web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Këshilla për të diplomuarit nga njerëz të suksesshëm

22 Maj 2016, 19:51, Lifestyle CNA

Në maj, fillon ritual vjetor. Në kolegje e universitete të SHBA-së, të diplomuarit mblidhen për herë të fundit për një ceremoni zyrtare para se sa të dalin në kërkim të fatit të tyre.

Të veshur me kapele dhe pelerina, para se të mund të marrin diplomat e tyre, të diplomuarit të ulen me mirësjellje dhe dëgjojnë fjalime nga njerëz të shquar që ndajnë histori dhe opinione mbi jetën e tyre.

Presidenti Obama, në Universitetin Rutgers në Piscataway, New Jersey, iu tha të diplomuarve më 15 maj se problemet e vështira nuk mund të zgjidhen përmes izolimit. Ai gjithashtu kritikoi mendjet të cilat i përshkroi si anti-shkencë, anti-intelektuale që shumë shpesh përshkojnë politikën.

“Në politikë dhe në jetë, injoranca nuk është një virtyt,” tha Obama. “Nuk e është e këndshme të mos dish se për çfarë je duke folur. Kjo nuk i bën gjërat reale e nuk tregon sesi duhet të jenë.Kjo nuk është për të sfiduar korrektësinë politike. Kjo është thjesht se nuk e dini se për çfarë jeni duke folur. ”

Sheryl Sandberg (© AP Images)

Shefja operative e Facebook Sheryl Sandberg, duke folur në 14 maj për të diplomuarit e Universitetit të Kalifornisë, Berkeley, përmendi vdekjen e papritur e burrit të saj në vitin 2015 si një pikë kthese që e mësoi atë për elasticitetin.

“Kam mësuar për thellësitë e trishtimit dhe brutalitetit të humbjes,” tha ajo. “Por unë gjithashtu mësova se kur jeta ju vë poshtë, ju mund t?a godisni me shkelm, të çani sipërfaqen dhe të marrë frymë përsëri. Kam mësuar se në emër të asgjësë, apo në emër të çdo sfidë, ju mund të zgjidhni gëzimin dhe kuptimin. ”

Ish-moderatorja e talk-show televizive  Oprah Winfrey ishte e ftuar në ceremoninë e diplomimit për studentët në Universitetin Johnson C. Smith në Charlotte, Carolina Veriore, më 15 maj.

Oprah Winfrey (© AP Images)

Ajo iu arguentoi të diplomuarve për t?u përpjekur për përsosmërinë, por jo për të humbur zemrën kur pengohen, sepse “dështimi është rruga e Zotit për t?ju lëvizur ju në një drejtim tjetër.”

Russell Wilson, qendërmbrojtësi i ekipit të futbollit Seattle Seahawks, u kthye në Universitetin e Wisconsin, në Madison për të mbajtur një fjalim në 15 maj.

Russell Wilson (© AP Images)

Wilson, i cili udhëhoqi ekipin e tij në një fitore të Super Bowl në vitin 2014, kujton se një ish-trajner në një shkollë tjetër i kishte thënë atij se nuk ishte realiste të shpresonte për një karrierë në National Football League. Ai hodhi poshtë këshillën e trajnerit dhe u bë edhe më i vendosur për të përmbushur potencialin e tij atletik, iu tha ai të diplomuarve të Wisconsin.

“Momentet kur jeta ju thotë ‘po’ nuk janë ato që ju përcaktojnë. Momentet që me të vërtetë kanë rëndësi janë momentet kur jeta ju thotë ‘jo’ “, ka thënë Wilson.

“Kur jeta ju thotë ” jo “, pyetni veten me sinqeritet:” Për çfarë jam i aftë? “Pasi ju të mësoni përgjigjen, mos kini frikë për të lejuar që të gjithë të tjerët të dinë më tepër për ju.”/www.Mundesi.Al





Lajmet e fundit nga