen atyre. Por Ambasadoret nuk i tejkalojne kufinjt e vendosur diplomatik dhe politik te shteteve. Ata ecin deri aty ku interesat e Shtetit tyre nuk preken, nuk rrezikohen, nuk nderlikohen. Dhe nese ndodh nje ?kapercim kufiri?, Ambasadori ?dergohet me detyre tjeter?. Ka plot raste te Ambasadoreve te atashuar ne Shqiperi ose ne vende te tjera te Ballkanit, ku ata jane terhequr pa i mbaruar mandati dhe biles jan larguar fare nga sherbimi diplomatik i vendit tyre.

Nderkohe ne Shqiperi, shumica e politikaneve punojne fort, jo per interesat e popullit, por per ndertimin e marrdhenjeve personale me Ambasadoret e vendeve te rendesishme sic jane te BE, ShBA, Itali, Gjermani, Hollande etj. Kjo ndodh per dy arsyje: korrupsion te ndersjellte me proxy (me nje te trete), dhe fuqizim politik te politikanit shqiptar (sepse eshte i papafte) ne detyre. Nderkohe, nuk ka politikan te huaj qe te shoqerohet publikisht me Ambasadoret tane ne vendet mike. Per shembull, eshte e paimagjinueshme qe te shkoji Ambasadori yne ne Budestagun Gjerman dhe te kerkoje ndryshime te ligjeve per trajtim me njerzor per shqiptaret; apo Ambasadori yne ne Washington DC te futet ne Kongres dhe te kerkoje “me shume pune nga FBI per te ulur krimin ne Amerike”.
Ndersa ne Shqiperi edhe nje perkthyese ambasade duket si ?person i rendesise vecante? sepse perkthen per Ambasadorin; ndersa neper kokteja rutine, politikanet shtyhen me njeri-tjetrin per te dal ne foto me Ambasadorin, e me pas e nxjerrin foton neper fushate si arritje te madhe, si “mbeshteje qe “X” Shtet i jep ketij politikani servil.”
Shoqeria shqiptare dhe ne vecanti politikanet duhet te largohen nje here e mire nga pozicioni i servilit dhe inferjorit ne raport me Ambasodoret dhe vendet mike, sepse po demtojne interestat e Kombit.
O popull, askush nuk te rrespekton, nese ata shikojne qe ti nuk rrespekton veten.





Lajmet e fundit nga