web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet ne Peshkopi: PD nuk është entuziaste, por më e favorizuar është LSI

17 Maj 2016, 08:16, Aktualitet CNA

Pas skandalit të Kryetarit të Bashkisë së Peshkopisë, as PD nuk duket se është shumë entuaziste. Zakonisht në këto raste PD nuk i mungon dëshirë për entuziazëm, por këtë herë i ka munguar dhe kjo është dukur qartë, që skandali është përdorur vetëm për të sulmuar Ramën dhe nuk janë bërë thirrje për zgjedhje të reja.
Pra, asnjë zyrtarë i PD nuk ka bërë zyrtarisht asnjë thirrje për zgjedhje të reja në Peshkopi. Pse? Partia Demokratike nuk arriti dhe nuk pati guximin të bëj një analizë të thellë për humbjen e zgjedhjeve lokale. Kjo mungesë analize ka bërë të mundur që të mos ketë fajtor e për këtë arsye të humburit për shkak të lidhjeve militanteske vazhdojnë të jenë në nivelet më të larta drejtuese të PD. Po ashtu, PD nuk arrit të bëj me sukses procesin e rinovimit të struktura. Kjo ka bërë që PD e sotme në Peshkopi të jetë po ajo e njëjta që humbi zgjedhjet lokale. Pra, nuk ka figura të reja e për rrjedhojë edhe një vizion të ri për një model të ri fitoreje e qeverisje në Peshkopi.
Gjithashtu deputetët dhe ish Ministrat nga Dibra të PD, janë të njëjtat figura që kanë 25 vjet që i mashtrojnë dibranët në fushata me premtime boshe. Po ashtu edhe PD nuk ka një reputacion të mirë në Dibër, sepse në të gjitha qeveritë e PD, Dibra ka qenë një vend i izoluar dhe i lënë pasdore. Dibra sot ka të njëjtën rrugë nacionale që ka pasur që në kohën e Mbretit Zog.
Dibra, është Qarku më i izoluar dhe më i braktisur nga politika në këto 25 vite tranzicion. Dibranët ka probleme të mëdha që lidhen me infrastrukturën, shumë fshatra janë të izoluar si në kohën e Skënderbeut. Madje, atëherë ishin të komunikueshme, sepse të gjithë kishin nga një kalë.
PD nuk është entuaziste, sepse ajo nuk është e gatshme për zgjedhje të reja, sepse nuk është e organizuar, nuk është e rinovuar, nuk ka figura të reja, po ashtu nuk ka edhe një strategji apo një arsye për të fituar zgjedhje.
Ndoshta, PD qëndron në heshtje, sepse shpreson në një mbështetje apo një koalicion me LSI, por kjo e fundit duket me favorizuara. Unë, personalisht kam qenë kundër ndërhyrjes e depërtimit të LSI në Veri e sidomos në Dibër, por në situatën e re të krijuar kam përshtypjen se LSI është me favorizuara nga kjo garë e re zgjedhore.
LSI është e favorizuar, sepse, le të themi, se vazhdimisht është distancuar nga qeverisja e PS në Peshkopi. Skandali i fundit është si të themi, një ogur i paralajmëruar nga LSI. Pra, LSI jo vetëm që nuk ka dalë e dëmtuar nga skandali, por ka dalë më e fortë.
Po ashtu, LSI për nga mënyra se si bën politikë dhe si është depërtuar në Qarkun e Peshkopisë jam i sigurt që LSI do të jetë një forcë e fortë në çdo lloj zgjedhjesh të ardhshme, sepse ka imazhin si një parti që mban pretime punësimi dhe që punëson militantët apo kontribuuesit e saj.
Shumica presin më kënaqësi se më kë do të jetë LSI në zgjedhjet e ardhshme për Bashkinë e Peshkopisë, nëse do të qëndrojë me PS apo nëse do të kalojë me PD. Këto janë hamendje shumë gjeneralizuese.
LSI ka shumë gjasa të dal forcë e vetme në zgjedhje. LSI kohët e fundit po beson seriozisht të jetë forcë e dytë ose edhe forcë e parë politike jo vetëm në nivel lokal, por edhe në nivel nacional. Sipas kësaj analize ka shumë gjasa që LSI të dal e vetme për të testuar vetën.
Nëse ajo del e vetme në garën për Bashkinë e Peshkopisë ka shumë gjasa të jetë fituese. Megjithatë, nuk duhet të harrojmë faktin, se Peshkopia është historikisht bastion i djathtë.
Madje, dibranët kanë pas thënë, të marrin gomarin ta veshim me flamurin e PD dhe ai është e sigurt që fiton. Pra, duke u nisur nga kjo, pavarësisht situatës së vështirë që po kalon PD në Peshkopi, ajo mbetet forca me e fortë dhe favorizuar për garën e zgjedhjeve lokale. / Alban Daci





Lajmet e fundit nga