Kërkesat e protestuesve/ Klosi “ia pason” opozitës: Kanë krijuar vakuum politik, qytetarët nuk përfaqësohen
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klos...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klos...
Drafti i Reformës në Drejtësi është miratuar sot në parim nga përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm. Në një deklaratë për mediat, deputeti i PD-së, njëherazi Nënkryetar i Komisionit për Reformën në Drejtësi, tha se opozita votoi në parim Draftin, ndërsa duke filluar që nga dita e nesërme, do të dikutohen amendamentet nen për nen.
?Opozita në këtë komision votoi pro fillimi të diskutimit të amendamenteve nen për nen, proces që do nisë nesër dhe do vijojë në ditët e ardhshme.? tha Halimi.Ky i fundit theksoi se vota pro në parim nga ana e opozitës nuk nënkupton votë pro edhe për nenet që kanë të bëjnë me çështjet politike që nuk janë marrë ende në trajtim. “Vota jonë pro fillimit të procesit të amendameteve nuk duhet të intepretohet si një votë pro çështjeve politike të cilët ekspertët nuk i kanë marrë në trajtim. Ne përsërisim thirrjen tonë drejtuar maxhorancës që çështjet politike të fillojnë të negociohen sa më parë” u shpreh deputeti demokrat. Halimi tha se bëhet fjalë për institucionet e reja kushtetuese, emërimet e tyre dhe ndërprerjen e mandateve kushtetuese, që sipas tij janë çështje që i adresohen politikës.
“Sot përfunduam procesin e diskutimeve të draftit të sjellë nga ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT, të draftit të rishikuar të datës 4 maj. Opozita në këtë komision pas qëndrimit të shprehur qartë edhe ditën e djeshme, qëndrim i cili u bë edhe gjatë ditës së sotme në komision, votoi pro fillimit të diskutimit të amendamenteve nen për nen, amendamente të cilat do të fillojnë diskutimin nga dita e nesërme dhe në ditët në vijim. Vota jonë pro fillimit të procesit të amendamenteve, të diskutimeve nen për nen të amendamenteve Kushtetuese, nuk duhet të interpretohet, ashtu siç dhe u ra dakord në mbledhje, nuk duhet të interpretohet si një votë pro çështjeve politike, të cilat ekspertët e misionit të EURALIUS dhe OPDAT nuk i kanë marrë në trajtim. Çështje të cilat, siç edhe opinioni publik dhe opinioni ndërkombëtar i di, janë çështje që kanë të bëjnë me institucione të reja Kushtetuese dhe me emërimet e këtyre institucioneve apo me ndërprerjen e mandateve kushtetuese, janë çështje politike për të cilat qoftë ekspertiza ndërkombëtare, qoftë Komisioni i Venecias pothuajse në të gjitha paragrafët e tij, ia adreson politikës. Ndaj ne sot përsëritëm thirrjen tonë drejtuar mazhorancës që çështjet politike të fillojnë dhe të negociohen sa më shpejt në mënyrë që votimi në tërësi së bashku me të gjitha ligjet që do të shoqërojnë amendamentet kushtetuese të merret dhe të miratohet pa vonesë gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm.” tha Halimi./citynews
Kreu i ERE, Petrit Ahmeti, gjatë fjalës së tij Në Komisionin...
Deputetja Mesila Doda ka deklaruar se PDIU është pro votimit...
Specialistët e Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krim...
Policia greke ka sekuestruar 700 kilogram lëndë narkotike, e...
Institucioni i Avokatit të Popullit ka organizuar paraditën ...
Liqeni i Prespës është mbushur me qindra peshq të ngordhur. ...
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot një delegacion të...
Nga Eni BitrakuKërkohen njerëz. Jo qenër, Jo kavie, Jo manek...
26 persona janë shoqëruar nga policia e Durrësit lidhur me v...
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndjekin me vëmendje proc...
Pylli i fazanëve në Fushën e Maliqit në Korçë rrezikon të sh...
Kryeministri Edi Rama uroi që sot pikërisht në Ditën e Europ...
Gazetari dhe analisti Andi Bejtja është shprehur se Reforma ...
Një shtetas shqiptar është gjetur i vrarë dhe i masakruar me...
“Politikanë shqiptarë, boll e keni kaluar vijën e kuqe dhe v...
Policia italiane ka rrestuar një nga shpërndarësit shqiptarë...
Një 39-vjeçar, i identifikuar si Shpëtim Shala u ekzekutua d...
Nëse je i talentuar, i mirëarsimuar dhe si rrjedhojë arrin t...
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, kanë bërë të...
Shkrimtari Bashkim Hoxha është vlerësuar me çmimin “Romani m...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...