Dhunonte me shkop gome kamerieren të prostituonte në Rodos/ Arrestohet shqiptari
Një shqiptar në Greqi përveç se kishte punësuar si kameriere...
Një nënë 24 vjeçare është kthyer në shtëpi pa dy nga fëmijët e saj! Ata nuk do kthehen më kurrë aty. Zërat dhe lojrat e tyre do t?i mungojnë të gjithëve, ndërsa prindërit do kenë një peng që vështirë se do t?ju shuhet sa të jenë gjallë. Dy jetë janë shkëputur në mes, një 3 dhe një 5 vjeçare. Dy jetë të pafajshme, viktima të papërgjegjshmërisë së shtetit dhe gjithë institucioneve të tij;
viktima të makutërisë së bizneseve për të fituar me çdo mjet;
viktima të filozofisë së pandëshkueshmërisë që ekziston dhe sillet rrotull nëpër këtë vend prej më shumë se 25 vjetësh.
Historia është fare e qartë dhe e thjeshtë. Tv Klan ka disa ditë që po e zbardh hap pas hapi atë. Por nuk është çudi që ajo të përfundojë si çdo histori tjetër. Një nënë me 3 fëmijët e saj po shkonte të vizitonte në burg bashkëshortin. Një moment ka humbur kontrollin e automjetit dhe në vend që të përplasej me kufizimet anësore të autostradës, të ndërtuara dhe të konceptuara për të ndalur daljen e makinave jashtë rrugës, është ngulur në një nga mbajtëset anësore, që çuditërisht dhe në shkelje flagrante të çdo kodi dhe ligji ishte e prerë. Ishte e prerë për t?i dhënë akses një biznesi karburanti, por që një moment u kthye në tragjedi. Nga përplasja humbën jetën dy fëmijët e saj dhe u plagos nëna dhe fëmija më i vogël.
Sipas kodit rrugor dhe çdo ligji në çdo vend të botës, autostrada duhet të jetë e kufizuar me ndarëse. Ambientet e shërbimit, karburantet dhe zonat e tjera të pushimit parashikohen më parë. Për to ndërtohen korsi të dedikuara, që njoftohen në tabela dhe nisin disa qindra metra më herët. Në Qerret rasti nuk ishte ky. Rrethimi anësor i autostradës ishte sharruar me vendim gjykate. Vendimi nuk ka marrë parasysh as Kodin rrugor dhe as masat e sigurisë që ai parashikon. Si pasojë e këtij vendimi ai karburant dhe disa të tjerë mbetën të hapura për shumë kohë. Duke e kthyer një autostradë ku shteti ka investuar miliarda lekë në një rrugë fshati ku hyn e del kushdo.
Kohë më pas, një gjykatë superiore vendosi mbylljen e aksesit dhe kthimin e Rrugës ashtu siç ishte projektuar. Pra e mbyllur nga fillimi në fund. Vendimi i parë, ai për hapjen u zbatua menjëherë. Vendimi i dytë, më i drejti, asnjëherë. Madje edhe sot, kur dy fëmijë humbën jetën aty, autoritetet shtetërore nuk kanë shkuar ende të zbatojnë një vendim që duhej ta kishin bërë me kohë. E kanë lënë zvarrë apo me qëllim kjo s?ka asnjë rëndësi. Kanë lënë një mundësi vdekjeje të përditshme në mes të autostradës dhe në këtë mundësi humbën jetën 2 fëmijë.
Sot asnjë nuk mban përgjegjësi për këtë. As administrative dhe as penale. Dhe paradoksi shkon në ekstrem. Fëmijët që humbën jetën po shkonin të vizitonin babain, që ishte në burg prej mujësh për një ndërtim pa leje në tokën e tij. Të paktën shtypi kështu raporton. Për një ndërtim pa leje ai mbeti në burg, ndërsa ata që shkelën gjithë ligjet, që dëmtuan një autostradë të ndërtuar me paratë publike dhe që e kthyen atë në një pikë vdekjeje, padyshim që janë dhe do qëndrojnë jashtë! Dhe kjo është thjeshtë padrejtësi dhe moszbatim i ligjit!/opinion.al
Një shqiptar në Greqi përveç se kishte punësuar si kameriere...
Historia e 24 vjeçarit nga Rëmenji i Pogradecit, i cili ka i...
Ish-kandidati për Kryetar i Bashkisë Tiranë, Gjergj Bojaxhi ...
Një person ka humbur jetën në orët e pasdites së sotme në Du...
Këshilli i Ministrave ka vendosur sot krijimin e bazës së të...
Çmimet e banesave në qytetin e Tiranës janë rritur me ritme ...
Prej dy ditësh mediat greke kanë raportuar për një biznesmen...
Gjykata e Elbasanit ka dënuar me “arrest në burg” ish-Kryeta...
Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë t...
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka reaguar pas akuzave t...
Një tjetër shqiptar ka ndërruar jetë sot në Greqi, pasi u pl...
Firma Gener 2 e cila po zhvillon një projekt ndërtimi pranë ...
Sot ka ndodhur një ngjarje e paprecedentë, që jo vetëm nuk k...
*Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë, e mbledhur në Asamblenë...
Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së policisë së ...
Faqja zyrtare e Kryeministrisë ka dalë jashtë funksionit. Si...
Kreu i Këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, Leona...
Dhuna ndaj gazetarit Eduart Ilnica dy ditë më parë nga presi...
Drejtori i Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve të Munguara (A...
Komisioni i Mediave do të zgjedhë këto ditë anëtarët për Aut...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...