VIDEO/ Si ushtrohen balerinat
Nëse dëshironi të keni një trup balerine, në videon e mëpos...
Më 20 maj 1799, në Paris, lindi Honorè dë Balzak, romancier francez dhe dramaturg.
Opusi i tij letrar është sekuencë tregimesh e romanesh të njohur me titullin e përgjithshëm Komedia Njerëzore, panoramë e jetës franceze në vitet pas rënies së Napoleon Bonopartit, më 1815.
Balzaku ishte monarkist shumë konservator; në shumë mënyra, ai është antipod i republikanizmit demokratik të shkrimtarit Viktor Hugo.
Megjithatë, trajtimi i mprehtë i realitetit dhe çështjeve të kohës fitoi respektin e shumë socialistëve dhe marksistëve. Engelsi thoshte se Balzaku ishte shkrimtari i tij e preferuar, ndërsa Marksi u referohej vazhdimisht romaneve të tij. Me rastin e ditëlindjes së rij, ?Tirana Observer? ka përzgjedhur 50 thëniet e tij më të bukura.
50 aforizma nga Honorè dë Balzak
1 ? Lavdia është një helm që duhet marrë me doza të vogla.
2- Ligjet janë rrjeta ku mizat e mëdha kalojnë lehtësisht, ndërsa mizat e vogla ngelin të mbërthyera.
3- Prapa çdo pasurie të madhe, fshihet një krim i madh.
4- Zemra e një nëne është një humnerë e thellë, në fundin e të cilës do të gjesh faljen.
5- Një grua e njeh fytyrën e njeriut që dashuron, ashtu si marinari njeh detin e hapur
6- Një bashkëshort i mirë nuk shkon kurrë të bjerë për të fjetur i pari natën dhe nuk zgjohet kurrë i fundit në mëngjes.
7- Lumturia e një nëne është si një rreze drite, ajo ndriçon të ardhmen, por reflektohet gjithashtu në të kaluarën, në formën e kujtimeve të bukur.
8- Kur gratë na dashurojnë, ato na falin për gjithçka, edhe për krimet tona; kur nuk na dashurojnë, nuk na njohin meritën për asgjë, as edhe për virtytet tona.
9- Dashuria është poezia e shqisave.
10- Kur zhytemi në thellësitë e kënaqësisë, ne nxjerrim lart më shumë llum, se sa perla.
11- Ndoshta virtyti nuk është asgjë më shumë, se sa mirësjellja e shpirtit.
12- Kur ligji bëhet despotik, morali dobësohet, dhe anasjelltas
13- Pasioni është humaniteti universal. Pa të, feja, historia, romanca, arti do të ishin të kotë.
14- Një burrë është një krijesë e gjorë, krahasuar me një grua.
15- Vetmia është e mirë, por gjithsesi të duhet dikush, që të të thotë se vetmia është e mirë.
16- Mençuria është kuptimi i atyre gjërave hyjnore, tek të cilat shpirti ngjitet përmes dashurisë.
17- Në atë kohë, vetëvrasja ishte në modë në Paris: e çfarë çelësi më të përshtatshëm mund të kishte, për të zbërthyer misterin për një shoqëri skeptike?
18- Armiqtë tanë më të mëdhenj janë të afërmit tanë. Mbretërit nuk kanë vëllezër, nuk kanë bij, nuk kanë nëna!
19- Sa më shumë dikush gjykon, aq më pak ai dashuron.
20 ? Lumturia është poezia e gruas.
21- Të pakuptuarit përfshihen në dy kategori: femrat dhe shkrimtarët.
22- Fama tepër e dëshiruar është pothuaj gjithmonë një prostitutë e pashpallur.
23- Kritika është një furçë që nuk mund të përdoret mbi stofra të buta, ku mund të rrënojë gjithçka.
24- Martesa është një betejë deri në vdekje, para së cilës bashkëshortët ia kërkojnë qiellit bekimin e tij.
25- Besojini gjithçka që dëgjojini të flitet për të tjerët, asgjë nuk është aq e shëmtuar sa të jetë e pamundur.
26- Burokracia është një mekanizëm gjigant ngritur nga xhuxhët.
27- Prej kur ekziston shoqëria, një qeveri, në mënyrë të pashmangshme, ka qenë gjithmonë një kontratë sigurie midis të pasurve kundër të varfërve.
28- Urrejtja pa dëshirën e hakmarrjes është një farë e rënë në shkëmb.
29- Arti është natyra e koncentruar.
30- Femrat, kur nuk dashurojnë, kanë gjakftohtësinë e një avokati të vjetër.
31- Në jetë janë me bollëk meshkujt, por mungojnë burrat.
32- Askush nuk guxon t?i thotë lamtumirë një zakoni. Shumë vetëvrasje janë ndalur në prag të vdekjes për hir të kujtimit të kafesë ku për çdo mbrëmje luan domino.
33- Të lexuarit na sjell miq të panjohur.
34- E gjithë lumturia varet nga kurajoja dhe puna.
35- Ligjet janë rrjet merimange përmes së cilës merimangat e mëdha kalojnë ndërsa ato të vogla zihen në kurth.
36- Femrat janë gjithnjë të vërteta, madje edhe në mes të pavërtetave të tyre më të mëdha, për shkak se ato janë të ndikuara gjithnjë nga një ndjenjë e natyrshme.
37- Çdo moment lumturie kërkon një sasi të madhe injorance.
38- Një ditë ju do të zbuloni se ka më shumë lumturi në lumturinë e dikujt tjetër se sa në vetë tonën
39- Martesa duhet të luftojë vazhdimisht kundër një monstre që gllabëron gjithçka: Rutinën.
40- Frikërat tona më të mëdha qëndrojnë në pritje.
41- Kushedi se ç?kënaqësi duhet të jetë për një femër të vuajë për personin që do.
42- Asgjë nuk është më e keqe në shoqëri kur ekziston besimi nga një shok se është superior ndaj tjetrit.
43- Suksesi nuk ekziston kur ke talent të madh, por pa vullnet
44- Pabarazia mund të jetë e drejtë, por asnjë pushtet në botë nuk mund ta kthejë atë në fakt.
45- Unë jam një poet i madh. Nuk i hedh poemat në letër, ato qëndrojnë në veprime dhe ndjenja
46- Asnjë nuk e dashuron një femër sepse është e bukur apo e shëmtuar, budallaqe apo inteligjente. E duam sepse thjesht e duam.
47- Njerëzit duhet të besojnë tek martesa ashtu si tek pavdekësia e shpirtit.
48- Ah sikur të pikturonim me dorë atë që shohim me sy!
49- Gjëja e parë e nevojshme për të fituar zemrën e një femre është mundësia
50- Mizoria dhe frika shtrëngojnë duart së bashku.
Nëse dëshironi të keni një trup balerine, në videon e mëpos...
Njerëzit që kanë jetuar vite para nesh, kanë krijuar ndërtes...
Diplomimi është një moment i rëndësishëm në jetë, sepse ësht...
Si për mos të na dalë letra, artistja dhe stilistja e flokëv...
Një shqyrtim rigoroz mbi atë se si njerëzit kanë mësuar të j...
Satanai nuk është vetëm simboli i të keqes dhe origjinë e tu...
Jon Sarkin, një 35 vjeçar kiropraktor, ishte duke luajtur go...
Ne përdorim mijëra objekte përditë por nuk kuriozohemi të me...
Të gjithë ne sillemi ndryshe kur jemi në publik dhe ndyshe k...
Kostumet popullore shpesh përfaqësojnë tiparet më dalluese t...
Nëse keni dëshiruar të provoni një slitë rulë ulur në makinë...
Në vitin 1989, NASA publikoi një studim mbi ajrin e pastër, ...
Ka dy lloje njerëzish në botë, ata që flenë me çorape dhe at...
Ti je duke jetuar momentin tënd dhe papritur zbulon se je gj...
Disa gjëra në botën tone, janë të destinuara të qëndrojnë mi...
Ndërsa admironi fasadat e mrekullueshme të ndërtesave të shu...
People, Esquire, Glamour- të gjitha këto revista janë shumë ...
Nga se trembet Merkel, Puti, Bush, Clinton e deri tek aktorë...
Këto gra kanë provuar se janë të afta të performojnë aktet m...
“Njerëzit nuk janë shumë të zotë në marrjen e vendimeve që k...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...