web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Cole Sprouse shpjegon pse e braktisi aktrimin për pesë vjet

18 Maj 2016, 15:30, Lifestyle CNA

Që kur ?The Suite Life On Deck? përfundoi në vitin 2011, Cole Sprouse shkoi në universitet dhe premtoi se do të vazhdonte aktrimin.

Këtë vit ai e mbajti pemtimin e tij të dhënë pesë vjet më pare, kur firmosi për të marrë pjesë në serialin televiziv ?Riverdale?.

Në një intervistë të dhënë për revistën ?EW?, aktori ka shpjeguar arsyen se pse bëri një pauzë 5 vjeçare nga aktrimi, duke thënë se i dukej vetja si automat dhe se kishte nevojë për një pushim, për t?u marrë pak me veten.

Duhet thënë se Cole ka debutuar për herë të parë në serialin ?Grace Under Fire?, kur ishte më pak se një vjeç.

Gjatë këtyre pesë vjetëve, ai studio arkeologji në Universitetin e New York-ut dhe ndoqi pasionin e tij, fotografinë.

 





Lajmet e fundit nga