Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, në një intërvistë për televizionin ?Top Channel?, ka folur në lidhje me aprovimin e një granti nga BERZH prej 35 milionë eurosh, për të ndërtuar linjën hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës.
Haxhinasto tha se për të përfunduar këtë projekt, duhen 84 ml euro në total dhe i takon palës shqiptare të gjejë format e tjera të financimit për pjesën e mbetur të fondit. Duke u ndalur në terma konkret, Ministri tha se parashikohet që kjo linjë të përfundojë në vitin 2019, dhe përveç linjës Tiranë-Durrës, do të ndërtohet një linjë e re Tiranë-Rinas. Në aspektin rajonal, Haxhinasto tha se po punohet me Malin e Zi, dhe është rënë dakort edhe për një lidhje hekurudhore me Greqinë.
Intervista e plotë.
BERZH ka aprovuar një shumë prej 35 ml eurosh për hekurudhën shqiptare, për çfarë do të shërbejë?
Studimi është përfunduar, projekti i detajuar i këtij segmenti. Besoj në samitin e Parisit në 4 korrik, do të bëhet edhe zyrtarizimi i dhënies së këtij granti prej 35 ml euro, dhe do ti mbetet palës shqiptare që gjejë pjesën tjetër për fondin që duhet prej 84 ml euro për të ndërtuar linjën Tiranë-Rinas-Durrës, ose nga buxheti shtetit, ose ndonjë mundësi tjetër financimi që mund të jetë një institucion tjetër financiar ose një bankë.
A do ketë një ristrukturim të hekurudhave, duke qenë se do të marri gjithë këto para?
Mund të them që hekurudha shqiptare do të kalojë një proces reformimi substacial. Do të rioganizohet mbi bazën e kodit të ri hekurudhor, i cili ëhtë përfunduar dhe do të miratohet së shpejti nga Qeveria dhe Parlamenti. Ky organizim i ri, do ti japi mundësi hekurudhës shqiptare që të jetë edhe më e hapur edhe më fleksibël, për të menaxhuar kërkesa për operatorë të ri në treg. Gjë që do të rrisi konkurueshmërinë në këtë transport. Aktualisht hekurudha ka shumë për të bërë, për të shkuar drejt konkurueshmërisë me format e tjera të transportit veçanërisht me atë rrugor. Ne jemi duke realizuar edhe një studim tjetër, për të lidhur gjithë kalatat e portit të Durrësit me rrjetin hekurudhor, që do të jetë një mundësi më e madhe për këtë lloj transporti. Theksoj se është domosdoshmëri të mbajmë një sy të vëmëndshëm në lidhjet ndërkombëtare, jo vetëm në realizimin e infrastrukturës fizike, por edhe në përmirësimin e kuadrit të bashkëpunimit. Konkretisht me Malin e Zi, jemi duke realizuar një numër protokollesh të rëndësishme. Janë realizuar 3 nga 4 protokollet e domosdoshme me Malin e Zi, një detyrë kjo e Samitit të Vjenës mbajtur në prill të vitit të kaluar. Gjithashtu jemi duke planifikuar dhe koordinuar edhe me kolegët e Maqedonisë. Së fundmi kemi edhe një pikë konsensusi me Greqinë për realizimin e një lidhje hekurudhore. Gjë e cila besoj në kuptimin strategjik dhe dokumentave strategjike të politikave të transportit hekurudhor, do të materializohet së shpejti.
Çfarë parashikon projekti Tiranë-Durrës, linjë të re, trena të rinj, stacione të reja?
Do të jetë një rikonceptim i plotë, duke filluar nga traseja por edhe nga mjetet lëvizëse. Përgjithësisht gjurma e linjës ekziztuese midis Tiranës dhe Durrësit do të ruhet, do të shtohet. Por do të kemi një linjë krejtësisht të re Tiranë- Rinas. Domosdoshmëri është caktimi i terminalit fundor të Tiranës, i cili do të lidhet me stacionin multimodal të Kasharit, për këtë jemi në bisedime me Bashkinë e Tiranës. Dua të vlerësoj gadishmërinë dhe angazhimin e tyre, për t?i dhënë një zgjidhje sa më të shpejtë dhe akomodim të kësaj kërkese brenda planit zhvillimor të Tiranës. Besoj se shumë shpejt do të kemi një konkluzion përfundimtar për vendndodhjen e këtij stacioni.
Shumëkujt i kujtohet rrëzimi i bukuroshes Grida, 3 vjet më p...
Ka ca gjera qe pasi vendosen nuk mund te hidhen ne referendu...
Numri i përdoruesve të substancave narkotike në gjithë Kosov...
Vlen të shkruhet dhe rishkruhet se “pika 88” e vlerësimeve t...
Ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i ci...
Një ditë më parë, deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu tha se ...
Të tjera detaje janë zbuluar nga “grupi i zjarrit në Lazarat...
Rreth 20 vjet më parë, në 11 shtator 1996, një shqiptar që k...
Menjëherë pas fitores së kombëtares Shqiptare me Rumaninë në...
Një aksident masiv ka ndodhur sot në autostradën Tiranë – Du...
Deklarata është bërë në takimin urgjent të gjashtë vendeve t...
Nga Bislim AhmetajRefreni i politikës shqiptarë prej muajsh ...
Një punëtor i një rrobaqepësie është plagosur ditën e djeshm...
Policia e Krujës ka asgjësuar 1320 rrënjë kanabis në dy fsha...
Policia e Sarandës ka asgjësuar 8 parcela me 2384 rrënjë kan...
Një shtetas 34-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Polic...
Policia e Elbasanit ka arrestuar 4 shtetas pasi dyshohet se ...
Tre punonjës të Degës Doganore Berat janë arrestuar ditën e ...
Dje në Korçë, një shtetas 31-vjeçar u torturua për orë të të...
Një shtetas 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Bulqizës...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...