Dy tërmete të frikshme goditën vendin/ Trump: SHBA-ja është gati të ndihmojë Venezuelën
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi...
Me ftesë të Komitetit Hebraik Amerikan (AJC), Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta mori pjesë në Forumin Global të AJC në Washington DC.
Gjatë këtij Forumi u zhvilluan edhe dy seanca të veçanta kushtuar marrëdhënieve mes popullit shqiptar dhe popullit hebre, si dhe marrëdhënieve mes Shqipërisë, Izraelit dhe SHBA.
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, në prezantimet e tij evokoi marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes popullit shqiptar dhe atij hebre, si dhe kontributin e jashtëzakonshëm të shqiptarëve në mbështetje të hebrenjve gjatë periudhës së holokaustit, duke theksuar se ?Shqipëria është ndër vendet e pakta në botë ku numri i hebrenjve ishte shumë herë më i lartë pas luftës sesa në fillimet e saj dhe asnjë përfaqësues i komunitetit hebre nuk iu dorëzua pushtuesve nazistë?.
Më tej, z. Meta u shpreh se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Izraelit janë shumë të rëndësishme për të dy popujt, ndaj po punohet për intensifikimin e tyre konkret, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik, rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe investimeve izraelite në Shqipëri.
Gjithashtu, z. Meta u përqendrua në situatën në Lindjen e Mesme dhe vuri në dukje se Shqipëria mbështet një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme për konfliktin në këtë rajon si dhe politikën e ?dy shteteve? Izrael-Palestinë, që jetojnë në paqe dhe në harmoni me njëri-tjetrin.
Meta nënvizoi gjithashtu rëndësinë strategjike të marrëdhënieve që Shqipëria dhe Izraeli kanë me SHBA, si dhe kontributin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës japin për paqen dhe sigurinë në të dy rajonet tona.
Gjatë fjalës në Forumin Global të Komitetit Hebraik Amerikan, Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta ndër të tjera theksoi:
?Jam krenar që përfaqësoj një vend si Shqipëria që kontribuoi në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Gjatë vizitës së tij në Tiranë, miku im i dashur Juli Edelstein, Presidenti i Knesset, Parlamentit të Izraelit, evidentoi pikërisht këtë rol të veçantë që kishin luajtur shqiptarët gjatë luftës, duke bërë që Shqipëria të ishte i vetmi vend që nuk dorëzoi asnjë hebre gjatë luftës.
Parimi i ?Besës? është po aq i vjetër sa vetë populli ynë dhe historia e tij. Na ka mbajtur ne shqiptarëve të bashkuar dhe na ka ndihmuar të krijojmë miq në shekuj. Ne shqiptarët kemi një vend i vogël, si vetë Izraeli, por jemi tepër krenarë për traditat tona.
Një prej tyre, është harmonia e mrekullueshme ndërfetare, një shembull se si besimet e ndryshme mund të bashkëjetojnë në paqe dhe në harmoni duke festuar bashkarisht ditët e veçanta të çdo besimi. Kjo traditë përbë një produkt të veçantë eksporti shqiptar në botë.
Shqiptarët dhe hebrenjtë kanë shumë të përbashkëta. Historia nuk ka qenë dashamirëse për asnjërin prej popujve tanë, por përmes vështirësive, ne kemi mësuar të bëhemi edhe më të fortë.
Ne duhet të ndërtojmë mbi këtë miqësi historike që gëzojmë, duke i kthyer marrëdhëniet tona të bashkëpunimit në një përfitim të përbashkët mes dy popujve. Njëkohësisht, të dy vendet tona duhet të vazhdojnë të punojnë ngushtë dhe t?a forcojnë aleancën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si miku dhe aleati ynë më i mirë në të dy rajonet respektive.
Siç u theksua edhe gjatë punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s javës së kaluar në Tiranë, Shqipëria beson në një Evropë të fortë dhe në një aleancë solide trans-atlantike, si dy komponentë të pazëvendësueshëm për sigurinë globale.
Edhe pse bota nuk përballet me rrezikun e traumës së Luftës së Dytë Botërore, rritja e elementëve të terrorizmit na përball me rrezikun e një të ardhmeje të paqartë e të pasigurt, ndaj duhet të qëndrojmë të bashkuar kundër çdo lloj forme terrori.
Në këtë kontekst, popujt tanë janë dhe do të qëndrojnë gjithnjë së bashku,dhe njëkohësisht përkrah Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, në interes të paqes dhe stabilitetit në botë?.
Gjatë punimeve të Forumit Global të AJC, Kryetari i Kuvendit u prit dhe u përshëndet edhe nga Shefi Ekzekutiv i Komitetit Hebraik Amerikan (AJC), z. David Harris, i cili shprehu mirënjohjen e komunitetit hebraik për miqësinë e ngushtë që ekziston mes popullit shqiptar dhe popullit hebre, si dhe shprehu mbështetjen e AJC për forcimin e bashkëpunimit mes Izraelit dhe Shqipërisë në të ardhmen.
Kryeministri i vendit, Edi Rama, përmes një letre të publiku...
Gjykata e Korçës ka dënuar me 1 vit e muaj heqje lirie ish-...
Pezullimi i Haki Çakos me vendim e Gjykatës së Tiranës, ka l...
Kryeministri Edi Rama, tha dje gjatë emisionit “Top Story” s...
Policia e Elbasanit ka publikuar pamjet nga momenti kur auto...
Ish kryeministri i vendit Sali Berisha, tha në një prononcim...
Një qytetar nga Korça, në gjendje të dehur ka thyer xhamat e...
Policia e Elbasanit ka vënë në dispozicion 20 mijë euro për ...
Pas vendimit të gjykatës për pezullimin nga detyra të Drejto...
Policia e Vlorës ka arrestuar personin që u u filmua duke rr...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka komentuar pezullimin...
Shteti italian ka vendosur të tërheqë nga Shqipëria shefin e...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahri, tha sot gjatë një ceremo...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar sot për...
Dështimi i takimit të djeshëm midis kreut të qeverisë Edi Ra...
Një burrë ka rrahur gruan e tij në qytetin e Vlorës në sy të...
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka preferuar të mos e kom...
Ministri i Brendshëm është nën hetim për futejn e pajisjes p...
PDIU ka kërkuar sot referendum popullor për reformën në Drej...
Dy ditë pasi selia e Partisë Demokratike në Durrës u sulmua ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi...
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...