web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia asgjeson 1150 rrënjë kanabis

11 Maj 2016, 06:50, Aktualitet CNA

Policia e Shkodrës ka asgjesuar 1150 fidanë kanabis sativa, të mbjellë me kubikë. Operacioni u zhvillua në Malin e Kacinarit ku është zbuluar dhe asgjesuar lënda narkotike.

?Në kuadër të kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit te bimëve narkotike, gjatë kontrollit të ushtruar në  territorin njësisë Administrative Gjegjan ,  në Malin e Kacinarit, sipër përroit të Shutinës janë konstatuar dhe asgjesuar rreth 1150 gota plastike të mbjella me bime të dyshuara si ?Canabis Sativa?,   si dhe rreth 300-400 m tuba uji?, informon policia.

Policia po punon për  evidentimit dhe kapjen e autorëve.





Lajmet e fundit nga