Vogëlushja nga Korça fiton Little Miss Planet 2016
Mirsa Shkembi, vogëlushja 5-vjeçare ka fituar Kuroren e Art...
Në raportin e fundit të agjencisë britanike të kërkimeve ?The Economist Intelligence Unit? nënvizohet se Shqipëria do të ketë një stabilitet politik në dy vitet e ardhshme, pavarësisht se dy partitë kryesore ende nuk kanë rënë dakord për reformën në Drejtësi dhe dekriminalizimin e zyrtarëve. Megjithatë zgjedhjet në 2017, shkruan The Economist në raport, do të jenë një provë për vendin tonë.
Sa i përket disa aspekteve të analizuara në raportin për Shqipërinë, i publikuar ditën e sotme, për marrëdhëniet ndërkombëtare përmendet kryesisht integrimi europian si një prioritet i politikës së jashtme.
Ndërsa sa i përket aspekteve ekonomike, sipas raportit, agjencia rishikon me ulje parashikimin e rritjes reale të PBB-së në Shqipëri në vitin 2016 në 3% (më parë 3.3%).
Trendet
Pavarësisht nga përmirësimet, klima e investimeve në Shqipëri ka të ngjarë të mbeten ndër më të vështira në rajon, nënvizon raporti. Mangësitë në administratën publike dhe sistemin ligjor, korrupsioni i përhapur, furnizimi me energji elektrike i pamjaftueshëm, (edhe pse i përmirësuar), si dhe infrastruktura e dobët, paraqesin probleme veçanërisht të vështira për vendin tonë.
Politikat fiskale
Konsolidimi fiskal është një prioritet për qeverinë, nënvizon raporti, teksa ajo përpiqet për të ulur deficitin buxhetor, i cili u rrit në 5% të PBB-së në vitin 2013, për shkak të shpenzimeve parazgjedhore. Deficiti buxhetor u zgjerua me 5.2% të PBB-së në vitin 2014, kryesisht si rezultat i pagesës së detyrimeve të prapambetura ndaj sektorit privat. Raporti tregon se qeveria shleu pjesën më të madhe të borxheve të saj deri në fund të 2015. Goditja e evazionit fiskal ose ndryshe reforma e antiinformalitetit, ndihmoi për të ngushtuar deficitin fiskal në 4% të GDP në vitin 2015. ?Ne konsiderojmë se objektivi i qeverisë prej I deficitetit të borxhit prej 2.2% të PBB-së është shumë optimiste; megjithatë, ne parashikojmë se deficiti do të bjerë në mënyrë të konsiderueshme, në 2.9% të PBB-së, si rezultat i rritjes më të shpejtë ekonomike dhe përmirësimit të mbledhjes së taksave.?- thekson agjencia.
Politikat monetare
Që nga gushti 2011, kur norma e saj e interesit qëndronte në 5.25%, Banka e Shqipërisë ka ulur normën në 15 raste të ndryshme, nga një total prej 375 pikë bazë, duke e çuar atë deri në një rekord të ulët prej 1.5% në prill të vitit 2016.
?Pas vendimit të Bankës Qendrore Evropiane (BQE) në mars 2016 për të zgjeruar politikën e saj të lehtësimit monetar, ne besojmë se Banka e Shqipërisë ka hapësira për të ulur normën, për të stimuluar kreditimin. ?- thuhet në raport.
Rritja ekonomike dhe inflacioni
The Economist shkruan se pritet një trend pozitiv për të përshpejtuar në mënyrë modeste rritjen ekonomike në 2016-17 . Eksportet, nënvizojnë ata, do të përfitojnë, sidomos jashtë eurozonës, nga një dobësim i monedhës vendase
Raporti tregon se Pasiguria në lidhje me zbatimin e programit të tretë të ndihmës ndaj Greqisë mbetet dhe rreziku i vendit që ka për të lënë zonën e euros, gjatë pesë viteve të ardhshme është ende e lartë, në 60% sipas vlerësimit të agjencisë.
? Raundi i ri i masave shtrënguese që Greqia do të jetë e detyruar për të futur si pjesë e fundit kushteve për përfitimin e ndihmës, do të reduktojë kërkesën greke për eksportet. Megjithatë, pas gjashtë viteve të krizës ekonomike, Greqia nuk është më aq e rëndësishme si partner tregtar për Shqipërinë. ?- thuhet raport.
The Economist ka rishikuar me ulje parashikimin e rritjes reale të PBB-së në Shqipëri në vitin 2016 në 3% (më parë 3.3%). ?Ne parashikojmë që rritja reale e PBB-së do të përshpejtohet në 3.4% në vitin 2017, teksa veprimtaria ekonomike do të zgjerohet për tregun Itali-Shqipëri, si dhe pritet që Greqia të dalë nga recesioni; Këto zhvillime do të rrisin kërkesën për eksportet shqiptare dhe njëkohësisht do të rrisin remitancat e imigrantëve?.
The Economist parashikon që inflacioni mesatar do të ndryshojë pak në vitin 2016, në 1.8%. Një reagim në çmimet ndërkombëtare të mallrave dhe rritja e konsumit të brendshëm, përpara zgjedhjeve të mesit të vitit të ardhshëm sakaq, do të çojë inflacionin në një mesatare prej 2.3%, në vitin 2017./Monitor
Mirsa Shkembi, vogëlushja 5-vjeçare ka fituar Kuroren e Art...
Nga Altin GoxhajVETEM NJE GRUP I CMENDUR MUND TE REALIZONTE ...
Aty nga gjysma e dyte e mandatit te dyte, te qeverisjes “Nan...
Kabinetit të Qeverisë së Kosovës i është shtuar edhe një zëv...
Ka mjaftuar grabitja e sotme në aeroportin Nënë Tereza në Ri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se ngj...
Ka shumë “mish në zjarr”, në agjendën e Wolfgang Schäubles. ...
Shtetasi Bilal Shehu, 48-vjeç, është shpallur dje fajtor nga...
Ka qënë kjo deklarata telefonike me redaksinë e Citynews, e ...
Ish kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetet sociale ...
Dy aksidente ndodhën sot në Korçë, ku në njërin prej tyre hu...
Deputeti Eduard Ndocaj shprehet se elliminimi i Kombëtares k...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar rastin e grabitj...
Gazetari i kronikës Artan Hoxha shprehet se grabitja e ndodh...
Policia e Tiranës ka dhënë versionin zyrtar të grabitjes së ...
Një grabitje me armë ka ndodhur sot në aeroportin “Nënë Tere...
Një grabitje me armë ka ndodhur sot në aeroportin “Nënë Tere...
Një grabitje me armë ndodhi sot pas mesdite në aeroportin “N...
Tre persona të maskuar kanë kryer një grabitje me armë në ae...
Ish-kryeministri Sali Berisha, tha gjatë fjalës së tij në ku...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...