Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Kush ka jetuar në komunizëm, nuk mund të mos qeshë edhe sot me një frazë që ishte bërë më shumë se sa batutë. Një frazë që komunizmi e përmendëte me një seriozitet të sforcuar, por që ishte as më shumë dhe as më pak një ide qesharake. Quhej ?njeriu i ri?. Një model i huazuar nga Lej Feni kinez, një qënie e prodhuar në laboratorët artistikë, por që nuk zuri vend kurrë në jetë. Një njeri që më shumë se sa veten dhe familjen e tij donte partinë; një njeri që gjithnjë sakrifikonte dhe thuajse gjithnjë kishte një handikap; një gjysëm robot që përdorte fjalë shabllone dhe që nuk i lejohej të mendonte vetë. Për të mendonte partia dhe udhëheqësi.
Në fakt, për fatin tonë të keq, eksperimenti i dështuar i komunizmit, ka gjetur një lloj modeli në demokraci. Në demokracinë shqiptare se padyshim që nuk gjendet askund tjetër në botë. Kemi prodhuar edhe ne ?njeriun tonë të ri?. Njeriu ynë i ri është më i hedhur, më çapkën dhe më i shëtitur se sa ai i dështuar i komunizmit.
Njeriu ynë i ri ka emigruar në vitet e para pas komunizmit, por ndryshe nga ata qindra mijëra emigrantë që u integruan dhe janë krenaria jonë në botë, ka pasur një jetë më të trazuar.
Njeriu ynë i ri ka mundësisht disa emra, nga një për secilin vend europian ku ka kryer ndonjë krim.
Njeriu ynë i ri ka disa dënime, mundësisht nga gjykatat më të besueshme të Europës. Mund të jetë dënuar për vjedhje në Gjermani, për drogë në Hollandë apo në Zvicër, për vrasje në Greqi apo prostitucion në Itali. Njeriu ynë i ri mund të ketë shkuar edhe më larg. Mund të jetë marrë me shpërndarje kokaine në Bronx apo Manhatan, por gjithnjë ka arritur ta mbyllë dënimin e tij ose të jetë arratisur nga burgu. Ata më të devotshmit kanë ecur përpara duke vjedhur vila në zonat turistike të Spanjës apo Francës dhe duke dhunuar pleqtë e panjohur që gjenin aty.
Njeriu ynë i ri ka vënë edhe pasuri nga ky aktivitet. Ka bërë qindra mijëra apo miliona dollarë. I ka sjellë ato në Shqipëri dhe tani mbretëron këtu.
Njeriu ynë i ri tallet me ata që kanë zbatuar ligjin; me ata që kanë qenë qytetarë model apo që për shumë kohë janë mbajtur si elitë në këtë vend. Tallet sidomos me ata që kanë kaluar vite duke u shkolluar dhe që paguhen sot në vit sa 1/10 e asaj që ?njeriu i ri? merr për një ngarkesë drogë.
Njeriu ynë i ri beson sot se vendi ka ecur keq. Se ata që e kanë qeverisur, profesora me diploma apo thjeshtë njerëz që kanë dashur të kontribojnë në këtë vend nuk kanë pasur vizionin që kanë këta. Dhe njeriu ynë i ri ka hyrë në politikë. E gjen kudo: në Parlament, në Krye të Bashkive, në Administratën Publike, në poste zv.Ministrash e pse jo edhe Ministrash. Flet për përvojën e tij, për njeriun e aksionit, që nuk ka frikë, nuk njeh rregulla dhe ligje, që ka kurajo, që vjedh dhe dhunon. Eshtë njeriu ynë i ri, produkti më bastard i një sistemi që vetëm këtë mostër nuk duhej të kishte prodhuar. Dhe është mostra me të cilën ne merremi përditë, duke diskutuar se sa i madh ka qenë zullumi i tij, se sa njerëz ka vrarë apo sa drogë ka shitur? Turp për të gjithë që besonim ndryshe?/opinion
Prokuroria e Përgjithshme ka shpërndarë një qarkore në proku...
Ne nje postim ne rrjetet sociale, Kryetari i LDE Arian Galdi...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë denoncimin e një...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht kreun e A...
Shoqata e Bankave thotë se ngërçi i kredisë është i lidhur m...
I dashur z.Muhamet,Ti ike para kohe. Bota kishte nevoje per ...
Po të lexoje me vëmendje sot tre lajme që në pamje të parë t...
Ish-Kryeparlamentarja Jozefina Topalli është shprehur se Ril...
Një 32-vjeçare me inicialet L.P. ka marrë një dënim me 6 mua...
Specialistët e Komisariatit të Policisë nr 4, në fshatin Vil...
Ambasadori italian Alberto Cutillo është shprehur se çështja...
Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur se tifozët e ka...
Debatet për reformën në drejtësi kanë mbytur një cështje shu...
Vajzat me uniformën blu të policisë mund të konsiderohen si ...
Prokuroria speciale maqedonase është duke kryer shtatë hetim...
Zv.Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Petrit Va...
Një aksident automobilistik ka ndodhur sot rreth orës 15:00 ...
Citynews sjell fotot ekskluzive nga prishja e ndërtesës ku m...
Një nga zonat më të populluara të kryeqytetit, Yzberishti po...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...