web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sekuestrohen 723 gram drogë/ Arrestohet autori

11 Maj 2016, 14:40, Aktualitet CNA

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një person për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Burime nga policia thanë se i arrestuar është shtetasi Andi Çeçi, 39 vjeç, banues në lagjen “24 Maji” Vlorë.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas shpërndante lëndë narkotike pranë lagjes “24 Maji”, Policia e Vlorës ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e këtij personi pranë banesës së tij, për arsye se:

Gjatë kontrollit individual që i është ushtruar këtij shtetasi, është gjetur e fshehur në trup një sasi me lëndë narkotike prej 8.6 gr, të llojit “Cannabis sattiva”.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, është gjetur e fshehur në dhomën e gjumit, një sasi tjetër me lëndë narkotike prej 715 gr, të llojit “Cannabis sattiva”.

Policia sqaronse shtetasi Andi Çeçi, ka qenë i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, pra për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– Në total: 723.6 GR lëndë narkotike të llojit “Cannabis”,

– 4 aparatë celular,

– 1 peshore të vogel elektronike.

 





Lajmet e fundit nga