Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Po të lexoje me vëmendje sot tre lajme që në pamje të parë trajtonin të njëjtën temë, mund të kuptoje lehtësisht se ato ishin diametralisht të kundërta. Fjala është për bisedat që zv/sekretarja amerikane e shtetit, Nuland kishte pasur me kryatarin aktual të PD-së dhe me liderin historik të kësaj partie.
Në titujt që u furnizuan në shtypin shqiptar nga Partia Demokratike njoftohej për bashkëbisedimin, thuhej se sa e rëndësishme ishte kjo reformë për vendin, tregohej se çfarë i kishin thënë Berisha dhe Basha përfaqësueses së Departamentit të shtetit për moskapjen e sistemit të drejtësisë.
Ndërsa një burim tejet më i pavarur si agjensia Assocoiadet Press e vinte theksin tek presioni që po ushtrohet mbi opozitën për të votuar reformën në drejtësi.
Natyrisht që lajmi i ?AP? është shumë më pranë të vërtetës dhe tregon qartazi se për ndërkombëtarët, pengesa e fundit ndaj një nisme ekskluzivisht të tyre, mbetet PD-ja.
Pikërisht për këtë Viktoria Nuland i telefonoi Bashës dhe Berishës. Pikërisht për këtë Lu dhe Vlahutin organizuan mbledhjet me grupet parlamentare të tre partive. Pikërisht për këtë ata po shprehin shqetësim për zërat në shtim mes deputetëve të opozitës që po deklarojnë votën kundër këtij projekti.
Nuk ka dyshim që SHBA dhe BE e duan këtë reformë dhe ata po e tregojnë këtë brutalisht, me arogancë dhe harbutëri.
Ata janë të bindur se sado imperfekte të jetë, ajo do ti hapë rrugë fundit të pandëshkueshmërisë së politikanëve të lartë.
Deri këtu historia dihet. Atë e kanë kuptuar të gjithë.
Por pas kësaj pyetja shtrohet: Pse PD nuk e do këtë reformë dhe pse ajo është aq e vendosur në kundërshtimin e saj, sa mund të rrezikojë edhe marëdhëniet me ndërkombëtarët?
Në pamje të parë opozita duhet të ishte e interesuar për të.
E bindur se është përballë një qeverisjeje kleptokratësh ajo duhet ta kërkonte me këmbëngulje aleancën me BE dhe ShBA për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë.
E bindur se Rama dhe të tijët nuk kanë më asnjë pikë frike nga gjykatat dhe prokuroria aktuale, ajo duhej të lëvizte çdo gur për tronditjen e sistemit.
E bindur se pas pak muajsh kjo shumicë mund të marrë me vota edhe presidentin e republikës, gjë që do e zhyste edhe më keq kapjen e gjykatave dhe prokurorisë, ajo duhet të nxitonte.
Por, opozita, pavarësisht nga këto arsye është vënë kundër ndërkombëtarëve.
Dhe për këtë ka vetëm një shpjegim.
PD pranon më mirë një drejtësi të kapur nga Rama, sesa futjen në lojë të një faktori të tretë, që në këtë rast janë ShBA dhe BE.
Pavarësisht nga anatemimi që i bën socialistëve si të kriminalizuar, kusarizuar, të zhvleftësuar, PD-ja po shkon me parimin: ?I yti kockën ta ha dhe mishin ta le?.
Ajo e di di se me një drejtësi të kontrolluar nga Rama nuk do të ketë kurrë ndëshkim për Gërdecin, sepse ndërtuesit e fabrikës së vdekjes i janë kthyer ngritjes së pallateve në Tiranë.
Ajo e di se nuk do të ketë drejtësi për 21 janarin, sepse tani ai që i quajti viktimat e bulevardit kokëpalërë ështe pjesë e qeverisjes së Rilindjes.
Ajo e di se nuk do të ketë drejtësi për koncesionet abuzive të dhëna nga Berisha, sepse ata që dikur u anatemuan, sot janë bërë klientë të Ramës dhe i kanë rinënshkruar kontratat.
Ajo e di se nuk do të ketë asnjë fajtor për financimin e mediave të pushtetit me paratë e shqiptarëve, sepe ato media që morën dje lekët nga Saliu, tani janë kthyer në rospie të Edit.
Mjaftojnë edhe faktet e mësipërme për të kuptuar se pamvarsisht nga retorika, sharjet dhe kacafytjet, PD-së i leverdis më mirë një sistem nën urdhrat e Ramës, sesa nën mbikqyrjen e Uashingtonin dhe Brukselit.
Berisha e di, tashmë e ka me provë, se pasardhësi i tij nuk ka çi bën as personalisht, as familjes së tij dhe as klientëve të saj, ndërkohë që nuk ka asnjë garanci se çfarë ndodh nëse ajo kontrollohet nga ndërkombëtarët.
Në këtë kuptim, pavarësisht nga ç?duket në sipërfaqe, ai është aleat me Ramën: të dy nuk penalizojë njëri – tjetrin, vazhdojnë me mitin e pandëshkueshmërisë, i tansferojnë klientët sëbashku me stafetën e pushtetit dhe në fund vjedhin dhe sundojnë të njëjtin popull.
Të dy janë garancia e njëri – tjetrit dhe po të dy garancia e një kaste që sundon sot vendin.
Prandaj dhe këmbëngulja e Berishës dhe PD-së për të pranuar më mirë një drejtësi të kapur nga Rama, sesa një sistem të kontrolluar nga ndërkombëtarët, ngjan në thelb me marveshjen e turpshme të ndryshimeve kushtetuese që ata bënë në prill të vitit 2008. Thelbi i saj ishte i thjeshtë: Ose të gjithë pushtetin njëri, ose të gjithin tjetri. Qëllimi: asnjë faktor i ri në lojë.
Kështu po ndodh edhe këtë radhë.
Prandaj dhe reforma në drejtësi, sado jo perfekte, sado me risqe, sado antikushtetuese, sado me arkitekturë të rënduar që të jetë, është një hap përpara, sepse në fund të fundit, ajo është thyerja e këtij kodi të heshtur dhe prishja e këtij ekuilibri që në thelb mbron të njëjtën kastë.
Ajo mund të përbëjë sinjalin e parë të zbythjes së kësaj ?marrëveshjeje? okulte që ka në thelb sundimin e shqiptarëve.
Por nga ana tjetër, ajo është vetëm një ?reformë? e imponuar nga lart, me dhunën dhe arrogancën e ndërkombëtarëve dhe për këtë nuk pritet të japë ndonjë efektet kushedi se çfarë. Ajo mund të godasë simbole, por nuk mund të bëje rrevolucion.
Prandaj kjo reformë duhet mbështetur si hapi i parë drejt shembjes së kastës, por ajo rrezikon të mbetet krejtësisht e paplotë nëse nuk shoqërohet dhe me lëvizje nga poshtë, me lindjen e forcave të reja, që do të thyejnë monopolin e Ramës dhe Berishës, e PS dhe PD, që bëjnë sikur kacafyten, por gjithnjë në fund bëhen bashkë, kur del dikush i ri që kërkon tu prishë sundimin e përbashkët në emër të një pakice./ Lapsi.al
Ish-Kryeparlamentarja Jozefina Topalli është shprehur se Ril...
Një 32-vjeçare me inicialet L.P. ka marrë një dënim me 6 mua...
Specialistët e Komisariatit të Policisë nr 4, në fshatin Vil...
Ambasadori italian Alberto Cutillo është shprehur se çështja...
Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur se tifozët e ka...
Debatet për reformën në drejtësi kanë mbytur një cështje shu...
Vajzat me uniformën blu të policisë mund të konsiderohen si ...
Prokuroria speciale maqedonase është duke kryer shtatë hetim...
Zv.Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Petrit Va...
Një aksident automobilistik ka ndodhur sot rreth orës 15:00 ...
Citynews sjell fotot ekskluzive nga prishja e ndërtesës ku m...
Një nga zonat më të populluara të kryeqytetit, Yzberishti po...
Kryabashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka qenë sot në Prokur...
Por edhe pse i vetëm, Blushi arriti t’u bëjë ballë deputete ...
Partia Demokratike ka reaguar sot për deklaratat e kryeminis...
Reforma në Drejtësi duket se është drejt fundit. Megjithëse ...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar buletinin e parë st...
Afrim Kallari ka treguar para hetuesve se kishte pasur konfl...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të Partisë...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha sot gjatë fjal...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...