web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një trajnues gay për OSHEE

17 Maj 2016, 19:11, Aktualitet CNA

Punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike duket se do të trajnohen nga një individ me prirje homoseksuale. Bëhet fjalë për Elton Ilirjanin, pronar i kompanisë ?Headhunter?. Me kompaninë në fjalë OSHEE  ka lidhur një kontratë në shkurtin e këtij viti, vlera e së cilës shkon në 660 milionë lek.

Elton Ilirjani ka pranuar sot faktin se i përket komunitetit të homoseksualëve. ?Unë drejtoj një qendër punësimi, por mbi te gjitha unë jam gay?. tha sot publikisht Ilirjani. Ai ka lindur në Tepelenë dhe ka rrëfyer se është përballur mes vështirësive dhe pranimit të familjes. Në ditën ndërkombëtare të ndërgjegjësimit ndaj homofobisë, Ilirjani kërkoi që të pranohet realiteti për ata qe nuk flasin hapur mbi këto sjellje seksuale. Deklarata e tij u bë në aktivitetin për Indeksin e punësimit ku jepen çmime për biznesin që ka politikë antidiskriminimi./citynews





Lajmet e fundit nga