Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Marrëveshja e Parisit mbi Klimën e negociuar në Francë dhjetorin e kaluar dhe e nënshkruar kohët e fundit në selinë e Kombeve të Bashkuara përmend dy kufij të rritjes së temperaturës: 1.5 dhe 2.0 gradë Celsius më lart se në kohët para-industriale. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Rosanne Skirble njofton mbi një studim të ri sipas të cilit një rritje shtesë me 0.5 gradë do të shkaktonte një rritje globale të nivelit të detit prej 10 centimetrash deri në vitin 2100, periudha më të gjata nxehtësie dhe një kërcënim më të madh për pothuajse të gjithë shkëmbinjtë koralorë.
Dallimi mes rritjes së ngrohjes me 1.5 dhe 2.0 gradë celsius është i rëndësishëm, veçanërisht për shtetet ishuj dhe vendet në zhvillim që janë më të pambrojtura ndaj ndryshimeve klimatike.
“Po, studimi ynë konfirmon se 1.5 gradë do të jetë një kufi shumë më i sigurt i ndryshimit të klimës,” thotë Carl Schleussner, i organizatës “Climate Analytics”.
Studiuesit europianë, në një shkrim në revistën Earth System Dynamics, analizojnë dallimin në mes të dy kufijve të ngrohjes në 25 rajone të botës. Ata kanë përdorur 11 tregues, duke filluar nga rendimentet bujqësore, ujin e pijshëm, motin ekstrem, e deri tek humbja e koraleve dhe rritja e nivelit të detit. Nëse temperatura globale rritet me kufirin më të lartë, 2.0 gradë Celsius, ata parashikojnë valë të gjata nxehtësie në rajonet tropikale që mund të zgjasin 50 për qind më shumë se sesa tani. Prodhimi bujqësor do të goditej më rëndë.
“Parashikojmë një rënie dyfish më të madhe të rendimenteve të grurit dhe misrit në rajonet tropikale nëse do të ketë rritje të ngrohjes mes 1.5 dhe 2 gradë Celsius”, thotë zoti Schleussner.
Një tjetër pikë e nxehtë është rajoni mesdhetar, duke përfshirë Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme, një rajon që tashmë vuan nga mungesa e ujit dhe trazirat politike.
“Parashikimet tona tregojnë se do të kishte një pakësim vjetor ndoshta me rreth 10 përqind të ujit në Mesdhe, nëse temperatura do të rritej 1.5 gradë Celsius. Kjo do të dyfishohej për rreth 20 për qind nëse ngrohja globale do të rritej 2 gradë Celsius”,thotë zoti Schleussner.
Sipas objektivit më të ulët të rritjes së temperaturës, shkëmbinjtë koralorë, të cilat strehojnë specie detare dhe mbrojnë brigjet, mund të përshtaten dhe të mbijetojnë. Gjithashtu në nivelin 1.5 gradë Celsius, shkalla e rritjes së nivelit të detit do të mund të ngadalësohej në mënyrë të konsiderueshme.
Shkencëtarët thonë se studimi i tyre konfirmon vlerësimin e vendeve më të varfra dhe atyre në zhvillim në lidhje me Marrëveshjen e Parisit dhe është një provë tjetër për të synuar rritjen më të ulët të temperaturës. Ata shpresojnë se studimi do t?i ndihmojë politikanët dhe publikun të marrin vendime më të informuara mbi çështjen e ndryshimeve klimatike./VOA
Nuk është çudi që avokatët janë ndër profesionistët më të pa...
Ditari i Ana Frankut e ndryshoi mënyrën se si ne e shohim Lu...
Më 20 maj 1799, në Paris, lindi Honorè dë Balzak, romancier ...
Nëse dëshironi të keni një trup balerine, në videon e mëpos...
Njerëzit që kanë jetuar vite para nesh, kanë krijuar ndërtes...
Diplomimi është një moment i rëndësishëm në jetë, sepse ësht...
Si për mos të na dalë letra, artistja dhe stilistja e flokëv...
Një shqyrtim rigoroz mbi atë se si njerëzit kanë mësuar të j...
Satanai nuk është vetëm simboli i të keqes dhe origjinë e tu...
Jon Sarkin, një 35 vjeçar kiropraktor, ishte duke luajtur go...
Ne përdorim mijëra objekte përditë por nuk kuriozohemi të me...
Të gjithë ne sillemi ndryshe kur jemi në publik dhe ndyshe k...
Kostumet popullore shpesh përfaqësojnë tiparet më dalluese t...
Nëse keni dëshiruar të provoni një slitë rulë ulur në makinë...
Në vitin 1989, NASA publikoi një studim mbi ajrin e pastër, ...
Ka dy lloje njerëzish në botë, ata që flenë me çorape dhe at...
Ti je duke jetuar momentin tënd dhe papritur zbulon se je gj...
Disa gjëra në botën tone, janë të destinuara të qëndrojnë mi...
Ndërsa admironi fasadat e mrekullueshme të ndërtesave të shu...
People, Esquire, Glamour- të gjitha këto revista janë shumë ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...