Qeveria plan për rivlerësimin e profesioneve të rregulluara, në fokus 323 kategori
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në krye të delegacionit zyrtar shqiptar merr pjesë në Samitin Humanitar Botëror që po mbahet për herë të parë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në Stamboll më 23-24 maj 2016. Presidenti i Republikës iu drejtua seancës plenare si dhe mbajti një fjalë në segmentin e udhëheqësve të Samitit Humanitar Botëror 2016 me temë: ?Lidershipi politik për të parandaluar dhe dhënë fund konflikteve? ku u mbështetet Agjenda për Njerëzimin si dhe u diskutua për krizat me të cilat përballet njerëzimi në ditët e sotme, parandalimin dhe dhënien fund të konflikteve dhe të vuajtjeve të shoqërisë njerëzore, si në rajonet e veçanta, ashtu edhe në nivel global.
Në fjalën e Tij në Samitin Humanitar Botëror, Kreu i Shtetit shqiptar u shpreh:
Së pari dëshiroj ta përgëzoj Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për thirrjen e këtij Samiti të parë Humanitar Botëror, si dhe të shpreh mirënjohjen për mikpritësit e këtij Samiti, Presidentin Erdo?an dhe autoritetet e larta turke.
Gjithashtu e komplimentoj Sekretarin e Përgjithshëm për raportin e publikuar në fund të muajit janar të këtij viti: One Humanity ? Shared Responsability (Një njerëzim ? Përgjegjësi të Përbashkëta) i cili na jep një pasqyrë të plotë të realitetit të hidhur të shoqërisë njerëzore dhe të drejtave të njeriut në botë e situatës humanitare. Ky raport, që lançon dhe pesë përgjegjësi kryesore, duhet të na shërbejë si një udhëzues për kalimin nga angazhimet në veprime konkrete.
Dëshiroj të theksoj edhe njëherë se jam në këtë Samit të parë Humanitar Botëror për të demonstruar mbështetjen e vendit tim ndaj Agjendës së Njerëzimit dhe të angazhimit për adresimin e pesë fushave, që shumë qartë janë pasqyruar në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm.
Sot, është një moment shumë i rëndësishëm pasi kemi mundësinë që të demonstrojmë unitet dhe solidaritet për parandalimin e vuajtjeve njerëzore dhe ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për vendimmarrje dhe veprime kolektive.
E theksova edhe më herët sot, se për shkak të faktit që një pjesë e krizave buron nga rritja e intolerancës fetare, ekstremizmit të dhunshëm e diskriminimit për arsye fetare, etnike e të tjera, Shqipëria angazhohet të ofrojë eksperiencën dhe kontributin e saj në këtë drejtim.
Shqipëria është plotësisht e angazhuar në luftën dhe parandalimin e terrorizmit që vjen si pasojë e ekstremizmit të dhunshëm dhe beson se komuniteti ndërkombëtar dhe veçanërisht organizatat ndërkombëtare të sigurisë me në krye Kombet e Bashkuara, do të gjejnë dakordësinë për të bërë dhe promovuar më tepër masat parandaluese.
Shqipëria ka një eksperiencë shumëshekullore sa i përket bashkekzistencën paqësore dhe harmoninë fetare, dhe në këtë kontekst është e gatshme të vihet në krye të përpjekjeve për të promovuar dialogun dhe mirëkuptimin mes kulturave dhe qytetërimeve, me synim promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në të gjithë botën.
Gjithashtu, në kontekstin e zhvillimeve rajonale, roli i Shqipërisë në dobi të paqes dhe stabilitetit rajonal ka qenë evident. Të udhëhequr nga parimi i fqinjësisë së mirë, jemi maksimalisht të angazhuar për të kontribuar në vijimësi për rritjen e frymës pajtuese dhe të bashkëpunimit në rajonin e Evropës Juglindore, respektimin e të drejtave të pakicave, si dhe përballimin e të gjitha krizave me të cilat po përballet ky rajon.
Në kuadrin e krizës së refugjatëve, ju siguroj se Shqipëria ka sensibilitetin e duhur dhe është e gatshme të bashkëpunojë me vendet fqinje dhe Bashkimin Evropian, konform kapaciteteve dhe mundësive të saj.
Shqipëria si një vend kandidat në Bashkimin Evropian dhe në pritje të hapjes së negociatave të aderimit, i është bashkuar të gjitha qëndrimeve dhe angazhimeve të Unionit, sa herë është kërkuar dhe ka qenë e nevojshme. Edhe në kuadër të Agjendës për Njerëzimin, Shqipëria i është bashkuar qëndrimeve të BE-së dhe do të kontribuojë me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet e saj, në përmbushjen e këtyre angazhimeve.
Faleminderit për vëmendjen!?
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka vendosur të dubl...
Babai i 20-vjeçares, e cila filmoi kryebashkiakun e shkarkua...
Deputeti socialist, Pandeli Majko, ka sqaruar takimin me kre...
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi para...
Anisa A. është vajza e cila filmoi ish-kryebashkiakun e Pesh...
Ligji i dekriminalizmit e ka të parashikuar që institucionet...
Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka ironizuar kryemin...
Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka, ka akuzuar ...
Gjatë një aktiviteti me investitorë të huaj, ambasadorja e B...
Nëpërmjet një deklarate për mediat të deputetit Flamur Noka,...
Në një deklaratë për mediat, Ministri i Drejtësisë Ylli Manj...
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka deklaruar se kemi nev...
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, b...
Një 40 vjeçar nga Lushnja është arrestuar pasi është dënuar ...
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta nga Luksemburku...
Specialistët e Seksionit të hetimit të krimit ndaluan shtet...
Më datë 23.05.2016, nga specialistët e Seksionit të hetimit...
Arrestohet në flagrancë një shtetas pasi dispononte një armë...
Kompeticioni nderkombetar i bukurisë ka shpallur mbrëmë në t...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ishte i pranishëm sot ne...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...