web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpikja më e re e Samsung- Celulari që paloset

3 Maj 2016, 16:30, Tech CNA

Samsung është duke punuar për modelin e parë të celularit që paloset.

Sipas raportit të publikuar nga ETNews, kompania ka tre vjet që punon për këtë model,  i cili pritet të jetë tepër unik.

Celulari mund të transformohet në telefon me ekran 5 inç kur paloset dhe në tablet 7 inç kur hapet.

Telefoni i Samsung do të shfaqet me ekranin në OLED që mund të paloset në gjysmë si një kuletë, për ta mbajtur pajisjen në xhep.

Samsung Display, e cila është përgjegjëse për zhvillimin e ekranit të tillë OLED, tha se ka përfunduar tashmë me zhvillimin e një prototipi.





Lajmet e fundit nga