web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Ben Blushi/ Kemi rënë në dorën e një njeriut të paaftë, Shqipëria po shkon edhe më keq

12 Maj 2016, 13:53, Aktualitet CNA

Për të kuptuar se çfarë është dhe si mbrohet po jap një rast që ka ndodhur para një jave, një grua me tre fëmijë po shkonte të shihte burrin e vet në burg, shteti me dashje i kishte cenuar mundësinë të mbrohej nga rruga, aksident nga sabotimi i interesit publik, vdiqën dy fëmijë, sepse një nënë po shkonte të shihte burrin në burg, a foli njeri nga qeveria sot për një familje që u shkatërrua se po ndërtonte një cati, aq më pak ai që duhet të fliste më shumë, kryeministri. Po kush i hoqi 10 m kangjella nga rruga, kush i hoqi, kush e dëmtoi interesin publik, nevoja e qeverisë për të mbrojtur interesin privat para atij publik. Pse ishin hequr ato? Nuk kishte para? Ishte borxhi i lartë? jo, i shërbyen një karburanti privat, këtë mbrojti qeveria, a keni parë të shkojë shteti atje dhe ta rivendosë kangjellën, shih me ca llogjesh merren sot.

Pse përfundoi kjo familje në burg, sepse babai i vajzave që shteti nuk i mbrojti, por i coi në humbje jete, ky ndërtoi një cati në tokën e vet, nuk zaptoi, e përfundoi në burg prej 6 muajsh, vajzat po shkonin ta vizitonin, po sa para tij edhe nga ky parlament duhet të ishin në burg, ai shkoi për një cati, humbi dhe dy vajzat, e kush e mbron interesin publik, interesi publik cenohet vetëm kur vjen puna te të varfërit. Rasti i fundit në Sarandë që tregon se si sabotohet interesi publik në vend, ka tre ditë që shkruhet për trafik të madh droge, nuk e di kush është ai njeri, kujt i ka dhënë para, Rilindjes, PS, PD apo LSI, ky njeri është akoma në punë, deri dje, ka qenë në punë, për cfarë mbahet në punë, për ca thotë qeveria e kam hetuar prej tre muajsh, e hetojnë dhe e lënë të jetë në krye të transportit, mbrohet interesi privat, nuk ndahemi më, ndahemi në mbrojtës dhe cenues të interesit publik, qeveria e saboton këtë interes.

Doli kryeministri para një jave, se ka çudira, dhe është bërë më i çuditshmi ky, ishin disa protestues, ca ndryshonin nga ata që dolën dje te gjykata, protestun për stadiumin me majucë, ju u tha shkoni merreni vota po të doni të merrni vendin, s?ka deklaratë më fyckë se kaq, po pse more, një mësues që ankohet për padrejtësi duhet të bëjë parti që ta zgjidhë, dikush që kërkon të drejtë në gjykatë, duhet të bëjë një parti ky, një polic që mund të hiqet nga puna, duhet të bëjë parti ky?

Po kush ka drejtë, vetëm ne 140 që jemi këtu, kjo nuk është prej mendjelehti, është prej të paafti, që prej 3 vjetësh po na provon se e vetmja cilësi që ka është paaftësia, e kam quajtur mediokritet, por kjo është e bukur, është i paaftë, nuk është vetëm kaq. 4 orë foli kryetari i Rilindjes, 4 orë foli ish kryetari i Lindjes, nga lindja na erdhën të gjitha problemet e rilindjes dhunim, mediokritet paaftësi, represion brenda partisë, e vetmja gjë që Rama po bën në tre vjet po lyen me bojë gërmadhën e Sali Berishës, lyeje si të duash, vëri strehë si k ndodhë te kryeministria.

Ata konkurrojmë të dy me njëri­tjetrin, e djeshmja me të pardjeshmen, dy të paaftë, në 25 vjet, ky kryetari i lindjes drejton prej 25 vjetësh, ky ka 18 vjet ky tjetri, shpopullim bilanci i sotëm i vendit. Kush ka shkaktuar më shumë papunësi Sali Berisha apo Edi Rama? Kush ka marrë më shumë borxh publik? Për çfarë konkurrojnë këta të dy? Është konkurrencë në paaftësie. E dëgjova sot. Fakti që po vijnë kinezët tha është shumë mirë. Edhe unë shumë mirë them, por pyetja është pse ikin gjermanët, pse ikin kanadezët? Ua them unë pse ikin?

Pse ikin? Sepse ka një imazh. Në qoftë se nga Evropa dhe SHBA shohin se këtu investojnë vetëm. kinezë dhe turq, mendoni se do të vijnë të investojmë prap? Arsyeja është se ka rënie konsumi dhe rënie klientele. Foli për pronat. Çështja e pronave nuk është reformë, është deformim i paparë. Nuk ka ligj për të kthyer pronat, por për të trajtuar pronat. Nuk matet me të ardhmen, por bën konkurrencë me Saliun. Pse merr lekët e mia për t?ua dhënë pronarëve kur mund të bëjë kthim fizik të pronës. Thotë që qeveria ime ka marrë një vendim për të negociuar me Strasburgun. A ka qeveri në botë që negocion me një gjykatë? Ka njerëz këtu se përpoqën ti bëjnë me dije kryeministri se sa keq po shkojnë punët. Pyetini se çfarë do me thënë deflacion. Nuk e di. Kujton se po rritet papunësia. Fatkeqësisht kemi rënë në dorën e një njeriut të paaftë, Shqipëria po shkon edhe më keq.

*Fjala e deputetit Ben Blushi në seancën e sotme parlamentare





Lajmet e fundit nga