Rriten sërish temperaturat/ Ja sa gradë do të shënojë sot termometri
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Gruaja së cilës iu sekustrua ditën e djeshme karroca e kokoshkave ka dhënë një rrëfim prekës në një intervistë për Nismën Thurje. Ajo është shprehur sot pas daljes nga spitali se kurrsesi nuk ka patur për qëllim të punojë pa liçensë. 52-vjeçarja Trëndelina Allko ka falenderuar të gjithë qytetarët që kanë shprehur gatishmërinë për t’a ndihmuar.
Rrëfimi i plotë
Unë jam Trëndelina Allko. Kam lindur në Elbasan dhe jam 52 vjeç.Vij nga një familje me tetë fëmijë dhe prindërit tanë kanë punuar gjithë jetën në Metalurgjik. Kam tre fëmijë, dy goca, një çun. I kemi rritur me thërrime kur i thonë llafit.
Jeta ime ka qënë një karvan i rëndë hallesh e vuajtjesh. Në 1991 morëm një shtëpi sociale, aty në Elbasan, brenda Metalurgjikut E morëm me leje nga organet që ishin atëherë. Ishte e pabanueshme, por ishte e jona. Ndoshta ndër të paktat raste gëzimi që më ka dhënë kjo jetë. U vumë bashke me burrin dhe e rregulluam. Futëm dhe letrat për legalizim, por nuk arritëm dot ta gëzonim. Erdhën këta që privatizuan Metalurgjikun dhe na nxorrën nga shtëpia. Nuk dinim si të mbroheshim, thjesht nuk dinim si të mbroheshim. Ata ata ishin shumë të fortë për ne. Ne ishim një
plesht përpara atyre. U dorëzuam.
Erdhëm në Tiranë me shpresën e një jete më të mirë. Jetojmë me qera. Çuni ndenji pak dhe kur s?bëri dot gjë as këtu, iku në emigracion. Tani jetojmë me njërën nga gocat, se tjetra është martuar.
Gjithë burimi ynë i jetesës është ajo karrocë kokoshkash. Është drita e syve tanë, buka e përditshme. Mundohem që të kënaq njerëzit dhe e ndjej që ata kënaqen nga kokoshkat e mia. Të gjithë m?i lavdërojnë. Vajzat e shkollës aty afër vijnë të gjitha blejnë tek unë dhe kjo më gëzon. Si çdokush që do të gëzohej kur njerëzit ja bëjnë hallall atë lek që i japin.
Fitoj 700-800 lek në ditë. Por jo çdo ditë. Kur bie shi pershembull. Dal dhe rri tek vendi i zakonshëm, më tepër që të jem në paqe me veten. Por une e di, askush nuk blen kokoshka kur bie shi. I shoh njerëzit që nxitojnë prej shiut dhe as kokën nuk kthejnë. I kuptoj.
Dhe kështu ikën ajo ditë. Ndodh që shiu zgjat me ditë të tëra. Dhe gjëja që mendojmë bashkë me burrin është çfarë do të hamë? Me se do të paguajmë qeranë?
Tani që jam edhe e sëmurë, hallet shtohen edhe më. Këto ditë që është hapur pak koha, kam punuar pak më gjatë që të mblidhja lekët për ilaçe. Me duheshin edhe 600 lekë që t?i plotësoja dhe thashë se me të djeshmet do të më plotësoheshin. Por ndodhi ajo që ndodhi.
Nuk dua të punoj pa rregulla me shtetin. Ja shikoni që kam çuar kërkesen për paisje me liçensë që në Dhjetor vjet, por s?më kanë kthyer përgjigje. Por mua më duhet të dal, se dua të ushqehem e të paguaj qeranë?çdo ditë. Prandaj nuk pres dot derisa të më kthejnë përgjigje.
Edhe dje, kur erdhën ata zotërinjtë e policisë bashkiake, u munduam t?i sqaronim, por ata na thanë që ashtu ishte rregulli. Prandaj dhe vajza ju njoftoi juve të Nismës Thurje, sepse vetë nuk dinim si ta zgjidhnim.
Gjithsesi ajo histori, iku. Juve si Thurje, ju falënderoj shumë për ndihmën që na u gjendët për gjobën dhe për ilaçet, ua kemi borxh.
Sot kur dola nga spitali, vajza më tha që në internet aty janë ofruar shumë veta për të na ndihmuar. Qava kur m?i lexonte ato fjalët që kishin thënë. Qava sepse e kuptoj që thellë-thellë njerëzit janë të mirë të gjithë. Është koha që jetojmë ajo që i detyron disa të nxjerrin anën e keqe.
Unë i bekoj nga zemra dhe iu uroj që Zoti t?i shohë të gjithë në shtepitë e tyre e në familjet e tyre, mbarë e mirë. Një mijë herë zoti i bekoftë. Por faleminderit! Ajo që do nëna, është vetëm të më jepet ajo liçenca dhe të punoj e qetë. Vetëm këtë. Nëse ka mundësi do t?u kërkoja të gjithëve t?i dërgonin një mesazh Kryetarit të Bashkisë që të më nxjerre Liçencën që të punoj pa frikë. Dua të jetoj jetën që më ra në pjesë, ashtu me halle dhe vuajtje siç ma caktoi Zoti, por dua ta jetoj me dinjitet.
Daut Kadriovski ndryshe njihej edhe me emrin Mehmet Hajdini,...
Deputeti socialist, Ben Blushi tha sot gjatë fjalës së tij n...
Në Shqipëri, sipas shifrave të bëra publike edhe nga INSTAT,...
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy shtetas për veprën pe...
Një punonjës i Fabrikës së Pasurimit në Bulqizë ka humbur je...
Deputeti socialist, Ben Blushi, ka thënë gjatë fjalës së tij...
Një fëmijë 8 vjeç humbi jetën pasditen e sotme si pasojë e n...
Në aksin rrugor Korçë-Pogradec,pranë fshatit Symiz, ka ndodh...
Kosova nuk do ta votonte kurrë Partinë Socialiste dhe e majt...
Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, organizoi ditën e enj...
Është një lëvizje e themeluar nga disa dibranë intelektualë,...
Diten e sotme u mblodh Asamblea Kombetare e Forumit Rinor te...
Policia e Komisariatit Nr.6 në Tiranë ka arrestuar 3 të rinj...
Gjykata e Korçës ka dënuar me 3 vjet burg ish-drejtorin e bu...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka akuzuar OSHEE dhe ...
Tetë deputetë të Partisë Socialiste depozituan pranë parlame...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka kujtuar sot d...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, tha sot në parlamen...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, tha në një prononci...
Punimet në Kuvend janë ndërprerë sërish për shkak të një deb...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...