E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Ish kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, ka sqaruar fjalën e saj brenda grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Pak më parë, mediat raportuan debatin brenda PD dhe qëndrimin e Jozefina Topallit për pjesëmarrjen e ambasadorëve në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, por Topalli shkruan se thelbi është deformuar.
Në sqarimin e saj, Topalli thotë se në 125 vjet nuk ka ndodhur asnjëherë që ambasadorët kërkojnë të marrin pjesë në grupet parlamentare. Sipas saj kjo vjen pasi kryeministri Rama i drejtohet opozitës si barbarë e gënjeshtarë vetëm sepse thonë që në grupin e tij apo te mazhoranca ka kriminelë.
Më tej, në postimin e saj në rrjetet sociale, Topalli shkruan se ambasadorët kanë të drejtë të shkojnë në mbledhjet e grupeve parlamentare sepse ky nuk është një parlament përfaqësues, sepse nuk mund të jetë kurrë përfaqësues një njeri që ka vrarë; nuk mund të jetë kurrë përfaqësues i shqiptarëve një njeri që merret me trafikun e qenieve njerëzore; nuk mund të jenë kurrë përfaqësues të shqiptarëve njerëz të cilët kanë probleme të thella morale.
Postimi i Jozefina Topallit
Te dashur Miq.
Meqe po lexoj ne media se cfare une “them ” ne mbledhjen e grupit , ne thelb i deformuar, po sqaroj se thelbi i asaj qe thashe sot, e do them neser e cdo here ,eshte ajo qe kam thene te enjten ne Kuvend.
Thelbi i fjales si me poshte:
“Kur një kryeministër e konsideron popullin e vet dele, natyrisht që te tjeret, nuk kanë pse të kenë respekt për të. Po ndodh ajo që nuk ka ndodhur asnjëherë, shkohet në komisionet parlamentare dhe i kërkohet që të bëhet reformë dhe kërkohet që të shkojnë te grupet parlamentare diplomatë të huaj dhe t?i tregojnë se duhet të bëjnë reformë. A ka ndodhur ndonjëherë në 25 vjet që ambasadorë të huaj të shkojnë në komisionet parlamentare dhe të marrin fjalën? A ka ndodhur ndonjëherë në 25 vjet apo në 125 vjet që ambasadorë të huaj të kërkojnë të marrin pjesë në grupet parlamentare? Kurrë! Kurrë! Nga viti 1912, kur është bërë ky shtet shqiptar, me të gjitha peripecitë e tij, uljet dhe ngritjet, nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Pse ndodh tani? Sepse jemi këta që jemi. Sepse kryeministri i vendit tim na thotë neve barbarë, gënjeshtarë pse themi që në grupin e tij apo te maxhoranca ka kriminelë. Çfarë ndodhi dje? A nuk tha vetë Mark Frroku që për shkak të uljes së dënimit, po, unë kam vrarë? Ne jemi barbarë, ai që futi në listë vrasësit, jo, ai ka të drejtën të na thotë ne barbarë. Po pse të mos kërkojnë ata të vijnë në komisionet dhe grupet parlamentare? Të vijnë këtu te unë, ku jam unë sot, apo ku jeni ju e t?ju kërkojnë se çfarë duhet bërë.
Problemin e kemi me veten. Shqiptarët nuk janë dele, por natyrisht e kanë një shqetësim: sa më të varfër dhe të intimiduar, aq më të vështirë e kanë për të gjetur rrugën e tyre.
Ka një shprehje tjetër: ?Heshtja është mafia.? Këto janë tri fjalë të thëna shumë vite më parë dhe ishte 19 korrik 1992. Një burrë, një shërbëtor i madh i shtetit, edhe pse e dinte që ishte një i vdekur që ecte, zgjodhi për të qëndruar në vendin e tij, në Palermon e tij për të vazhduar deri në fund betejën që ai dhe kolegu i tij, Giovani Falcone, kishin nisur pa u ndalur. Ky quhej Paolo Borselino. E them sot, e kam thënë dje, do ta them nesër dhe pasnesër, ne nuk kemi nxjerrë ndonjë Paolo Borselino, as Giovani Falcone, por ne kemi njerëz me kurajë që thyejnë heshtjen, heshtjen e maxhorancës në këtë parlament për të përmendur me emër dhe me mbiemër ata që vrasin, ata që u çojnë gjoba biznesmenëve, ata që kërcënojnë rektorët, ata që kërcënojnë fëmijët e rektorëve, ata që ju marrin gjoba ju biznesmenëve, që s?keni kurajë për të folur, e ju rektorëve që nuk keni kurajë për të folur. Ende ka ndonjë deputet këtu, që ka kurajën për të thënë: qeveria, ministri apo Kryeministri kërkojnë të fshehin gjurmët apo të deformojnë gjurmët e atyre që Europoli i kërkon në vende të tjera, që janë dënuar me vdekje, por që ikën me ndihmën e mbylljes së syrit të ministrit, Kryeministrit, policisë e të tjerëve.
Nuk kanë të drejtë ambasadorët që të kërkojnë të flasin grupet tona parlamentare? Po, more zotëri, kanë të drejtë, sepse ky nuk është një parlament përfaqësues, sepse nuk mund të jetë kurrë përfaqësues një njeri që ka vrarë; nuk mund të jetë kurrë përfaqësues i shqiptarëve një njeri që merret me trafikun e qenieve njerëzore; nuk mund të jenë kurrë përfaqësues të shqiptarëve njerëz të cilët kanë probleme të thella morale.
Është e vërtetë që ekziston dhe po jetojmë një epope imoraliteti, krize identiteti, krize përfaqësimi, por brenda partive, forcave të ndryshme politike, dhe pastaj e gjitha përfaqësohet këtu.
Prandaj nuk është koha për të heshtur, nuk është koha për të bërë konformistin dhe as nuk është koha për t?u kërrusur. Është koha për t?i thënë ca gjëra ashtu siç janë, me thjeshtësinë e tyre, përballë, në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ky vend nuk mund të ecë më kështu përpara. Ky vend nuk ka nevojë vetëm për reformën e drejtësisë, jo, do të isha e pandershme dhe e padrejtë. Unë, sigurisht, që jam për reformën në drejtësi, por s?jam kurrë për reformën e drejtësisë për ta lexuar e votuar, pa e parë dhe pa e studiuar. Unë mendoj se ky vend, mbi të gjitha, ka nevojë për lehtësim për biznesin, ka nevojë për punësim, ka nevojë për t?i dhënë shpresë brezit të ri për të gjetur një vend pune, për të punuar me djersë e me mund e për të ndërtuar jetën. Ky vend ka nevojë për njerëz që e duan dhe jo për njerëz që përdorin të fortët, paranë dhe mafien për të konsoliduar pushtetin e tyre, dje në 2013-ën apo nesër në 2017-ën.
Është momenti që secili prej nesh të bëjë zgjidhjen përfundimtare, në mënyrë që të mos shkojmë tek 2013-a, të mos shkojmë tek ?44-a dhe të mos qëndrojmë tek 2016-a.
Faleminderit!
Kryetari I partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas...
Linda Morina, këngëtarja që rreth dy vite më parë i kushtoi ...
Kreu i PD-së Vlorë, Moisi Meminaj ka deklaruar se Kryetari L...
Duke filluar që nga dita e sotme Koço Kokëdhima nuk do jetë ...
Ambasadorja e BE-së në vendin tonë, Romana Vlahutin ka dekla...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka përshëndetur miratimin e R...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka reaguar pas miratimit në...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se vet...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me votimin në parim ...
Këshilltar i kryeministrit Edi Rama për çështjet e territori...
Koço Kokëdhima ka humbur sot mandatin e deputetit. Mësohet s...
Në këtë ditë të Europës, politikanët shqiptarë duhet të treg...
Drafti i Reformës në Drejtësi është miratuar sot në parim ng...
Kreu i ERE, Petrit Ahmeti, gjatë fjalës së tij Në Komisionin...
Deputetja Mesila Doda ka deklaruar se PDIU është pro votimit...
Specialistët e Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krim...
Policia greke ka sekuestruar 700 kilogram lëndë narkotike, e...
Institucioni i Avokatit të Popullit ka organizuar paraditën ...
Liqeni i Prespës është mbushur me qindra peshq të ngordhur. ...
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot një delegacion të...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...