Aksident me një viktimë në autostradën Vlorë-Fier
Një aksident rrugor me një viktimë ka ndodhur mbrëmjen e s...
Një aksident rrugor me një viktimë ka ndodhur mbrëmjen e s...
Nga Eric Jozsef
Mëngjesin e së premtes, do të dimë nëse duhet të mesohemi me shprehjen ?BE ka 27 anëtarë?. Deri pak muaj më pare, votimi për qëndrimin apo jo të Britanisë së Madhe në Evropë, dukej gati joreal ose së paku shumë pak kërcënues. Përshpejtimi i kohëve të fundit, me rrezikun shumë real të Brexit-it famëkeq, konfirmon se historia mund të njohë tronditje të papritura, madje edhe të rrezikshme, dhe na kujton se ndërtimi i një Evrope të bashkuar ishte, në frymën e themeluesve, edhe ideja për të ?sunduar? historinë, me qëllim shmangien e nënshtrimit ndaj tekave të saj.
Sido që të jetë rezultati, referendumi britanik na shtyn të reflektojmë mbi të ardhmen e BE-së, si dhe për të hedhur poshtë disa stereotipe.
E para është që Britania e Madhe ka ngadalësuar ndërtimin e Evropës. Sigurisht, Londra e ka parë gjithmonë anëtarësimin e saj në BE, kryesisht si një bashkim në një realitet ekonomik, ku sundojnë tregu i lirë dhe ideologjia neo-liberale. Ajo nuk iu bashkua projektit të një Evrope politike dhe të integruar. Në këtë kuptim, ka kundërshtuar përherë në mënyrë të vendosur forcimin e kompetencave të Brukselit.
Por të ngadalësosh, nuk do të thotë të pengosh. Dhe kur vende të tjera evropiane kërkuan të ecet më tej me integrimin, ato e bënë atë. Pavarësisht kundërshtimit të Londrës, u krijua euro. Pavarësisht Londrës, u krijua Shengeni. Pavarësisht Londrës, u realizua bashkimi bankar. Përfundimi:nëse Parisi, Berlini apo Roma, do të donin të përparonin më tej, ata mund ta bënin këtë. Sot, Londra është vetëm një alibi për udhëheqësit kombëtarë burracakë, të cilët nuk duan të ndërtojnë deri në fund një Evropë federale.
Fransua Holond, prej 4 vjetësh në pushtet, nuk ka paraqitur asnjë propozim për reformimin e BE-së. Mateo Renci prej dy vitesh në krye të qeverisë italiane, vazhdon të flasë për ?Shtetet e Bashkuara të Europës?, por shton se problemi qëndron tek ?koha?, dmth se nuk është momenti i duhur historik për ta ndërtuar këtë megashtet federativ. Janë pikërisht qeveritë kombëtare të kontinentit, ato që kanë krijuar kushtet për referendumin e Mbretërisë së Bashkuar. Integrimi evropian ndoshta nuk tremb Britaninë, por ai me siguri nuk ka nxitur dëshirën për të qenë plotësisht pjesë e Evropës.
Stereotipi i dytë më i zakonshëm që duhet rrezuar, është ai se Brexit ka të ngjarë të shkaktojë dalje të tjera nga unioni. Kurrë s?mund të thuhet kurrë, surpriza është një ligj i pashkruar i historisë, dhe ?vetëvrasja? e popujve është gjithmonë tek pragu. Por në praktikë mbetet shumë pak e mundshme, që vendet e tjera të mund të kërkojnë brenda një periudhë afat-shkurtër të lënë BE-në.
Vitin e kaluar, Greqia, në momentin më kritik të saj, preferoi të mbetet në eurozonë. Mbretëria e Bashkuar, për shkak të madhësisë, ndikimit në nivel botëror dhe gjithashtu edhe për arsye historike, është i vetmi vend që mund të imagjinojë vërtet një të ardhme në një botë të globalizuar, pa lidhje me Bashkimin Evropian.
Të gjithë të tjerët, me Gjermaninë në krye, do të reduktoheshin në aktorë mbështetës, apo edhe më keq akoma, duke u përballur me të shkuarën e tyre. Është e vështirë të imagjinohet që eurofobët polakët apo hungarezë, të nxisin vendet e tyre të ndahen nga Brukseli, duke rrezikuar kësisoj të përfundojnë si Bjellorusia apo Ukraina, ballë për ballë me Moskën.
Rreziku që paraqet një Brexit i mundshëm, është ngecja e mekanizmave të BE-së, me 27 vendet e tjera më pak të prirura për të arritur kompromise. Në vend të një shpërbërje të përgjithshme, rreziku qëndron tek riformatimi përmes lëshimesh të ndryshme i të gjithë projektit të përbashkët.
Konsiderata e tretë lind nga dy preçedentët, dhe ka të bëjë me momentet pas referendumit. Thuhet se Brexit (por edhe Bremain) do të shkaktojë goditje nga vendet themeluese, dhe rifillimin e projektit të bashkimit politik. E pra kjo nuk do të ndodhë. Do të ketë me siguri shpallje të mëdha, dhe ndoshta hapat të vegjël përpara, si krijimi i Ministrisë së Thesarit të zonës së euros. Por ashjë nga ajo që do të jetë e nevojshme për t?iu përgjigjur krizës ekonomike, sociale dhe identitetare të evropianëve. Për shembull, është shumë e vështirë që në Francë, më pak se një vit nga zgjedhjet presidenciale, Holond dhe aq më pak qendra e djathtë të kenë guximin të paraqiten para qytetarëve për t?u thënë:?Duhet më shumë Evropë, ja si do veprojmë?.
Vlerat e Xho Koks
Sa për projektin e propozuar nga disa për krijimin e institucioneve të reja vetëm në eurozonë, veçanërisht një parlamenti të përbërë nga deputetët e parlamenteve të ndryshme kombëtare, ekziston rreziku që i bën edhe më kompleks mënyrat e vendimarrjes. Dhe pastaj, t?i shtosh Komisionit, Këshillit dhe Parlamentit Evropian në Strasburg një parlament i ri për zonën e euros, kjo do të bënte strukturën komanduese të unionit edhe më e pakuptueshme për qytetarët, përveçse do të rriste ndjenjën e mungesës së legjitimitetit demokratik të BE-së.
Nëse ka një element të ndjeshëm në referendum britanik, është se ai i ka rikthyer qytetarëve ndjenjën se vota e tyre ka vërtet rëndësi, dhe se ajo mund të gjenerojë efekte konkrete në jetën e tyre të përditshme. Dhe pamundësia për të patur instrumente politike sikurse është një referendum europian, është vetëm një nga gjërat e shumta që i mungojnë sot Bashkimit Evropian.
Pra, mëngjesin e 24 qershorit, ne do të mësojmë nëse shtëpia e përbashkët do të ketë një dhomë më pak. Nëse do të fitojë Bremain, kjo me siguri nuk do të jetë një fitore e Dejvid Kameronit, por e deputetes laburiste Xho Koks, europeiste, mbrojtëse e të drejtave të njeriut dhe emigrantëve. Tragjikisht, vdekja e saj kaq e padrejtë, pati efektin e zhvendosjes së debatit mbi vlerat, siç duhet të kishte qenë që në fillim të fushatës.
Në vend të kësaj, mbështetësit e Bremain kanë folur ekskluzivisht mbi arsyet pse të qëndrosh në BE ka përfitime ekonomike. Jo vetëm që ky element është objekt debati (Britania e Madhe është kontributorja me e madhe në buxhetin e BE-së, duke dhënë më shumë para sesa merr mbrapsht), por duke vepruar kështu ata ia lanë terrenin e vlerave dhe identitetit kundërshtarëve të tyre, në mesin e të cilëve janë dalluat mbi të gjithë nacionalistët dhe ksenofobët.
Duket sikur vdekja e Xho Koksit u kishte zbuluar papritmas qytetarëve britanikë arsyet e thella pse ia vlen të qëndrohet në Evropë, domethënë vlerat si toleranca, demokracia, laicizmi dhe respekti për pakicat. Ndoshta të vetmet vlera që ndahen realisht nga Athina në Berlin, nga Lisbona në Riga.
?Internazionale? ? Në shqip nga bota.al
Në Skoci nuk ekziston makthi i zakonshëm në lidhje me Evropë...
Deri më tani konsiderohet si një terrorist islamik, por Omar...
Lopandiç do të zëvendësohet nga Ana Hrustanoviç, ambasadore ...
Kandidati i pritshëm republikan Donald Trump tha se probleme...
Britania përgatitet për votimin e së enjtes që do të përcakt...
Të paktën 66 veta kanë humbur jetën nga goditjet e rrufesë n...
Parlamenti i Maqedonisë e refuzoi të martën mocionin për vot...
Parlamenti suedez ka miratuar me shumicë të cilësuar paketën...
Kandidatja e pritshme demokrate për presidente, Hillary Clin...
Fushata zgjedhore amerikane po ndiqet me vëmendje dhe në bot...
Por një sondazh i fundit ka befasuar mbi dëshirëne britanikë...
Një person është arrestuar sot në Bruksel pasi u konstatua s...
Kryetari i OBRM-PDUKM-së dhe ish-kryeministri Nikolla Gruevs...
Kush fiton e kush humbet në rast se britanikët i thonë “Jo” ...
Shumica e amerikanëve që ishin gjallë në vitin 1968 e mbajnë...
Kandidati republikan për president, Donald Trump ka pushuar ...
Britania do të vendosë nëse do të qëndrojë në Bashkimin Evro...
Kryeqyteti i Italisë do të drejtohet për herë të parë nga nj...
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e ka liruar Ferid Aganin...
Një tjetër rekord botëror u thye në vitin 2015, me 65,3 mili...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...