Fotolajm/ Protesta kundër qeverisë në Tiranë
Protesta dhe thirrjet e qytetarëve për dorëheqjen e kryemi...
Protesta dhe thirrjet e qytetarëve për dorëheqjen e kryemi...
Prokuroria speciale maqedonase është duke kryer shtatë hetime, në të cilat janë të përfshira 60 zyrtarë të dyshuar për përfshirje në vepra të rënda penale, kryesisht të kriminalitetit financiar.
Prokuroria speciale maqedonase po vepron: Personat e përfshirë në krim përveç padisë penale do të mbartin edhe përgjegjësi materiale, sepse të gjithë qytetarët duhet të jenë të barabartë para ligjit, ka thënë Lençe Ristovska, prokurore e prokurorisë speciale. Sipas saj Prokuroria Speciale ka për qëllim që të hetojë kriminalitetin, të kryer nga funksionarët shtetërorë gjatë dhjetë viteve të fundit, andaj këta funksionarë përveç se do të mbajnë përgjegjësi penale, atyre do t’u merret edhe pasuria e patundshme shtëpi, banesa, dyqane etj.
Ristovska: ?Prokuroria speciale po kryen shtatë hetime, në të cilat janë të përfshirë 60 persona të dyshuar, por numri i procedurave parahetimore rritet në vazhdimësi. Nuk mundemi të japim më shumë informacione lidhur me procedurat tona, megjithëse punojmë vazhdimisht. Pjesa më e madhe e punës është e fokusuar në hetimet financiare, por materialet kërkojnë kohë që të mblidhen dhe analizohen?, ka thënë prokurorja Lençe Ristovska.
Ajo e ka komentuar edhe vendimin e fundit të Presidentit Ivanov që 22 persona kryesisht që merren me politikë t’iu merret e drejta për falje. Prokuroria speciale kërkon nga Presidenti Ivanov që të tërheqë vendimin për falje edhe për personat e tjerë, të cilët ishin në listën që u publikua para dy muajsh.
Ristevska thotë se Presidenti Ivanov nuk duhet të ketë qasje selektive. ?Vendimi për falje dhe më pas ai për tërheqjen e pjesshme të faljeve kanë vështirësuar zbatimin e sundimit të së drejtës në vend, pasi kemi qasje selektive. Duhet të na mundësohet qasje e barabartë, jo selektive, të kemi duar të lira për të vepruar, për të hetuar të gjitha rastet që kemi ngritur, por edhe të tjerat që mund të hapim, varësisht hetimeve që kanë për bazë materialet e përgjuara telefonike?, ka deklaruar Ristevska.
Përveç nga presidenti, Ristevska ka thënë se pengesa dhe refuzim bashkëpunimi ka edhe nga institucionet tjera.?Kur jemi tek mosbashkëpunimi me organet shtetërore, më duhet të them se kemi probleme të shumta, që nga refuzimi i dorëzimit të dokumenteve të kërkuara nga ana jonë, apo edhe nga interpretimi i ndryshëm i ligjeve që zvarrisin procedurat që kemi nisur?, është shprehur Ristevska, duke refuzuar ndërkohë të komentojë akuzat e zyrtarëve se prokuroria speciale punon në mënyrë selektive dhe se është vënë në shërbim të opozitës.
Opozita maqedonase kërkon shtrirjen e hetimeve
Zyrtari i partisë opozitare maqedonase të LSDM-së, Aleksander Naumovski ka porositur Prokurorinë Publike të Shkupit, që të nisë sa më shpejtë një hetim gjithëpërfshirës për projektin ?Shkupi 2014? dhe ndaj kryetarit aktual të Komunës së Shkupit, Koce Trajanovski. Ai hap dyshim për keqpërdorim të shumë milionave eurove nga kryetari aktual i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski. ?Institucionet përkatëse të Maqedonisë po heshtin rreth hulumtimit të projektit “Shkupi 2014”. Prokuroria Publike e Shkupit duhet menjëherë të nisë një hetim gjithëpërfshirës për të vërtetuar kriminalitetin e bërë nga kryetari i komunës së Shkupit, Koce Trajanovski. Në bazë të statistikave dhe revizioneve është konstatuar se shumë para janë harxhuar. Qytetarët e Maqedonisë duhet të dinë të vërtetën se ku kanë përfunduar ato të holla, sepse janë para të tyre? ka deklaruar Aleksandër Naumovski.
Protestuesit ndyshojnë strategjinë e veprimit
Lëvizja ?Protestoj? ndryshon dinamikën dhe formën e protestave. Nga hedhja e ngjyrave mbi objektet qeveritare, protestuesit kanë filluar të bllokojnë tani edhe kryqëzimet. Drejtuesit e ?revolucionit shumëngjyrësh? thonë se protestat, përpos ngjyrosjes së institucioneve shtetërore, do të shtrihen në më shumë dimensione siç është edhe bllokimi i udhëkryqeve kryesore në Shkup, duke paralizuar tërësisht trafikun. “Bëhet fjalë për një riformatim të protestave me atë që do të bllokohet jeta normale në kryeqytet dhe jo vetëm, sepse në këtë gjendje të thellë krize nuk mundet të mbyllim sytë para realitetit dhe të bëjmë sikur jetojmë në një shoqëri normale, meqë në këtë situatë asgjë s’është normale. Institucionet janë vënë në mbrojtje të krimit dhe jo ta luftojnë atë?, thotë Aleksandar Donov nga ?revolucioni shumëngjyrësh?.
Ai shpreh bindjen se presioni që bën ?revolucioni shumëngjyrësh? ka dhënë frytet e para.
?E dini se presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov, u detyrua nën presionin tonë të tërheqë një pjesë të vendimit të tij për falje edhe pse më duhet të theksoj se ne nuk jemi të kënaqur me tërheqjen e pjesshme të këtij vendimi.Ne gjithashtu kërkojmë dhe dorëheqjen e presidentit të shtetit, Gjorge Ivanov?, ka nënvizuar Donov. Protestat e organizatave joqeveritare kundër politikave të qeverisë, kanë mbështetje nga partia opozitare maqedonase LSDM dhe nga disa parti shqiptare të cilat nuk janë të përfaqësuara në parlament./DW
Zv.Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Petrit Va...
Një aksident automobilistik ka ndodhur sot rreth orës 15:00 ...
Citynews sjell fotot ekskluzive nga prishja e ndërtesës ku m...
Një nga zonat më të populluara të kryeqytetit, Yzberishti po...
Kryabashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka qenë sot në Prokur...
Por edhe pse i vetëm, Blushi arriti t’u bëjë ballë deputete ...
Partia Demokratike ka reaguar sot për deklaratat e kryeminis...
Reforma në Drejtësi duket se është drejt fundit. Megjithëse ...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar buletinin e parë st...
Afrim Kallari ka treguar para hetuesve se kishte pasur konfl...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të Partisë...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha sot gjatë fjal...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është marrë në p...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ishte sot i ftuar në Kongre...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha komandon Albert...
Mijëra maturantë po i nënshtrohen sot provimit të Anglishtes...
Ka filluar sot festa e karnavaleve në qytetin e Korçës. Qind...
Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar Komisionit Qendror të...
Ish kreyministri Sali Berisha pati dje një bisedë telefonike...
Një anije greke transporti ka shkarkuar vajrat pranë bregdet...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...