Martesa Gay, reagon Jordan Daci profesor i Drejtave të Njeriut
Bashkë me Reformën në Drejtësi, po në një paketë të përbashk...
Nga Sokol Gjoni
Reforma në drejtësi si debat dominues i politikës shqiptare gjatë këtyre 6 muajve, është preludi i përpjekjeve të radhës së shpurës qeverisëse për kapje dhe nënshtrim të institucioneve kushtetuese. Qeverisja aktuale, përtej stolisjes me platformën rilindiste, synon qartë të instalojë si rend kushtetues doktrinën neo-bllokmene, e cila është pasuese e mendësisë së etërve të tyre dhe vjen si përmbushje amaneti e bijve. Ngutja me ngulm e Ramës për të votuar ?reformën?, është tallazitja kuptimplote e polaritetit politik të krijuar mbi këtë çështje. Drafti i paraqitur, projekton reformën e re të një sistemi gjyqësor, ku establishmenti neo-bllokmen siguron kapjen e sistemit dhe për pasojë, bërjen e drejtësisë për të gjithë ata të cilët nuk respektojnë vijën e partisë.
Kjo reminishencë vjen e hidhur për të gjithë ne, si qytetarë të një vendi që aspirojmë integrimin në familjen e vlerave demokratike, pasi një sistem të tillë e kemi lënë pas këtu e 26 vite më parë dhe kurrsesi nuk mund të pranojmë cënimin e institucionve kushtetuese që garantojnë rendin demokratik dhe afirmimin e vlerave të lirisë dhe të së drejtës. Përpos çfokusimit nga realiteti, ku qeverisja programore-rilindiste u transformua në bandë zhvatjeje dhe plaçkitje të vendit, me dështime dhe skandale të njëpasnjëshme, me mospërmbushje të asnjë prej premtimeve të bëra, (është përmbushur vetëm premtimi doktrinor i Eduart Shqalsit), me mungesë investimesh në sektorët publikë dhe strategjikë të vendit, me përkeqësimin në rritje të treguesve ekonomikë, me mungesë vizioni për politika të qëndrueshme zhvillimore, makineria propagandistike e Ramës tenton të paraqesë për konsumizëm publik një produkt që ambalazhon gjithë dështimin e saj, por që marketohet me emrin ?reforma e drejtësisë?.
Retorika e qeverisë, e cila adreson gishtin e përgjegjësit për opozitën në mosarritjen e konsensusit, është loja e vjetër e kungulleshës, që ngërthen palët në qëndrime herë-herë të skajshme. Që në nisje të procesit, opozita ka dëshmuar kohezion dhe konsistencë për të patur një reformë përputhmërisht me rekomandimet e komisionit të Venecias dhe që garanton moskapjen e sistemit nga politika. I ndodhur përballë qëndrimit stoik dhe koherent të opozitës për një reformë që mban larg duart e politikës nga ?drejtësia?, Rama doli lakuriq në maskaradën e këtij debati, menjëherë, sapo doli megaskandali i përgjimeve. Rama, përveçse i përfshirë drejtpërdrejtë në realizimin e përgjimeve ndaj drejtuesve më të lartë të shtetit dhe të institucioneve të pavarura, përmes alibive të tij, cënoi sigurinë kombëtare dhe rendin demokratik të vendit, duke njollosur dhe vendet mike të Shqipërisë dhe partnerët tanë të sigurisë si të përfshira në këtë skandal. Pezullimi me vendim gjykate i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, si person me përgjegjësi në paligjshmërinë e madhe të përgjimeve, shërbeu për opinionin publik dhe veçmas, për ndërkombëtarët e atashuar në arritjen e konsensusit final, si eureka e rebusit të ngutjes së Ramës për ta kryer këtë ?reformë?.
Menjëherë, pas pezullimit të Haki Çakos, pati në adresë të gjyqtarit një vërshim deklaratash nga bashkëpunëtorët më të afërt të Ramës, të mbushura me patetizëm çunakësh dhe mllefosje primitive, çka nxori në pah thelbin e vërtetë të orientimit të reformës që po kërkohet me ngulm nga Rama dhe të tijtë të votohet brenda këtij muaji. Megaskandali i përgjimeve, i cili është në proces hetimi nga Prokuroria Shqiptare, pritet të dallgëzojë dhe më furishëm debatin e trazuar politik të vendit, duke shtruar si domosdoshmëri kërkesën për ekuilibër të ri të drejtimit të Shqipërisë. Reforma, nuk mund të shërbejë për Ramën si alibi e fshehjes nga dështimet dhe keqqeverisja, por, si premisë vullnetmirë e klasës politike për ti dhënë vendit një sistem drejtësie që e përafron me standardet evropiane. Mekanizmi i shantazhimit të gjyqtarëve, është as më shumë e as më pak, por ndërhyrje në bërjen e drejtësisë sipas interesit të shantazuesve, e thënë ndryshe, drejtësi sipas pushtetit. Lukunia e çakajve shantazhues ndaj gjyqtarit që mori një vendim të ligjshëm për kryerjen e paligjshme të përgjimeve, është metafora groteske e debatit mbi drejtësinë.
Bashkë me Reformën në Drejtësi, po në një paketë të përbashk...
Rreth dy muaj më parë, Gjykata Kushtetuese vendosi ti heqë m...
Policia Rrugore ka vijuar punën për rritjen e parametrave të...
Një video-denoncim i publikuar mbrëmjen e djeshme në emision...
Një shtetas 41-vjeçar është ka qëlluar veten me armë zjarri....
Deputetja e PD-së, Majlinda Bregu ka publikuar në rrjetet so...
Fitorja e kombëtares shqiptare ndaj Rumanisë, duket se ka qe...
Stafi i mjekëve kirurgë otorhinolaringologë kanë realizuar m...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar so...
Ish-prezantuesi i emisionit “Alarm”, Elio Laze, ka reaguar s...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot n...
Policia e Beratit ka arrestuar një shtetas 21-vjeçar pasi ka...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bllokon dhe asgjëson një sasi...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka publikuar në rrj...
Një muaj përpara zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare të vi...
Policia e Krujës ka asgjësuar 6100 rrënjë kanabis në fshatin...
Policia e Vlorës ka arrestuar një shtetas 43-vjeçar të shpal...
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, u shpreh se kopshti “D...
Një akt i paparecedentë ka ndodhur sot në Gjykatën e Tiranës...
Ne vigjilje te shenjterimit te Nene Terezes, ne Gjermani, ne...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu bjellorus Alexa...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...