Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Katastrofa e zjarreve të mëdha që përfshinë ditët e fundit Fort McMurray, është një tragjedi e veçantë për Kanadanë, por forca shkatërruese e tymit dhe zjarrit nuk janë shenja e vetme e El Ninjos jashtëzakonisht të fortë në Paqësor të këtij viti, dhe as moti i nxehtë dhe i thatë që po përhapet rrezikshëm nëpër botë. Nuk janë as zjarret po aq serioze që kanë përfshirë aktualisht të gjithë Siberinë dhe Rusinë Lindore.
Teksa është duke shkaktuar katastrofa natyrore, viti i gjatë i ngrohjes globale është provuar të jetë një test stresi për zonat rurale të botës. Shumica e tyre nuk janë duke e kaluar atë. Duke i dhënë pjesës më të madhe të botës një vit më të ngrohtë se zakonisht, El Ninjo po na tregon se sa të keq-përgatitur janë pjesë të caktuara të botës për të ardhmen e temperaturave të larta? dhe se sa fort janë të lidhura me njëra-tjetrën klima, ushqimi, varfëria dhe zhvillimi ekonomik.
Nëpër rajonet lindore dhe jugore të Afrikës, ku sezoni i korrjeve sapo ka filluar, dhe ato buzë Paqësorit po vuajnë aktualisht nga efekte shkatërruese. Një thatësirë e jashtëzakonshme në Afrikën e Jugut ka shfarosur të gjitha të mbjellat me misër.
Prodhimi i drithërave në Etiopi ka rënë me 75 përqind, duke bërë që Agjensia për Zhvillim Ndërkombëtar të paralajmërojë se 10 milionë njerëz atje ?mund të jenë në krizë për ushqim? në vazhdën e këtij viti; Malavi ka deklaruar tashmë emergjencën për ushqimin; Zimbabve do të shpenzojë mbi 200 milionë dollarë për importimin e grurit për të kompensuar të korrat e humbura.
Në shumë nga këto vende, çmimet e drithërave janë rritur me më shumë se 2-fishin. Në Indi, ku disa shtete janë goditur nga thatësira, qeveria ka marrë masa emergjente për të mbështetur furnizimin me ushqim. Tailanda, Vietnami dhe India, së bashku përgjegjëse për 60 përqind të furnizimit të botës me oriz, presin që prodhimi i tyre të bjerë me një të tretën ? rënia më e madhe që nga viti 2003.
Kina ka njoftuar një mungesë prej 9.9 milionë tonë mes grurit që ajo prodhon dhe konsumon. Indonezia po lufton të rimëkëmbet nga thatësira e shoqëruar dhe zjarret e mëdha, të dyja simptoma të El Ninjos. Dhe koreano-veriorët tashmë janë paralajmëruar nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e OKB-së, se nivelet e tyre tashmë të ulëta të prodhimit të orizit, kanë rënë me 26 përqind.
Një thatësirë e El Ninjos nuk është vetë ndryshimi i klimës (edhe pse kjo po ndodh në mes të dekadës më të ngrohtë në historinë e regjistruar). Por ajo na tregon se çfarë do t?i bëjë jetesës dhe ekonomive tona ngrohja globale, dhe se ku njerëzit do të jenë më të rrezikuar.
Herën e fundit që kjo ka ndodhur, në vitin 2008, rezultati ishte trazira të ushqimit dhe kriza urie, të cilat ushqyen paqëndrueshmëri politike në të gjithë botën në zhvillim. Rritja e papritur e madhe e çmimeve të drithërave (pasi çmimet e ushqimeve patën rënë për dekada të tëra), e pati një përfitim:shkaktoi miliarda investime në bujqësinë papritmas fitimprurëse, dhe miliona hektarë tokë që do të bëhen produktive, duke i dhënë fund krizës.
Por është shumë e dukshme këtë vit, që masat e marra deri më tani nuk janë të mjaftueshme. Dhe ajo çfarë po na tregon viti i gjatë i thatësirës, është se ngrohja globale mbetet një krizë kryesisht rurale, dhe se zonat e prekura më rëndë janë ato ku jeta rurale është e varfër, e nën-investuar, jo-komerciale dhe ku mungojnë lidhjet me ekonominë globale.
Ky konkluzion është i dokumentuar në detaje në një studim të ri në shkallë të gjerë të zonave të rrezikuara të botës rurale, nga ana e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD). Gjetjet e saj tregojnë se vendet më të rrezikuara nga një klimë më e ngrohtë gjenden tek zonat më rurale, më të varfra, më të varura nga burimet për të ardhura, më pak të mirë-qeverisura dhe që kanë norma të larta të pjellorisë dhe rritjes së popullsisë.
Dhe këto karakteristika, siç e bën shumë të qartë edhe OECD-ja, janë të gjitha të lidhura, sikurse janë edhe zgjidhjet e tyre të mundshme. Rreziku nga ndryshimi i klimës mund të reduktohet ndjeshëm, duke rritur produktivitetin bujqësor (përfshirë futjen e kulturave më
të forta e të projektuara rishtazi); futur praktikat më të mira të kontrollit të lindjeve; ndërtuar lidhje të forta me qytetet e mëdha për të lehtësuar investimet dhe emigrimin; ndërtuar industritë jo-bujqësore në zonat rurale; përmes inkurajimit të njerëzve për t?u zhvendosur tek bujqësia komerciale dhe për të konsoliduar fermat më të mëdha e më pak të rrezikuara; si dhe zhvillimin e arsimit në zonat rurale.
Ne kemi qenë të prirur për ta parë klimën, prodhimin e ushqimit, popullsinë, varfërinë, zhvillimin ekonomik dhe qeverisjen si aspekte konkurruese në vëmendjen tonë dhe sidomos
për ndihmat e huaja në dollarë. Mjafton vetëm një valë ajri të ngrohtë nga Paqësori, për të na bërë të kuptojmë se ato janë një gjë. Rezulton se tek ato vende që po vuajnë nga mungesa e ushqimit këtë vit, duhet të synojmë të ndërtojmë mekanizmat e rezistencës ndaj ngrohjes globale.
?Globe dhe Mail? ? Në shqip nga www.bota.al
Presidenti në detyrë i Kongresit të deputetëve brazilianë, W...
Në një postim në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, T...
I pranishëm në ceremoninë në vendin Negush, qytet në veri të...
Tre gazetarë spanjollë, të cilët ishin rrëmbyer rreth 10 mua...
Sot në sheshin “Skënderbeu” në qytetin e Prishtinës është ve...
“Programet kanë perspektivë kombëtare. Vlerësimi imi i parë ...
Parlamenti i Greqisë e ka miratuar pakon e reformave financi...
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli thekson se me m...
Agjencia shtetërore e lajmeve në Korenë e Veriut thotë se Pr...
Protesta e nisur kundër ndërtimit të një gardhi në kufirin m...
Luftën për pushtet kundër kryeministrit Davutoglu e ka fitua...
Në epokën e bombës bërthamore, vendet më të mëdha të globit ...
Armëpushimi në qytetin e Alepos, në Siri, është zgjatur me t...
Kujtime të origjinës: Bergoglio paraqitet “si një bir që rig...
740 delegatë të Konventës së jashtëzakonshme të Partisë Demo...
24-vjeçarja Haseba Nauzad jetonte me bashkëshortin në Turqi ...
Gjermania ofron ndihmë në zgjidhjen e krizës maqedonase me e...
Megjithëse Donald Trumpi pritet të jetë kandidat zyrtar i Pa...
Nga Fareed ZakariaNë thelb të joshjes prej Donald Trumpit që...
Në Ankara po fryn me gjasa era e zgjedhjeve të reja parlamen...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...