web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deputetët e PD-së kërkojnë përjashtimin e kryeministrit Rama

9 Qershor 2016, 14:19, Aktualitet CNA

Partia Demokratike ka kërkuar përjashtimin e kryeministrit Rama me 10 ditë nga parlamenti me argumentin se ka përdorur gjuhë ofenduese dhe jo parlamentare ndaj deputetëve të opozitës.

Kërkesa për përjashtimin e Ramës është firmosur nga disa deputetë të PD-së dhe është depozituar në Kuvend.

Sipas deputetëve të opozitës, gjuha e kryeministrit cënon rëndë personalitetin e tyre.

Gjithashtu, deputetët e PD-së kanë kërkuar mbledhjen urgjente të Byrosë së Kuvendit për të marrë nën shqyrtim kërkesën e tyre.

Kryeministri Rama iu drejtua deputetëve të opozitës me fjalën tufë, për të cilën më pas tha se i ishte drejtuar me fjalët ?tufë lulesh?.





Lajmet e fundit nga