Me thirrjet kundër qeverisë/ Vijon protesta para Kryeministrisë
Vijon prej gati tre orësh protesta në bulevardin “Dëshmorë...
Vijon prej gati tre orësh protesta në bulevardin “Dëshmorë...
Fenomeni ? Për shkak të ngrohjes globale, shterimit të rezervave nëntokësore të ujit, por edhe prej popullatës në rritje dhe ndërtesave masive, kryeqyteti kinez po fundoset me 10 centimetra çdo vit.
Kryeqyteti i Kinës, Pekini që prej vitit 1935 ka filluar të zhytet nga pesha e vet. Dhe sipas një studimi të ri, pjesë të qytetit po fundosen me 10 centimetra çdo vit.
Autorët thonë se zhytja është një rrezik i madh për popullatën dhe sigurinë infrastrukturore urbane.
Në një studim të publikuar së fundmi, autorët monitoruan se si uji nëntokësor po bën që disa pjesë të kryeqytetit të Kinës të fundosen, si dhe zbuluan se disa pjesë po arrijnë të përthithen me 10 centimetra.
Kërkuesit thanë se distrikti Chaoyang, që përfshin shumë hotele dhe ndërtesa zyrash nga Distrikti i Biznesit Qendror në Pekin është zona më e prekur.
?Fundosja maksimale shihet në pjesën lindore të Pekinit me më shumë se 10 centimetra në vit?, paralajmëruan autorët e studimit.
Ekspertët bënë thirrje që kjo rënie në vlerësimin e ?fundosjes?, siç ndodh kur zhytet toka, është një përgjigje ndaj shkaqeve gjeologjike dhe atyre njerëzore.
Ndërtimi i shpejtë i objekteve masive, rrugëve dhe projektet infrastrukturore të tjera kanë shtuar shumë peshë mbi tokën.
Gjithashtu, nxjerrja me tepri e ujit nëntokësor është një problem tjetër madhor që ndodh ngaqë zonat urbane në zhvillim përpiqen të përshtaten me popullatat në rritje dhe kërkesën për ujë.
I ndodhur në fundin verior të Fushës Veriore të Kinës, Pekini është renditur si qyteti i pestë me përqendrimin më të madh të ujit në botë dhe uji nëntokësor është burimi kryesor ujor për aktivitetet industriale, bujqësore dhe të familjeve.
Me rritjen e shpejtë urbane, ka pasur rritje të kërkesës së ujit në Pekin. Studimi përdori imazhe satelitore dhe GPS për të mbledhur të dhëna nga viti 2003 deri në 2010.
Skuadra ndërkombëtare e shtatë shkencëtarëve dhe inxhinierëve përdori teknologjinë InSAR të radarit, i cili monitoron ndryshimet e ngritjes ose uljes te toka.
Më herët këtë vit, duke përdorur një radar të NASA-s, shkencëtarët prodhuan harta që zbuluan se Nju Orlinsi dhe zonat përreth tij po zhyten me norma shumë të larta.
Normat më të larta u zbuluan mbi lumin Misisipi pranë zonave industriale dhe në Michoud, të cilat përjetuan të dyja rënie vjetore të tokës me nga 5 centimetra.
Por disa pjesë të Pekinit po zhyten dyfish krahasuar me Nju Orlinsin, sipas studimit të ri.
?Fundosja e tokës është një kërcënim i madh për sigurinë publike dhe infrastrukturën urbane?, thotë studimi.
?Për këtë arsye, monitorimi i vazhdueshëm i tokës është kritik për zbulimin e kërcënimeve të mundshme dhe për projektimin e strategjive të kompensimit?.
Çfarë e shkakton fundosjen?
Ky fenomen i zhytjes, i quajtur fundosje, mund të shkaktohet nga një shumëllojshmëri faktorësh.
Ndërtimet e shpejta të objekteve masive janë një nga shkaqet kryesore që autorët besojnë se e kanë shkaktuar atë. Por jo të vetmit. Sipas studiuesve rrugët dhe projektet e tjera infrastrukturore i kanë shtuar peshë të tepërt tokës dhe kjo ka çuar në zhytje të saj.
Duke qenë se kërkesat e popullatës në rritje për ujë të pijshëm dhe të përdorshëm janë shtuar po ashtu, kjo do të thotë se një nga shkaqet e zhytjes së tokës lidhet edhe me këtë arsye.
Sa shpejt po zhytet Nju Orlinsi?
Më herët, këtë vit një radar i NASA-s u ofroi shkencëtarëve gjenerimin e një harte që zbuloi se Nju Orlinsi dhe zonat përreth tij po zhyteshin me norma të shpejta.
5 centimetra qe fundosja vjetore e zonave industriale përgjatë Misisipit dhe shkencëtarët nga Universiteti i Luizianës për GjeoInformatikën thonë se kjo është zbuluar në matjet e vitit 2009 dhe 2012.
Një tjetër zhytje u zbulua edhe në zonën e sipërme dhe të poshtme të Nju Orlinsit, ku lëvizja e matur e tokës mund të lidhet me nivelet e ujërave në Misisipi.
Qytetet kryesore botërore që po fundosen
Kryeqyteti Xhakarta i Indonezisë me popullatë mbi 10 milionë banorë është gjithashtu në fundosje të shpejtë në Detin Java, për shkak të ndryshimit klimatik, por edhe prej shterimit të rezervave nënujore.
Bangladeshi me një popullatë prej mbi 150 milionë është gjithashtu i rrezikuar prej ndryshimit klimatik. Një e katërta e tokës së tij ka filluar të zhytet çdo vit.
Maldivet rrezikojnë të zhyten nën ujë si pjesë e qyteteve të tjera madhore që po fundosen nga pak çdo vit. Zona ishullore në Oqeanin Indian gjithmonë e më shumë po përballet me vështirësi që të mund të qëndrojë në sipërfaqe.
Spanja, Britania e Madhe, Franca dhe Italia. Kudo e majta ev...
Mosfunksionimi politik në SHBA, pengon gjithashtu aftësinë t...
Vërtet Britania do të largohet nga Bashkimi Evropian?Kancela...
Të paktën 35 persona kanë vdekur sot për shkak se një autobu...
Një ish-usharak serb, Gjorgje Veliçkoviç, është arrestuar ng...
Ekspertët e financave në Kinë kanë paralajmëruar se vendimi ...
Sot u hapën qendrat e votimit në Spanjë për zgjedhejt legjis...
Viti 1991:Jugosllavia shpërbëhet, Gjermania ka një vit e bas...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po qëndron për vizitë zy...
Zyrtarët italianë thonë se të paktën 7 mijë emigrantë janë s...
Të rinjtë britanikë votuan pro qëndrimit të vendit në BE, të...
Përfaqësuesi i Britanisë në ekzekutivin e BE-së në Bruksel, ...
Një peticion i ri që bën thirrje për një referendum të dytë ...
Ministri i Jashtëm gjerman, Frank Walter Steinmeier thotë BE...
Të paktën 20 persona, përfshirë edhe 8-vjeçar dhe një foshnj...
Presidenti Barack Obama tha të premten se kishte biseduar me...
Çfarë është realisht e frikshme tek sulmet e tmerrshme që ka...
Në një ditë të freskët të verës në Londrën e vitit 1951, ofi...
Presidenti Barack Obama dhe disa ligjvenës demokratë në Kong...
Britanikët i thonë po Brexit – Brohoritje në kampin pro Brex...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...