Atentati ndaj ish-prokurorit/ Dënohet me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishaj
Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaure...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaure...
*Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë, e mbledhur në Asamblenë e saj të zakonshme, në datat 10 -11 maj 2016, ndër të tjera ka diskutuar edhe për Reformën në Drejtësi që pritet të bëhet në vendin tonë.
Drejtësia është një nevojë e brendshme e njeriut, si indvid dhe si shoqëri. Një shoqëri e drejtë është një e drejtë për të gjithë. Kisha katolike dhe të krishterët katolikë jetojnë në shoqërinë shqiptare dhe janë pjesë e gjallë e saj, prandaj ne si barinj kemi për zemër çdo çështje që ka të bëjë me mirëqënien e grigjës që na është besuar, por edhe të vendit në përgjithësi.
Për këtë arësye, ne si barinj të Kishës katolike, inkurajojmë institucionet përkatëse, përfaqësuesit e popullit në parlament, partitë politike dhe të gjithë punonjësit e drejtësisë, që të angazhohen fuqishëm në këtë reformë dhe ajo të zbatohet sa më mirë dhe sa më shpejt. Drejtësia e vonuar është gjithmonë drejtësi e mohuar ? thotë një rregull e lashtë e së drejtës. Pa vonesa, por me kompetencë dhe vendosmëri, Reforma në Drejtësi duhet të realizohet dhe të jetë sa me efektshme.
Ndër shumë apekte të kësaj reforme do të donim të veçonim dy prej tyre që ne i shohim si të rëndësishme dhe jetësore për vendin dhe demokracinë.
Së pari kjo Reformë duhet të garantojë që, ato apo ata, të cilët do të përfaqësojnë popullin si të zgjedhur, apo që do të shërbejnë si të emëruar, të jenë figura të pastra nga precedentë kriminalë apo afera korruptive. Nevoja e njerëzve të përkushtuar dhe që shërbejnë pa interesa të dyta apo për të mbuluar të kaluarën e tyre, është një hap i rëndësishëm në ndërtimin e shoqërisë dhe sidomos në fuqizimin e organeve përfaqësuese në të treja pushtetet që njeh demokracia: legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori. Është jetike për vendin dhe për kuptimin e drejtësisë që kush punon në këto organe të ketë një sens përgjegjësie dhe drejtësie të spikatur e plot me pasion, përveçse të jetë një figurë e papërlyer nga barra e korrupsionit dhe kriminalitetit.
Së dyti dëshirojmë të vendosim theksin në ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me ligjiin e mos-diskriminimit (Neni 4). Kisha katolike mbështet nismat për mos-diskriminimin dhe reflektimi i saj nxitet nga kujdesi për çdolloj situate njerëzore që kërkon delikatesë dhe tutelë. Në këtë prizëm, edhe në Kishën katolike, ka një reflektim që shkon në drejtim të përkujdesjes dhe mosdiskriminimit në të gjitha dimensionet e jetës njerëzore. Nga ana tjetër ne kërkojmë nga ligjvënësit që këto ndryshime, në një të nesërme, të mos prekin kodin dhe sensin e familjes, që për ne të krishterët është ajo e themeluar mbi martesën ndërmjet një burri dhe një gruaje. Ashtu e ka theksuar edhe Papa Françesku në dokumentin e tij të fundit Amoris Laetitia duke thënë shprehimisht: ??vetëm bashkimi ekskluziv ndërmjet një burri dhe një gruaje kryen një funksion shoqëror të plotë, duke qenë se është një angazhim i qëndrueshëm që bën të mundur vazhdimësinë e jetës. Duhet të pranojmë larminë e madhe të situatave familiare që mund të ofrojnë një farë rregulli jete, por çiftet bashkëjetuese apo bashkëjetesat e personave me të njëjtën gjini ? nuk mund të barazohen aq lehtësisht me martesën. Asnjë bashkim i paplotë apo i mbyllur ndaj vazhdimësisë së jetës nuk mund të na sigurojë të ardhmen e shoqërisë?. (AL 52)
Së fundmi urojmë dhe lutemi që Reforma në Drejtësi të gjejë binarët e duhur si dhe vullnetin e palëve për t?u realizuar. Kjo është një përgjegjësi e madhe para njerëzve të cilët kanë të drejtën ta shohin të përmbushur këtë reformë e cila ka mbështetjen tonë dhe të gjithë partnerëve e miqve tanë ndërkombëtarë.
*Ipeshkëvinjtë Katolikë të Shqipërisë
Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së policisë së ...
Faqja zyrtare e Kryeministrisë ka dalë jashtë funksionit. Si...
Kreu i Këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, Leona...
Dhuna ndaj gazetarit Eduart Ilnica dy ditë më parë nga presi...
Drejtori i Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve të Munguara (A...
Komisioni i Mediave do të zgjedhë këto ditë anëtarët për Aut...
Autoriteti i Mediave Audiovizive ka publikuar sot raportin e...
Policia e Shtetit ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokra...
Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një person për “P...
Policia ka filluar proçedimin penal për veprën penale “Vjedh...
Në plotësim të detyrave institucionale dhe në zbatim të ligj...
Arben Tafaj është bashkuar sot me Partinë Agrare Ambientalis...
Partia Demokratike ka akuzuar ministrin e Brendshëm, Saimir ...
Komisioni i Shëndetësisë është mbledhur sot për të dëgjuar m...
Policia e Tiranëska zbardhur vrasjen e shtetasit 36-vjeçar V...
Partia Demokratike ka mbledhur grupin e saj parlamentar në n...
Një grup aktivistesh te “Qytetareve për Parkun” kanë qenë so...
Disa persona janë përfshirë në një sherr me grushta në auto...
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka pezulluar dy përmbaru...
Gjykata Administrative ka shtyrë vendimin për ndërtimin e pa...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...