Me thirrjet kundër qeverisë/ Vijon protesta para Kryeministrisë
Vijon prej gati tre orësh protesta në bulevardin “Dëshmorë...
Vijon prej gati tre orësh protesta në bulevardin “Dëshmorë...
Prej rreth 3 vitesh, kjo sallë dhe e enjtja e çdo jave, duket të mos ketë asgjë të përbashkët me parlamentin e një vendi normal, këtu gjithnjë e më pak debati yne ka lidhje me filozofitë politike të palëve, e aq më pak me qeverisjen e vendit, prosperitetin e tij, rrugët e reja të zhvillimit të vendit, mirëqënien e qytetarëve. Kjo sallë, e ky kuvend ka prodhuar në këto 3 vjet debate të gjithë farëlloji,( per kriminele , droge , hajdute ,te korruptuar) ,por thuajse aspak debat që sjell rritje të mireqenies , GDP, ul papunësinë, rrit ritmin e rritjes ekonomike?..rrit pagat e pensionet e qytetarëve.
Vijmë sot për të diskutuar një projektligj për shoqëritë e kursim-kreditit në Shqipëri, të cilat kryesisht i shërbejnë zonave rurale, për të cilin jam dakord ne parim e nuk ka shumë për të diskutuar, ne si opozitë do të jemi pro çdo vendimarrje që shkon në dobi të qytetarit, (pak a shumë, qofshin ata që përfitojnë.) Po ky ligj duhet thënë e pranuar që nuk mund të ndryshojë shumë gjëra, sepse këto shoqëri zotërojnë rreth 1% të depozitave në Shqipëri, por në se duhet të përmirësojmë qoftë një problem nga mijra problemet dhe hallet e këtij vendi dakord jemi, le ta miratojmë. Por, sinjalet e alarmit duket se kanë rënë nga Banka Qëndrore, norma e interesit vazhdon ulet, madje ulet brenda muajit e kjo tregon se ekonomia shqiptare po shkon gjithnjë e më keq, pritshmëritë Bankës së Shqipërisë, nga gjithë aktorët ekonomikë e mbi të gjitha nga qeveria nuk po i plotësohen. Inflacioni është 0.3% ,(thuajse deflacion , si asnjehere ne keto 25 vjet ), kërkesa vazhdon e zvogëlohet, konsumi ka rënë, ?.e me sa duket politika monetare ka arritur limitet e ndikimit të saj në ekonomi, ky është një sinjal i fortë për ekonominë e vendit, bizneset e bankat e nivelit të dytë, qytetarët e mbi të gjitha qeverinë shqiptare. Por ndërsa sistemi i bankave të nivelit të dytë ka një likuiditet të lartë, e norma e interesit ka rënë, banka qëndrore indirekt i ka thënë Edi Ramës e kësaj qeverie, hiqe kamzhikun mbi biznesin, hiq masat repressive, jepi frymë e stimul ekonomisë. Po ç?po ndodh në ekonominë shqiptare?
Kanë rënë investimet kapitale, eksporti ka rene me afro 11 % e pritet të bjerë akoma , ka rënë besueshmëria e biznesit, indeksi i besimit në ekonomi ka rënë me 5.7 pikë në tremujorin e parë të vitit 2016, duke zbritur poshtë mesatares historike për herë të parë pas tre tremujorëve. Ka rënë besimi në të gjithë sektorët e ekonomisë, rënia më e fortë është në ndërtim , industria po vuan konjukturën e pafavorshme në tregjet botërore dhe në partnerët tregtarë. E ndërkohë që flitet për reforma strukturore, përmirësim të kushteve të biznesit e fjalët mbeten fjalë, është urgjente që kjo qeveri e ky parlament, të mendojnë për një ndërhyrje urgjente, afro 3 miliardë dollarët e shqiptarëve që flenë në bankat e nivelit të dytë, duhet t?u gjendet mënyra të kthehen në ekonominë shqiptare, përndryshe situata do të shkojë ?zot na ruaj. Nuk dëshiroj të keqen , absolutisht jo , por një këshillë për Ramën e ministrat e tij e kam: ndalni represionin në ekonomi; ndalni politikën që dëmton ekonominë; ndalni represionin e drurin mbi sipërmarrjen; mbi investitorët e huaj, koncensionet e energjisë dhe jo vetëm; ndalni Erionin që kujton se mund të sillet akoma si mjaftist a G99; ndalni pazaret e Tahirit me Shullazë në mes të Durrësit e Tiranës; dhe mbi të gjitha, ndalni urrejtjen, ndalni këtë sjellje papërgjegjshmërie, duajeni këtë vend dhe nuk do jetë e vështirë të gjeni se çfarë duhet bërë, dhe për këtë nuk ka nevojë të shpikni, po merrni shembujt më të mirë të ekonomive rajonale. (Edi Rama dhe ministrat e tij, duhet të lenë mënjanë politikën e zhurmës, politikën e make up, të zbresin me këmbë në tokë në politikën e ekonomisë reale, në se ndonjëri prej tyre mund ta bëjë, dhe të përcaktojnë si mund të rritet ekonomia, ku mund të rritet e të përcaktojnë strategji e taktika mirë të përcaktuara, për sektorë të tillë si turizmi e bujqësia.)
Qeveritë që shkojnë e vijnë nuk mund të luajnë më me taksat e tatimet, me taksat lokale e jo vetëm, të vazhdojnë të cënojnë planet e biznesit të kompanive, e në kushtet që deflacioni është në prag, qeverisë i duhet të mendojë një paketë lehtësuese fiskale, ?.e mbi të gjitha të dëgjojë ekspertët shqiptarë të ekonomisë, se mesa duket mes jush nuk është një i tillë. Biznesi është në hall, qytetari edhe më në hall, për të rinjtë gjetja e një vendi pune duket të jetë në kufijtë mes ëndrrës dhe shgjëndrrës, ata që i krijojnë këta vende pune, ndodhën në kushtet e një represioni që pa ndrroje do të thoja dhe kriminal nga zyrat e kësaj qeverisje, gjobiten me dhe pa faturë, se dhe t?u rrisësh taksat sic Erioni bën në Tiranë dhe Vangjushi ne Durres një lloj gjobe është, shto këtu taksadarët gjobvënës të Brizit të tatimeve, por nuk mbaron ketu …jo , sepse çdo dëshirë të mirë a sipërmarrje ne keto 3 vjet e pret kapuci gjobvënës me pistolete i njerëzve të kësaj Ç?Rilindje. Me shume se kurre jane larguar nga Shqiperia ne keto 3 vjet dhe nuk mbaron me kaq , Azilkerkues shqiptare kudo ne europe dhe c?do dite ,dikush më thotë të shesim gjithçka kemi e të ikim, dikush tjetër nuk po di të zgjidhë nga njëra anë mizerabilietin e spitaleve të Rames dhe nga ana tjetër të gjejë paratë për t?u kuruar jashtë, ?gojët e liga? të Bankës Boterore thone se 47 % e shqiptarëve jetojnë në varfëri me më pak se 5 dollare në ditë, rrogat ç?vleresohen e ulen prej 3 vitesh, karburanti kushton më shtrenjtë se në të gjithë rajonin, shto këto dhe tarifat e parkingjeve të kryebashkiakëve të Ramës për t?u stresuar e jetuar më keq, biznesi ka klimën më të keqe e kjo jo sipas meje e nesh, por sipas ?Doing Business 2016?, shpenzimet qeveritare që shkojnë për investime ulen, e ndërsa mbajmë pezull rrugët ?bëjmë sheshe me e pa lidhje .
Rama, që per ?cudi? opinionistë e analistë mendojnë që koka i ka marr erë e vetja i duket lider ndërkombëtar, duhet ta kuptojë që të parat janë detyrat e shtëpisë, e në se me taborin e vet të qeverisë nuk ja del të bëjë ndonjë punë përsëmbari , të pakten dëgjojë ata që kanë kurajo të flasin akoma për këtë vend. Dështoi me taksën progresive, megjithëse aktorët ekonomike ja thanë e stërthanë në këtë vend; dështoi me investimet e huaja se nuk dha garanci juridike për shkak të goditjes pa fund me vend e pa vend të kontratave të qeverive paraardhëse; rriti borxhin publik megjithëse të gjithë ja thanë, se gjoja do rregullonte katrahurën në këtë vend; zhyti doganat e tatimet dhe bashkë me to la bosh arkën e shtetit megjithëse premtoi revolucion në to; Nuk mjafton nje fjale apo nje dite per te konstatuar demet qe ka sjelle kjo mazhorance Rama-Meta ne kete vend dhe ju siguroj qe me keq zor se ka , por sot më shumë se kurrë duhet që shqiptarët të bëhen bashkë për të ndalur të keqen që vjen prej saj dhe akoma me shume jam i bindur se kesaj Opozite nuk i nevojitet 1 prill blu , per t?iu larguar me turp .
*Fjala e deputetit Igli Cara në senacën e sotme parlamentare
Një makinë është përplasur me një furgon pasagjerësh në aksi...
Autoritetet greke dërguan të enjten në Shqipëri urdhërarrest...
Për të kuptuar se çfarë është dhe si mbrohet po jap një rast...
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka akuzuar opozitën, po...
Deputeti Ben Blushi tha gjatë fjalës së tij në parlament se ...
Policia e Vlorës ka arrestuar një person të shpallur në kërk...
Vajza 26-vjeçare e një profesori shqiptar është përdhunuar ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me drej...
Deputeti Ben Blushi akuzoi kryeministrin Edi Rama se mbrojti...
Gazeta e përditshme gjermane “Hamburg Morning Post” i ka kus...
Kisha kërkuar të flisja sot për rendin e ditës, por një zhvi...
Klemend Balili, apo sic e quajnë mediat greke “Escobari i Ba...
Citynews publikoi sot një video ekskluzive ku shihej qartë s...
Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ka reaguar pas fjalës së...
Fillimisht Kryeministri Edi Rama zbuloi token e re te 3 P (P...
Policia Kufitare e Korçës ka arrestuar një shtetas 38-vjeçar...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar nga PD që të nisë p...
Një banesë private në Shkodër është përfshirë nga flakët mb...
Menjëherë pas fjalës së kryeministrit Rama, fjalën e ka marr...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fjalës së Mediut. Sipas...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...