web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Breshkës së dëmtuar i realizohet guaska 3D

24 Maj 2016, 19:40, Kuriozitete CNA

Freddie është një breshkë e mbijetuar nga djegjet, pas një zjarri të rënë në shkurre, në Brazil.

Guaska e tij u dëmtua rëndë, kështu që një grup vullnetarësh i krijuan atij një guaskë të re 3D.

??Hakmarrësit e kafshëve??, siç quhet grupi, kanë aftësi mbinjerëzore dhe ky grup përfshin katër veterinerë, një dentist dhe një dizejnues 3D.

Guaska e krijuar për Freddie-n i përshtatej mire, por i duhej një ngjyrë tjetër, kështu që skuadra e vullnetarëve e pikturoi atë që të dukej sa më origjinale.

Tashmë Freddie mund të ketë jetën e mëparshme.

 





Lajmet e fundit nga