web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Haxhinasto: Biletimi elektronik, eviton evazionin

5 Maj 2016, 18:38, Aktualitet CNA

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, ka vizituar Ekspozitën e ?Expocity Albania?, që në fokus të këtij viti ka sigurinë në rrugë dhe elemente të shërbimeve të emergjencës. Haxhinasto vlerësoi faktin që në këtë panair marrin pjesë 25 kompani shqiptare nga 40 në total, që prezantojnë një gamë të gjerë inovative shërbimesh dhe produktesh, të cilat ka ardhur koha të jenë prezent në tregun shqiptar dhe të ofrojnë shërbimet e tyre me cilësi më të lartë. Ministri tha se shumë nga teknologjitë janë të fjalës së fundit, dhe janë pjesë edhe e vizionit të qeverisë për ti aplikuar, me qëllim përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

?Nga ajo që shikohet teknologjitë e prezantuara janë të fjalës së fundit të inovacionit, dhe përkthehen në një cilësi shumë më të lartë të shërbimeve që ofrojnë. Kam kënaqësinë të shikoj se shumë nga produktet dhe shërbimet që ofrohen këtu, janë të planifikuara e të kërkuara në vizionin tonë në reformat që jemi duke realizuar, veçanërisht në fushën e sigurisë në transport, dhe për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Një shembull është sistemi i biletimit elektronik që është në këtë panair, dhe është një nga objektivat e rëndësishëm, me qëllim që nëpërmjet këtij shërbimi të evitojmë evazionin dhe të zbatojmë një kriter që është në interes të qytetarëve, që sejcili qytetar të paguajë mbi bazën e kilometrave dhe distancave që përshkruan. Biletimi elektronik është një sistem shumë efikas për ta realizuar atë?.

Haxhinasto u ndal dhe te produktet për sigurinë në rrugë, veçanërisht shërbimet zjarrëfikëse, të shërbimeve të emergjencës, të ndërhyrjes së shpejtë për raste të emergjencës, duke theksuar se këto produkte kërkohen në shërbimet e transportit, për të rritur dhe sjellë më shumë siguri në rrugët e vendit.

 





Lajmet e fundit nga