Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Alban Daci
Takimi i Majkos me Bashën u bo lajm dhe kjo për faktin se drejtuesit e rëndësishëm të Pozitës dhe Opozitës në Shqipëri nuk takohen asnjëherë në kohë paqeje, por vetëm në momentin kur paqja dhe siguria e vendit është me të vërtetë në rrezik ose në rastet kur krizat ekonomike bëhen të pazgjidhshme dhe s?ka rrugë tjetër veçse të ulen së bashku. Është fakt se Pozita dhe Opozita nuk kanë marrëdhënie normale si kundërshtar politik, por kanë një marrëdhënie tipike armiqësore sikur të ishin Bashkimi Sovjetik dhe SHBA.
Politika shqiptare e ka përdorur këtë marrëdhënie të bazuar në ndasitë ideologjike qëllimisht për të manipuluar më
mirë masat, ose e thënë troç qytetarët. Pra, nëse në gjithë Boten nuk ka më kampe të majta dhe të djathta, këto kampe në Shqipëri janë të gjalla në të njëjtin nivel që ishin në kohën që sapo kishte mbaruar Lufta II dhe kishte nisur Lufta e Ftohtë.
Në gjithë Botën thuajse ndasitë ideologjike nuk ekzistojnë më dhe partitë ndahen gjithnjë e më shumë në programet qeverisëse ose me sukseset dhe dështimet e qeverisjes. Shqipëria siç duket për shkak të një elite të dobët dhe jo të formuar politikisht e ka akoma të vështirë të ofrojë programe të mirëfillta qeverisje.
Partitë politike shqiptare në dallim me ato të Perëndimit, gjëra të tjera propozojnë si programe elektorale e gjëra tjera bëjnë në kohë qeverisje duke pasur kështu më shumë dështime e suksese rastësore se sa suksese apo strategji afatgjate. Në këtë drejtim, partitë politike krenohen e dallohen vetëm nga linja e vjetër politike dhe suksesin apo dështimin e tyre e lidhin vetëm me ?boshtin ideologjik?.
Në këto rrethana, marrëdhëniet e tyre nuk mund të jenë miqësore dhe duhet të duket sa më shumë miqësore. Pra, rregulli i Luftës së Ftohtë ideologjike që edhe në momentin që duket në horizont paqja, patjetër duhet të jetë pas horizontit edhe stuhia. Për këto arsye takimet e krerëve të Opozitës dhe Pozitës në Shqipëri në këto vite tranzicioni kanë ngjarë gjithnjë si evente të rralla, aq të rralla sa takimi i Kennedy me Krushov dhe vizita e Niksonit në Kinë.
Analistët e oborreve të politikës tentuan ta thjeshtësonin takimin e Majkos me Bashën për shkak të mbledhjes së Këshillit të NATO-s. Kjo nuk është arsye e vërtetë e këtij takimi! Nëse do të ishte kjo arsye i bie që takimi të ishte në nivelet e duhura, pra takim mes Kryetarit të Opozitës dhe Pozitës ose më konkretisht mes Ramës dhe Bashës. A mund ta mendoni përse Basha pranoj prishjen e protokollit dhe u takua me Majkon? Së pari, Majko nuk njihet si njeriu i pranueshëm nga PD apo nga Basha që bën diferencën me drejtuesit e tjerë të PS. Ka dy arsye themelore që Majko është takuar me Bashën:
Së pari, Majko e ka seriozisht dëshirën e tij për të qenë President i Republikës. Ai po kërkon të jetë një kandidaturë konsensuale. Partia Demokratike nuk e ka pranuar asnjëherë një kandidim nga ana e PS. Çfarë ndodhë në këtë rast? Reforma në Drejtësi, për nga forma dhe formati është një ?bela? e madhe mes PD dhe PS dhe ajo ka vetëm një mënyrë që të kalojë si duhet, pra me Konsensus.
Në politikë asgjë nuk është falas dhe pa interes. Për këtë arsye Majko ka kërkuar të takojë Bashën për t?i thënë atij se PS është e gatshme të bëj ndryshimet sipas propozimeve të PD, por me një kusht që kjo e fundit të pranojë Majkon si kandidaturë konsensuale për President. Ky ishte edhe mesazhi i Bashës i cili tha se vlerësonte kontributin e Majkos në Politikë. Pra, nga kjo frazë mund të themi se Basha ka rënë dakord që President të jetë Majko dhe po ashtu Majko dhe PS kanë pranuar propozimet e PD për reformën në Drejtësi. Kjo do të thotë se shumë shpejt do të kemi realizimin dhe kalimin në Parlament të Reformës në Drejtësi.
Së dyti, LSI po jep sinjalet e saja për të qenë një alternativë e tretë në Politikë shqiptare. Fenomeni LSI po bëhet gjithnjë dhe më i prekshëm dhe më konkurrues për dy partitë e mëdha politike. LSI me vizionin e saj po thyen utopinë e ndarjes ideologjike që e kanë kaq për zemër PS dhe PD, për këto arsye këto dy të mëdha, duke e pasur të vështirë reformimin dhe justifikimin e ekzistencës së tyre përtej ?boshtit ideologjik?, ndjehen gjithnjë e më të rrezikuara.
Pra, takimi i Majkos dhe Bashës është një sinjal i qartë për LSI duke i dëshmuar kësaj të fundit se mund të bëjnë shumë mirë pa të dhe mund të realizojnë reformën në drejtësi apo çdo sfidë tjetër pa limitë të pakalueshme. Tani duhet të presim se kush do të jetë përgjigja e Ilir Metës nga ky takim. Një është e sigurt, se Meta e ka një rival të vjetër Majkon dhe sigurisht nuk do të ishte dakord që ky i fundit të ishte kandidatura konsensuale për President.
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë mesazhin e një q...
Ministrja e Inovacionit, Milena Harito është shprehur se kus...
“Lufta” mes Tahirit dhe Veliajt për pasardhësin e Edi Ramës ...
“Unë i kam ndihmuar Edi Ramën dhe Ilir Metën që të fitonin d...
Partia Demokratike ka publikuar platformën për garantimin e ...
Guvernatori Gent Sejko u ka kërkuar ambasadorëve të huaj të ...
Sonte në Zululand-in e Mustafa Nanos në TemA TV ishte i ftua...
Punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektri...
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka shkarkuar nga detyra K...
Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur se EUROPOL i ka...
Interpol Tirana ka bërë të mundur ekstradimin nga Frankfurti...
PërshkrimiEuropean Youth Forum Rural (ERYF) është një organi...
Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Të Paekspozuarit” Ylli R...
Agjencia prestigjoze e lajmeve, CNN thotë se biznesmeni Geor...
Specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit në Drejtorinë V...
Jufka dibre që prodhohen në mes të TiranësNjë punishte në r...
Një delegacion i madh me përfaqësues nga institucionet e BE-...
Policia e Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar 3 parcela me rreth...
Ndërsa së fundmi janë përhapur skandalet në disa prej fushav...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...